Kosovë : Familjarët e të zhdukurve kërkesë Bashkisë së Korçës të anullojë performancën e Goran Bregoviqit

Te Zhdukurit 1 | Lexotani

“Nëse koha gdhend gurin, ajo shkatërron njeriun. Vitet kalojnë, plakja si proçes, nuk e shuan dhimbjen dhe kujtimin për ata që mungojnë”, është fjalia e fundit e familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, drejtuar Bashkisë së Korçës, si lutje për të anuluar koncertin e këngëtarit serbo-kroat, Goran Bregoviq.

Pjesëmarrja e mundshme e Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë ka bërë që Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës të dërgoj ‘lutje’ në Bashkinë e Korçës që të anulohet performanca e tij.

Në letrën e dërguar në Bashki në emër të 20 shoqatave që përfaqësojnë familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë renditur arsyet se pse duhet të anulohet pjesëmarrja e këtij këngëtari i cili mendohet se nën ritmin e  muzikës së tij janë kryer krime lufte në Kosovë. Përmes kësaj letre ata njëzëri kanë shprehur dhimbjen e tyre karshi kësaj situate e që i lëndon më së shumti kategorinë më të goditur nga lufta e fundit në Kosovës, familjarët e 1632 të zhdukurve.

“E kaluara jonë ndonëse nuk është e largët, ajo vazhdon të jetë shumë e rëndë për ne. Dhunimi në kohë terrori është më i lehtë i pranueshëm,, sesa kur ndodhë në kohë lirie. Sot, familjet e personave të zhdukur, dhunohen në baza ditore, përkitazi me humbjen e cila iu është shkaktuar. Andaj ju lutemi të mos na lëndoni më shumë këto familje dhe iu kërkojmë të anuloni pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit dhe çdo këngëtari e artisti serb, që frymëzoi kryerjen e krimeve mbi popullatën shqiptare” shkruan në letrën e Këshillit.

Sipas tyre, pjesëmarrja e Bregoviqit do t’i lëndoj tejmase dhe do ia rikthej dhimbjen e tyre për këto 22 vite palufte.

“E dimë që arti është përtej kufijve por e tillë duhet të jetë edhe dhimbja jonë dhe nëse nuk mund t’i bashkëngjitni kauzës sonë për të ditur të vërtetën për fatin dhe vend ndodhjen e më të dashurve tanë si një e drejtë elementare, të paktën respektoni dhimbjen tonë” shkruan në letër.

Pjesëmarrja e Bregoviqit ka trazuar ujërat në Kosovë dhe Shqipëri javëve të fundit. Festa e Birrës, këtë vit do të organizohet tek Terminali i ri i Autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës nga 18 deri më 22 gusht.

Letra e plotë :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *