Kush është Dr. Jonada Tafa?
Dr. Jonada Tafa është kërkuese shkencore dhe doktorante në Universitetin e Bolonjës në Itali. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në “Financë-Bankë” pranë Universitetit Epoka, Tiranë, ku është renditur e para në rank universiteti dhe departmenti në klasën e të diplomuarve të vitit akademik 2013-‘14. Jonada është në proçes mbylljeje të doktoraturës në fushën e “Gjithpërfshirjes Financiare” (Financial Literacy). Aktualisht ajo ndodhet në Mannheim, Gjermani, për një periudhë specializimi 6-mujore, në një ndër institucionet më prestigjoze Europiane të kërkimit shkencor “ZEW” (Leibniz Centre for European Economic Research). Jonada ka punuar si asistente pedagoge në Universitetin Epoka përgjatë 3-viteve. Ajo sot punon si lektore në Universitetin e Bolonjës dhe SSML Ciels Bologna.
Përshëndetje Dr. Jonada Tafa, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se vendi ynë ka nevojë për një rini të arrirë në aspektin personal e profesional, të cilët janë shembuj të punës së palodhshme, kemi menduar t’ju bëjmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që eksperienca dhe motivimi juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë.
Pyetja 1: Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj ?
Përgjigje : Unë mendoj se në jetë “There are no problems, only solutions”, sepse kështu i shoh unë sfidat. Mendoj se çdo pengesë është e përkohshme dhe një formë motivimi për të punuar më shumë, sepse ku ka sfida ka gjithmonë vend për zhvillim.
Ndoshta sfida më e madhe e imja është të qënurit shqiptare në Europe. Kjo pasi gjithsecili prej nesh mban në supe një imazh të Shqipërisë kudo që shkojmë. Për mua, si dhe për shumë të tjerë, na është dashur shumë më shumë punë sesa i duhet një europiani për të treguar që edhe ne jemi të edukuar, të arsimuar, punëtorë dhe që e meritojmë çdo gjë që kemi arritur dhe që jemi shqiptarë.
Përsa i përket sukseseve, përtej modestisë, do thoja se nuk e konsideroj veten si një person që ka arritur suksese të mëdha në jetë, por si një person që punon fort dhe që i ka idetë e qarta. Në aspektin personal mendoj se suksesi më i madh është familja e shëndetshme. Përsa kohë kam pranë vetes një familje që më mbështet dhe ka besim tek unë, jam njeriu më i suksesshëm në botë.
Pyetja 2: Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm ?
Përgjigje : Si fillim dëshiroj të them se rruga ime sapo ka nisur, besoj se më presim akoma më shumë sfida të reja në vazhdim. Unë gjithmonë e inkurajoj veten duke i rikujtuar vazhdimisht se durimi i ka frytet e ëmbla. Përsa kohë një person e do diçka dhe lufton për atë gjë, me durim dhe përkushtim çdo gjë mund të arrihet.
Këshilla ime për ata që duan të ndjekin një karrierë në mësimdhënien apo kërkimin shkencor është nevoja për lexime pafund. Duke qenë se kjo është një fushë që përparon me ritme të shpejta mendoj se askush prej jush nuk duhet të mjaftohet apo të kufizohet me dijet e përftuara në bankat e shkollës apo leximet sipërfaqësore. Kjo fushë kërkon një aktivitet të vazhdueshëm në lexim dhe kërkim shkencor.
Pyetja 3: Sipas jush, cilat jane karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse ?
Përgjigje : Për mendimin tim, një lider duhet si fillim të jetë një shembull që të gjithë do dëshironin ta ndiqnin. Të qënurit shembull do të thotë të jesh mbi të gjitha human, i kominikueshëm, i hapur ndaj ideve të reja dhe i gatshëm për të dëgjuar të tjerët dhe padiskutim njeri i edukuar dhe i kulturuar. Gjithashtu mendoj se një lider nuk duhet të kufizohet në kontrollimin dhe urdhërimin e atyre që vijnë pas tij, por duhet të jetë një individ i cili tregon rrugën që duhet ndjekur duke qenë shembull pozitiv në veprim.
Pyetja 4: Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot ?
Përgjigje : Në jetën time shkrimi dhe leximi kanë qenë dy pasionet e fëmijërisë. Aq shumë kam lexuar sa që shpeshherë prindërit më fiknin dritën që të flija. Librat më kanë shoqëruar gjithashtu edhe në momentet e pushimeve në bregdet.
Unë mendoj se çdo libër mbart në vetvete një mesazh të caktuar, por ndër ta unë do veçoja “Alkimisti” i Paulo Coelho. Siç konkludon edhe autori, “ka vetëm diçka që e bën një ëndërr të parealizueshem dhe ajo është frika nga deshtimi” dhe për mua ky është një mesazh universal i cili duhet të kalojë në duart e gjithsecilit prej nesh.
