Mbrëmja e djeshme e Eurovision ka qenë plot emocione dhe energji por shqiptarët dhe europën. Në këtë garë për performancën dhe këngën më të mirë grupi Italian Maneskin arriti të çojë në shtëpi vendin e parë.
Plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshëm u ngjitën në skenën e madhe të festivalit evropian, që këtë vit u mbajt në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.
Në këtë event morën pjesë 2 shqiptarë. Fatkeqsisht shteti i dytë nuk është Kosova.
Anxhela Peristerit, e cila përfaqësoi Shqipërinë, dhe Gjon’S Tears (Gjon Muharremaj), i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën e tij “Tout l’Univers”. Ky i fundit u rendit në vendin e 3-të në votimet e përgjithshme me 432 pikë.
Gjoni ishtë më i votuari në bazë të votimzve të jurive të specializuara. Por, ishte votimi i publikut përmbysja e padëshiruar.
Nga ana tjetër, Anxhela Peristeri dhuroi një performancë të mirë në “Eurovision” me këngën e saj “Karma” me të cilën u rëndit e 21-ta me vetëm 57 pikë.
Ja rezultatet e mbrëmjes finale:
Italia 🇮🇹 – 524 Pikë
Franca 🇫🇷 – 499 Pikë
Zvicra 🇨🇭 – 432 Pikë
Kënga e Anxhela Peristeri : https://youtu.be/OxniMKVXjqM
Kënga e Gjon’s Tears : https://youtu.be/jznH_fltcYA