Siç e dimë paraja është një mjet i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Por paraja mund të jetë edhe një problem. Ky problem vjen për shkak se paraja nuk qarkullon, por mblidhet nëpër llogari bankare për të qëndruar aty për pak apo shumë vite. Kjo është edhe mënyra se si njerzit pasurohen. Ata kursejnë para për të mos i shpenzuar kurrë. Duke qenë se këto të ardhura nuk shpenzohen, nuk investohen dhe nuk qarkullojnë, bota ndeshet me fenomenin e pabarazisë në pasuri (income inequality). Ku të pasurit vetëm pasurohen dhe të varfërit vetëm varfërohen.
Po kush janë ata që bëjnë më shumë bamirësi dhe që ndihmojnë në qarkullimin apo shpërndarjen e parave?
Sipas të dhënave të fundit që marrim nga Wikipedia, përgjatë gjithë këtyre viteve:
* Vendi i dytë – Bill Gates dhuroi mbi 36 miliardë dollarë për bamirësi.
* Vendi i tretë – Warren Buffet dhuroi mbi 34 miliardë dollarë për bamirësi.
* Vendi i katërt – George Sorros dhuroi mbi 32 miliardë dollarë për bamirësi.
* Vendi i pestë – Azim Premji dhuroi 21 miliardë dollarë për bamirësi.
* Marc Zuckerberg gjithashtu ka dhuruar por shuma e tij është e paqartë.
Bamirës të tjerë që vijnë pas gjithashtu kanë dhuruar shuma të konsiderueshme. Por nëse vendin e parë nuk e merr Bill Gates, kush dhuron atëhere më shumë?
Përgjigja është se në ndryshim nga kontributet për bamirësi të të gjitha këtyre figurave (përgjatë shumë viteve), vendi i parë për bamirësi i shkon *çdo besimtari mysliman në të gjithë botën i cili jep 2.5% të pasurisë së tij çdo vit nëpërmjet zekatit. Kjo formë bamirësie e përbashkët arrin shumën e dhurimit vjetor në mbi 500 miliardë dollarë. Sasia më e madhe e këtij dhurimi bëhet gjatë muajit të Ramazanit.