Një tjetër libër që do veçoja dhe do sugjeroja ta lexonit ka të bëjë me profesionin tim. “The sharing economy. The end of employment and the rise of crowd-based capitalism.” nga Prof. Sundurarajan, i cili përshkruan thjeshtë e në mënyrë të qartë kapitalizmin e ditëve të sotme, që autori e quan “crowd-based capitalism”, siç është shembulli I UBER apo AirBnB.
Pyetja 5: Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do te jetë kontributi juaj për shqiptarët ?
Përgjigje : Përgjithësisht çfarë kam dëshiruar e kam arritur gjithmonë me shumë punë e durim. Prandaj, mendoj se në të ardhmen e shoh veten në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si një person i dhënë pas dijes dhe përhapjes së saj. Por, qëllimi im kryesor është që një ditë, në Shqipëri, të mund të jap kontributin tim jo vetëm në mësimdhënie, por edhe më gjerë, por kjo mbetet për tu parë.
Tashmë jemi në fund të intervistës. Dr. Jonada Tafa ju falenderoj shumë për kohën dhe përgjigjet e detajuara e me plot vlera. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.
In English
Future Albanian Leaders: Dr. Jonada Tafa, researcher and lecturer at the University of Bologna in Italy.
Who is Dr. Jonada Tafa?
Dr. Jonada Tafa is a researcher and Phd student at the University of Bologna in Italy. She completed her Bachelor and Master studies in “Finance and Banking” at Epoka University, Tirana, where she was ranked first in the university and department ranking in the class of graduates of the academic year 2013-‘14. Jonada is in the process of finishing her Phd in the field of “Financial Literacy”. She is currently located in Mannheim, Germany, for a period of 6 months of specialization, in one of the most prestigious European institutions of scientific research “ZEW” (Leibniz Center for European Economic Research). Jonada has worked as a teaching assistant at Epoka University for 3 years. She currently works as a lecturer at the University of Bologna and SSML Ciels Bologna.
Hello Dr. Jonada Tafa, thank you for accepting the invitation for an interview in “Future Albanian Leaders”. Given that our country needs a young generation who have succeeded on a personal and professional level and who are the examples of tireless work, we thought to ask you 5 main questions in this interview so that your experience and motivation can reach our readers whom our eager for knowledge and success. Let’s begin.
Question 1: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?
Answer: I think in life “There are no problems, only solutions”, because that’s how I see the challenges. I think every obstacle is temporary and a form of motivation to work harder, because where there are challenges there is always room for development.
Probably my biggest challenge is being Albanian in Europe. This is because each of us carries on our shoulders an image of Albania wherever we go. For me, as for many others, it took us much more work than a European to show that we too are professional, educated, hardworking and that we deserve everything we have achieved and that we are Albanians.
In terms of success, beyond modesty, I would say that I do not consider myself as a person who has achieved great success in life, but as a person who works hard and has clear vision for the future. Personally, I think the biggest success is a healthy family. As long as I have a family that supports me and trusts me, I am the most successful person in the world.
Question 2: What advice would you give to someone who wants to follow a similar journey?
Answer: First of all, I want to say that my path has just begun, I believe I will face even more new challenges ahead. I always encourage myself by constantly reminding that patience has its sweet fruits. As long as a person loves something and fights for it, with patience and dedication anything can be achieved.
My advice to those who want to pursue a career in teaching or research is the need for endless reading. Given that this is an area that is advancing at a rapid pace I think none of you should be content or limited with the knowledge gained in school benches or superficial readings. This field requires an ongoing activity in reading and research.
Question 3: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?
Answer: In my opinion, a leader should initially be an example that everyone would like to follow. Being an example means being above all humane, communicative, open to new ideas and ready to listen to others and indisputably an educated and cultured person. I also think that a leader should not be limited to controlling and commanding those who come after him, but should be an individual who shows the way to be followed by being a positive example in action.
Question 4: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?
Answer: In my life, writing and reading have been the two main childhood passions. I was usually reading so much that my parents often came to turn off the lights so that I could sleep. Books have also accompanied me on vacation moments on the coast.
I think that every book carries a certain message, but among them I would single out Paolo Coelho’s “The Alchemist”. As the author concludes, “there is only one thing that makes a dream unattainable and it is the fear of failure” and for me this is a universal message that must pass into the hands of each of us.
Another book I would single out and suggest you read is about my profession. “The sharing economy. The end of employment and the rise of crowd-based capitalism. ” by Prof. Sundurarajan, who simply and clearly describes today’s capitalism, which the author calls “crowd-based capitalism”, such as the example of UBER or AirBnB.
Question 5: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?
Answer: Generally what I wanted I always achieved with a lot of work and patience. Therefore, I think that in the future I see myself in the field of teaching and research, with the objective to share the knowledge to other people. But, my main goal is that one day, in Albania, I can give my contribution not only in teaching and scientific research, but also beyond, but this remains to be seen.
We are already at the end of the interview. Dr. Jonada Tafa thank you very much for your time, the detailed and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by our conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.