Having It All Kinda Sucks – by Amy Westervelt

A1 1 | Lexotani

E gjithë ideja e “të pasurit e gjithçkaje” është keqinterpretuar rëndë nga shoqëria jonë në përgjithësi. Qëllimi i djegjes së gjithë atyre sytjenave në vitet ’60 ishte t’u jepte grave zgjedhje. « Ti bësh të gjitha në të njëjtën kohë » nuk ishte kurrë ideja pas atij manifestimi.

Only women would sign up for this much crap.

Në rregull, fillimisht, më lejoni të kontrolloj privilegjin tim që të mos keni nevojë: Unë jam një grua e bardhë me arsim universitar. Unë jam e martuar. Unë jetoj në një qytet të vogël të bukur në male. Unë kam një karrierë që më pëlqen vërtet. I am a lucky b***h.

Ja se si duket në të vërtetë “të kesh të gjitha”, sipas përvojës sime:

Një ditë po ecja rrugës për të marrë postën time, duke u ndjerë shumë e kënaqur me veten. Unë kam një fëmijë 3.5 vjeç dhe kam lindur një fëmijë saktësisht një muaj më parë. Në atë muaj kam punuar thuajse vazhdimisht dhe më ka shpërblyer: kam bërë mjaftueshëm para për të paguar të gjitha faturat e familjes dhe për të mbajtur biznesin e burrit tim. Unë kam prodhuar punë cilësore për të cilën jam krenare. Dhe asnjëherë nuk i kam përmendur askujt që sapo linda një fëmijë.

Pikërisht në kohën kur po përgëzoja veten për këto “arritje”, një sasi jo e vogël urine më shkau. Kisha veshur tuta sportive në gri të çelur, kështu që ishte shumë e qartë. Ishte disi e turpshme kur fqinji im kaloi pranë dhe më përshëndeti. Në kohën kur u ktheva në shtëpi, ishte koha për një takim online, kështu që m’u desh të rri me ato tuta sportive të urinuara për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht, fëmija qëndroi në gjumë dhe i qetë gjatë asaj telefonate, por u zgjua duke bërtitur për t’u ushqyer sapo mbaroi, kështu që edhe gjysmë ore në pantallona të lagura. 

Foshnja volli në flokët e mi, por nuk pata kohë të bëja ndonjë gjë për këtë, kështu që thjesht e futa në biberon. 

Bum. Ndryshova pantallonta shpejt. Gati për më shumë punë. Come on world, mund té hedhësh dhe më shumë vështirësi, unë jam një grua e fortë dhe i kam të gjitha dhe mund ta përballoj dhe këtë.


Ora 5, fëmija tjetër vjen duke qarë në dhomë, duke pyetur nëse i kam bërë brownies që i pata premtuar më parë. Nuk i kam bërë sigurisht. Pastaj im shoq më pyet se cili është plani për darkë. Kështu që unë e hedh foshnjen në krevat, zbres poshtë, bëj darkën dhe brownies.

Back upstairs.

Dush, më në fund. Plaga e njohur më parë është padyshim thumbuese, doktori më tha “qepjet janë tretur pothuajse, por plaga juaj ende po shërohet”. Pas dushit, foshnja në gjoks, laptopi në prehër.

Nuk dua të keqkuptohemi, unë nuk jam një nënë beqare. Në fakt, burri im më ndihmon shumë më tepër se ç’mund të ndihmojnë burrat në përgjithësi. Unë nuk jam duke punuar në punë me pagë minimale, nuk jam në asnjë mënyrë në disavantazh, por jam një nënë që punon në Shtetet e Bashkuara.

Ja çfarë mendoj unë : e gjithë ideja e “të pasurit e gjithçkaje” është keqinterpretuar rëndë nga shoqëria jonë në përgjithësi. Qëllimi i djegjes së gjithë atyre sytjenave në vitet ’60 ishte t’u jepte grave zgjedhje. « Ti bësh të gjitha në të njëjtën kohë » nuk ishte kurrë ideja pas atij manifestimi.

Pra, ti bësh të gjitha në të njëjtën kohë nuk ishte kurrë ideja. 

Asnjë grua nuk tha kurrë, hej, e dini se çfarë do të ishte e mrekullueshme? Nëse do të mund të zgjohesha në orën 5 të mëngjesit, të bëja mëngjes për të gjithë, pastaj të vishesha, t’i lë fëmijët e mi në çerdhe, të shkoj në punë për 10 orë, pastaj të marr fëmijët, të kthehem në shtëpi, të gatuaj darkë, të pastroj, të vendos fëmijët në shtrat, e pastaj të punoj në shtrat deri në mesnatë që të mos ngelem prapa në punë e të rifilloj të nesërmen me 5 orë gjumë.

It’s like we all said hey, let’s change the narrative for women, but not change anything else.

Ja çfarë u themi grave sot: Ju jo vetëm që mundeni, por duhet të keni një karrierë dhe fëmijë – sepse nëse nuk e bëni, në thelb jeni ose dembele, ose e dobët ose nuk jeni një grua e vërtetë. 
Gjithashtu, ju duhet ti arrini këto pa asnjë mbështetje. Pa lejen e lindjes me pagesë nga shteti, pa pasur të drejtë të lësh profesionin mbas dore sepse atëherë je një punonjëse e ndyrë dhe mbi të gjitha pa shumë ndihmë nga burri, sepse atëherë atë do ta gjykonin si shumë feminist ose si dikujt që i ka humbur burrëria.

Në thelb, unë jam duke thënë se le të jetë normale që gratë të pranojnë se janë shtatzënë, dhe të marrin kohën e mjaftushme për t’u rikuperuar nga lindja e një fëmije, pa pasur nevojë të shqetësohen për të çuar përpara karrierën e tyre. Le të ridefinojmë frazën “ti kesh të gjitha”, ose më mirë akoma, le të përcaktojnë vetë ato se si do të duket versioni më i mirë i jetës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *