Future Albanian Leaders: Erblin Ribari, kandidati për Master në Universitetin e Harvardit dhe Drejtor Financiar në dua.com

Erblin Ribari Fal Photo | Lexotani

Kush është Erblin Ribari? – Erblin Ribari është një lider i njohur financiar dhe strategjik me aftësi të mëdha analitike dhe i fokusuar në zgjidhjen e problemeve financiare. Këto aftësi ai i ka dëshmuar në menaxhimin e projekteve miliona dollarëshe dhe në rritjen e mëtejshme të ndërmarrjeve të rëndësishme në fusha si:

– teknologjia, dua.com, Kodak Alaris, Rackspace Hosting
– investimet, Bulldog Investment Company
– qeverisja, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës

– dhe sektorët ndërqeveritarë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Swisscontact Worldwide dhe GIZ.

Erblin është i nxitur nga sfida të reja dhe i apasionuar pas krijimit të vlerave dhe ndikimit pozitiv. Ai zotëron një kuptim të thellë të dinamikave të tregut, modelimit financiar, investimit dhe strategjisë së biznesit. Duke aspiruar për të dhënë më tej kontributin e tij ndaj komunitetit shqiptar, Erblini u bashkua me dua.com – një platformë novatore që synon të lidhë miliona shqiptarë në të gjithë globin me synimin për të fuqizuar marrëdhëniet dhe për të krijuar lidhje kuptimplota midis përdoruesve përmes trinomit Love, Biz and Help.

Për sa i përket aspektit akademik, Erblini është US Government and UK Government scholar, dhe aktualisht ndjek programin MPA në Tregjet Financiare dhe Politikën e Zhvillimit Ekonomik në Universitetin e Harvardit. Për shkak të arritjeve të tij akademike, ai u vlerësua me vendin e parë në Administrim-Biznesi nga Alpha Chi National Convention, SH.B.A.), me vendin e parë në Value Investing nga Bulldog Investment Competition, SH.B.A.), mori çmimin Warren Buffett Award nga Oxford Investment Program, Mbretëria e Bashkuar), dhe titullin Peace Ambasador për Çështjet Humanitare nga Kombet e Bashkuara, Tajlandë).

Përshëndetje Erblin Ribari, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se shoqëria jonë ka nevojë për një rini të arrirë në aspektin akademik por edhe atë profesional, të cilët gjithashtu janë shembuj të punës së palodhshme, kemi menduar t’ju bëjmë 5 pyetje kryesore në mënyrë që motivimi dhe eksperienca juaj ndërkombëtare të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë: Cilat mendoni se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në udhëtimin tuaj?

Përgjigje : Si individ, gjithmonë e kam sfiduar veten që të shkoj përtej normës. Në moshën 17-vjeçare, u largova nga shtëpia ime për një të ardhme më të mirë duke mos ditur që duhej të kaloja nëpër sfida të ndryshme gjatë këtij rrugëtimi. Mungesa e mjeteve financiare dhe anglishtja e folur në mënyrë të parregullt ishin disa nga sfidat me të cilat jam përballur me të mbërritur në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, vendosa t’i shikoj këto sfida si mundësi për të ndezur ambicien time drejt një udhëtimi të mahnitshëm.

Përvoja ime në Shtetet e Bashkuara shkoi përtej pritshmërive të mia. Unë bëra miq me njerëz nga shtete të botës që nuk kisha dëgjuar kurrë më parë dhe u miqësova me individë unikë që formësuan pikpamjen dhe perspektivën time për të ardhmen. Edukimi dhe përvoja profesionale e përftuar më sfidoi të dilja nga zona ime e komfortit dhe të ndiqja rrugën e eksplorimit dhe njohjes së vetes.

Pyetja e dytë: Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një udhëtim të ngjashëm me tuajin?

Përgjigje : Unë qëndroj mbi thënien, “True courage is being able to smile in the face of adversity while embracing one’s own vulnerability.”. Prandaj këshilla ime është që asnjëherë të mos pranoni JO si përgjigje. Çdo gjë është e mundur të arrihet nëse i përkushtoheni asaj.

Pyetja e tretë: Sipas mendimit tuaj, cilat janë karakteristikat e nevojshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Në mënyrë që të bëhesh një lider efektiv në një organizatë moderne, udhëheqësi duhet të ketë fuqi përtej pozicionit të tij, kjo pasi ekziston një hendek i pushtetit. Për këtë arsye, ata duhet të rrisin ndikimin personal, i cili mund të përftohet nëpërmjet networking dhe duke përdorur ligjin e reciprocitetit. Duke përdorur këtë fuqi personale, udhëheqësit mund të ndërtojnë kapital shoqëror dhe të jenë në gjëndje të ndërtojnë koalicione në drejtim të besimit dhe marrëveshjes brenda grupeve të ndryshme në një organizatë. 

Përveç pushtetit, inteligjenca emocionale luan një rol vendimtar në udhëheqje. Një lider duhet të formësojë e shpërndajë një gjendje shpirtërore pozitive. Si rezultat, gjendja shpirtërore e liderit do përhapet përmes organizatës dhe do të përmirësojë gjendjen psikologjike të ekipit. Në të vërtetë, për të qenë një lider efektiv, një udhëheqës duhet të përmbushë katër fushat e inteligjencës emocionale (vetë-ndërgjegjësimin, vetë-menaxhimin, vetëdijen sociale dhe menaxhimin e marrëdhënieve).

