Fjoralba Krapi është themeluese e kompanisë Digital Station, kompani e marketingut dixhital që ka synim zhvillimin e strategjive të qëndrueshme të marketingut. Për më shumë se 7 vite, ajo ka punuar në fushën e marketingut dixhital dhe të dhënave, dhe përpos kësaj ka qenë gjithmonë e përfshirë në botën e krijimit të përmbajtjes, qoftë me anë të blogut, qoftë me anë të platformave të tjera dixhitale.
Pas studimeve Bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës, ajo u pranua në London School of Economics për studimet Master në degën “Sisteme Informacioni dhe Inovacion Dixhital”. Si studente e nivelit master, ajo arriti të publikojë studimin e saj në lidhje me Open Source Software në nivel akademik në IS Journal, si dhe të publikojë studimin e saj rreth Kriptovalutave në Kosovë.
Përpos angazhimit akademik, Fjoralba nuk e la asnjëherë pas angazhimin në vullnetarizëm ku për dy vite rresht ishte presidente e Klubit të Bamirësisë. Pikërisht për këtë arsye vendosi të themelojë edhe organizatën jo-qeveritare Open Data Innovation, e cila ka si vizion të shfrytëzojë fuqinë e teknologjisë, të dhënave dhe inovacionit, për të fuqizuar dhe për t’i shërbyer shoqërisë në tërësi. Open Data Inovation përqendrohet në adresimin e problemeve më të mëdha të shoqërisë, përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme sociale dhe forcimin e ekuilibrit gjinor përmes teknologjisë arsimore, trajnimeve dhe fushatave të vetëdijësimit.
Përshëndetje Fjoralba Krapi, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni ndër të rinjtë më të eksperimentuar dhe me një kontribut pozitiv në shoqëri, kemi menduar t’ju drejtojmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që motivimi dhe eksperienca juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.
Pyetja e parë : Cilat mendoni se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?
Përgjigje : Ndërsa po ndiqja studimet master, në vjeshtën e vitit 2018, fillova të mendoja për përfundimin e studimeve edhe pse ishte ende larg. Kthimi im në Kosovë prej Londrës, të cilin edhe pse e kisha planifikuar deri në njëfarë mase, ka qenë një sfidë që duhet ta kaloja vetë. Ishte e tillë pasi në Londër isha pranuar në një pozicion pune që ishte shumë interesant dhe i lidhur me Inteligjencën Artificiale, fushë të cilën kisha shumë pasion ta mësoja që herët.
Por në fund vendosa të kthehesha në Kosovë, dhe të guxoja të provoja dy gjëra që aq gjatë i kisha ëndërruar: themelimin e një kompanie marketingu që në të ardhmen e afërt synon përfshirjen e inteligjencës artificiale në marketing, dhe themelimin e një organizate që i dedikohet tërësisht gjinisë femërore dhe inovacionit përmes teknologjisë. Por, edhe pas këtij vendimi, sfida tjetër e këtij rrugëtimi ka qenë viti 2020, ku në kulm të fillimit të kompanisë u ndeshëm me COVID-19. Shumë gjëra nuk i kisha menduar asnjëherë më herët, dhe me shumë prej tyre u desh të ballafaqohesha vetë dhe të fuqizoja klientët, ekipin dhe vazhdimësinë e kompanisë.
Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?
Përgjigje : Shumë shpesh gjatë këtij udhëtimi kam menduar: e pse nuk fillova më herët? Por ngaqë isha ende në studime dhe me projekte të ndryshme, gjithmonë kisha frikë se për të themeluar një kompani duhet të posedosh patjetër një bagazh të madh njohurish dhe eksperiencë. Sot jam e vetëdijshme se nuk është gjithmonë kështu. Shumë shpesh gjithcka që duhet është një ëndërr dhe dikush që beson në të. Besojini vetes dhe instiktit tuaj të brendshëm. Nuk keni asgjë për të humbur, por gjithçka për të fituar. Nëse dështoni, do të mësoni dhe do të bëheni më të zgjuar. Nëse keni sukses, do të fitoni edhe më shumë vetëbesim dhe shpërblime emocionale dhe financiare. Ruani ekuilibrin dhe fokusin e duhur. Investoni në veten tuaj. Përshpejtoni kurbën tuaj të të mësuarit duke lexuar e duke dëgjuar nga të tjerët.
Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?
Përgjigje : Rrugëtimi im më ka mësuar se pasionet nuk janë statike. Ato evoluojnë dhe kjo ndonjëherë është problem, sidomos për sipërmarrësit, pasi pasionet testohen kur ngjitja bëhet e vështirë. Shpesh, ajo që ndan historitë e suksesit nga dështimet është këmbëngulja. Nëse do të cilësoja karakteristikat kryesore të një lideri, patjetër që do të përfshija empatinë, aftësinë e të dëgjuarit, disiplinën dhe dëshirën e zjarrtë për të inspiruar të tjerët.
Pyetja e katër : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?
Përgjigje : Nuk besoj se ka libër të bukur, por libra të cilët të ngacmojnë të menduarit dhe të bëjnë kurioz. Ka edhe nga ata libra që aspak nuk të ngacmojnë të menduarit, por prap e gjen veten duke i lexuar dhe kritikuar (ndoshta edhe duke i lënë anash diku nga faqja 60). Edhe këta libra janë të mirë. Nëse do ta veçoja një libër ndërmjet të tjerëve, do ta përmendja patjetër 1Q84 nga Haruki Murakami. Kisha dëgjuar se ishte një libër i vështirë, por nuk e di se si fluturoja nëpër të. Murakami di të mbajë zgjuar duke ofruar një përzierje të shkëlqyer misteri, fantazie dhe intrigash. Libri më kujton George Orwell, por edhe disa fantazi të errëta urbane të hershme si Toka e të Qeshurave nga Jonathan Carroll ose Little, Big nga John Crowley. Ka një mësim për jetën në këtë libër. Të vërtetat që po kërkojmë janë shumë shpesh të pakapshme. Ndoshta nëse u kushtojmë vëmendje miteve dhe historisë, ato do të na tregojnë gjithçka që duhet të dimë për veten. Ja vlen t’a lexoni! Më poshtë po e ndaj edhe thënien time të preferuar nga libri:
“Most people are not looking for provable truths. As you said, truth is often accompanied by intense pain, and almost no one is looking for painful truths. What people need is beautiful, comforting stories that make them feel as if their lives have some meaning. Which is where religion comes from.”
Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?
Përgjigje : Kurrë nuk e kam ditur se si të përgjigjem rreth kësaj pyetje. Por një gjë e di të qartë, që asnjëherë në jetë nuk kam punuar me kaq shumë entuziasëm dhe pasion. Duke pasur parasysh këtë, besoj shumë që në të ardhmen do të jem në një pozitë ku do të mund të inspiroj të tjerët, qoftë duke rritur ekipin në Kosovë, duke fuqizuar të tjerët me anë të teknolologjisë apo duke organizuar aktivitete të vlefshme për rininë e Kosovës. Kur kam vendosur të kthehem nga Londra në Kosovë, kam vendosur edhe që kontributi im profesional do të jetë gjithmonë i drejtuar për shqiptarët.
Fjoralba Krapi ju falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot vlerë. Me shpresën se po ashtu si unë, edhe lexuesi të jetë frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.
Future Albanian Leaders: Fjoralba Krapi, founder of Digital Station and Open Data Innovation passionate about marketing and artificial intelligence
Fjoralba Krapi is the founder of Digital Station, a digital marketing company that aims to develop sustainable marketing strategies. For more than 7 years, she has worked in the field of digital marketing and data, and in addition has always been involved in the world of content creation, whether through blogs or other digital platforms.
After her Bachelor studies at the American University of Kosovo, she was admitted to the London School of Economics for a Master’s degree in Information Systems and Digital Innovation. As a master student, she managed to publish her study on Open Source Software at the academic level in the IS Journal, as well as to publish her study on Cryptocurrencies in Kosovo.
Apart from her academic engagement, Fjoralba never left behind her engagement in volunteerism where for two years in a row she was the president of the Charity Club. That is why she decided to establish the non-governmental organization Open Data Innovation, which has the vision to use the power of technology, data and innovation, to empower and serve society as a whole. Open Data Innovation focuses on addressing society’s biggest problems, improving overall social well-being, and strengthening gender balance through education technology, training, and awareness campaigns.
Hello Fjoralba Krapi, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the most experienced young people and with a positive contribution to the society, we thought to ask you 5 key questions in this interview so that your motivation and experience reach our readers eager for knowledge and success. . Let’s start with the first question.
First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?
Answer: While I was pursuing my master studies, in the fall of 2018, I started thinking about completing my studies even though it was still far away. My return to Kosovo from London, which although I had planned to some extent, has been a challenge that I had to overcome myself. It was like that because in London I was accepted to a job position that was very interesting and related to Artificial Intelligence, a field which I had a lot of passion to learn from an early age.
But in the end, I decided to go back to Kosovo, and dare to try two things I had dreamed of for so long: establishing a marketing company that in the near future aims to include artificial intelligence in marketing, and establishing an organization dedicated to entirely female and innovation through technology. But, even after this decision, the next challenge of this journey was the year 2020, where at the peak of the start of the company we encountered COVID-19. Many things I had never thought of before, and with many of them I had to deal with myself and empower customers, the team and the continuity of the company.
Second question : What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?
Answer: Very often during this trip I thought: why didn’t I start earlier? But because I was still in studies and with various projects, I was always afraid and thinking that to establish a company you must possess a great baggage of knowledge and experience. Today, I am aware that this is not always the case. Too often, all it takes is a dream and someone who believes in it. Trust yourself and your inner instinct. You have nothing to lose but everything to gain. If you fail, you will learn and become smarter. If you succeed, you will gain even more confidence and emotional and financial rewards. Maintain proper balance and focus. Invest in yourself. Accelerate your learning curve by reading and listening to others.
Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?
Answer: My journey has taught me that passions are not static. They evolve and this is sometimes a problem, especially for entrepreneurs, as passions are tested when climbing becomes difficult. Often, what separates success stories from failures is persistence. If I were to describe the key characteristics of a leader, I would definitely include empathy, listening ability, discipline, and a burning desire to inspire others.
Fourth question : What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?
Answer: I do not believe that there is a beautiful book, but books that stimulate thinking and make you curious. There are also those books that do not excite your thinking at all, but you still find yourself reading and criticizing them (perhaps even leaving them aside somewhere on page 60). These books are good too.
If I were to single out one book among others, I would definitely mention 1Q84 by Haruki Murakami. I had heard it was a difficult book, but I do not know how I flew through it. Murakami knows how to keep awake by offering a brilliant mix of mystery, fantasy and intrigue. The book reminds me of George Orwell, but also some early dark urban fantasies like Land of Laughter by Jonathan Carroll or Little, Big by John Crowley. There are many lessons about life in this book. The truths we are searching for are very often elusive. Maybe if we pay attention to myths and history, they will tell us everything we need to know about ourselves. It’s worth reading! Below I am sharing my favorite saying from the book:
“Most people are not looking for provable truths. As you said, truth is often accompanied by intense pain, and almost no one is looking for painful truths. What people need is beautiful, comforting stories that make them feel as if their lives have some meaning. Which is where religion comes from.”
Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?
Answer: I never knew how to answer this question. But one thing I know for sure, I have never in my life worked with so much enthusiasm and passion. Given this, I strongly believe that in the future I will be in a position where I can inspire others, whether by growing the team in Kosovo, empowering others through technology or organizing valuable activities for the youth of Kosovo. When I decided to return from London to Kosovo, I also decided that my professional contribution would always be directed towards Albanians.
Fjoralba Krapi thank you very much for the interview and your valuable answers. With the hope that, just like me, the reader will be inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.