Pyetja e katërt: Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka frymëzuar deri më sot?

Përgjigje : Ka shumë libra që unë i konsideroj si jashtëzakonisht frymëzues dhe motivues. Sidoqoftë ndër ta do të veçoja, “Sapiens: A Brief History of Humankind” nga Yuval Noah Harari, i cili ndryshoi mënyrën se si unë e perceptoj botën.

Pyetja e pestë: Ku e shihni veten në të ardhmen dhe cili do të jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje : Duke qenë se aspiroj për të kontribuar më tej në fushën e financave, unë po planifikoj të vazhdoj përfshirjen time në dua.com (dua AG) me misionin për të ndryshuar jetën e të tjerëve për mirë duke ndryshuar mënyrën e bashkëveprimit të komuniteteve të fragmentuara globalisht. Nga ana tjetër, në periudhën kohore 5 deri në 10 vjet, unë planifikoj të krijoj bursën e parë kombëtare të aksioneve në Kosovë për të ndihmuar bizneset lokale me likuiditet dhe për të filluar një qendër inovative ku do të kryqëzohen interesat publike dhe ato private.

Tashmë jemi në fund të intervistës. Erblin Ribari ju falenderoj shumë për udhëtimin që na ofrove rreth stadeve të rrugëtimit tuaj dhe faleminderit gjithashtu për përgjigjet e detajuara e me plot vlera. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.

Future Albanian Leaders: Erblin Ribari, Chief Financial Officer at dua AG (The Largest Social Platform for the Albanian Community) & Master’s Candidate at Harvard University

Who is Erblin Ribari?  – Erblin Ribari is a recognized financial and strategic leader with proven leadership, analytical, and problem-solving skills. During his tenure, he managed multi-million-dollar projects and contributed to the growth and success of multiple organizations ranging from technology (dua AG, Kodak Alaris, Rackspace Hosting), investments (Bulldog Investment Company), governmental (Kosovo Ministry of Foreign Affairs) and intergovernmental sectors (European Union, United Nations, Swisscontact Worldwide, and GIZ). 

Erblin is a self-starter, driven by new challenges and passionate about value and impact creation. He has a solid understanding of market dynamics, financial modelling, value investing, and business strategy. Aspiring to further his contribution in the Albanian Community, Erblin joined dua.com – a groundbreaking platform that aims to connect millions of Albanians around the globe with the aim to empower relationships and create meaningful connections among peers through areas such as Love, Biz, and Help. 

In terms of academics, Erblin is a US Government and UK Government scholar, currently pursuing the MPA program in Financial Markets and Economic Development Policy at Harvard University. Due to his academic accomplishments, he was awarded first place in Business Administration (Alpha Chi National Convention, US), first place in Value Investing (Bulldog Investment Competition, US), Warren Buffett Award (Oxford Investment Program, UK) and Peace Ambassador for Humanitarian Affairs (United Nations, Thailand).

Hello Erblin Ribari, thank you for accepting the invitation for an interview in “Future Albanian Leaders”. Given that our society needs accomplished youths in academic and professional terms, who are also examples of hard work, we thought to ask you 5 key questions so that your motivation and international experience could reach even to our readers eager for knowledge and success. Let’s start with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer : As an individual, I have always challenged myself to go beyond the norm. At the age of 17, I left my home for a better future not knowing that I had to go through various challenges along the way. The lack of financial means and improper spoken English were some of the challenges that I have faced upon arrival to the United States. However, I decided to look upon such difficulties as a fuel to ignite my ambition for a life changing journey.

My experience in the United States went beyond my expectations. I made friends with people from parts of the world that I had never even heard of before and connected with unique individuals that shaped my future perspective and outlook in life. The education and professional experience obtained challenged me to step out of my comfort zone and follow the path of self-discovery and exploration.  

Second question: What advice would you give to someone who wants to follow a journey similar to yours?

Answer : I stand by the quote, “True courage is being able to smile in the face of adversity while embracing one’s own vulnerability.” Never accept NO for an answer. Everything is possible if you commit to it. 

Third question: In your opinion, what are the necessary characteristics of a leader and why?

Answer : In order to become an effective leader in a modern organization, leaders need to have power beyond their position (there is a power gap), therefore, they have to acquire personal power which can be obtained by cultivating networks using the law of reciprocity. By utilizing personal power, leaders can build social capital and are able to build coalitions in terms of trust and agreement within various groups in an organization. In addition to power, emotional intelligence plays a crucial role in leadership. A leader is going to project a mood (climate in others). As a result, the leader’s mood spreads through the organization, therefore, it is contagious. Indeed, in order to be an effective leader, a leader needs to fulfill the four domains of emotional intelligence (self-awareness, self-management, social awareness, and relationship management).

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date? 

Answer : There are a lot of books which I found immensely inspirational and motivational. However, “Sapiens: A Brief History of Humankind” changed the way I percept the world. 

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer : Aspired to further my contribution in the finance domain, I plan to continue my involvement at dua AG with the mission to change the life of others for the better by changing the way globally fragmented communities interact. In 5 to 10 years, I plan to establish the first national stock exchange in Kosovo to assist local businesses with liquidity and initiate an innovative hub where public and private interests intersect.

We are already at the end of the interview. Erblin Ribari thank you very much for the trip you have offered us around the stages of your journey and thank you also for the detailed and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *