Future Albanian Leaders : Doruntina Ramadani, drejtoresha menaxhuese e apasionuar pas marketingut dixhital dhe fuqizimit të gruas në shoqëri

Img 5317 01 01 | Lexotani

Kush është Doruntina Ramadani ? – Doruntina Ramadani është drejtoreshë menaxhuese e Digital Station, një kompani shumë e suksesshme rreth marketingut dixhital në Kosovë. Doruntina ka studiuar për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo ka ndjekur studimet në akademinë e gjuhëve të huaja në Vjenë, për tu fokusuar më tutje në drejtimin e saj të tanishëm në marketing dixhital në të cilën është çertifikuar nga Google në Zurich në fushën e “Performance Marketing“. 
Përveç profesionit të saj kryesor, Doruntina është gjithashtu menaxhere programi tek Open Data Innovation, një OJQ në Kosovë e cila ka si fokus adresimin e problemeve në shoqëri dhe zgjidhjen e tyre nëpërmjet edukimit teknologjik. 
Ajo i kushton një rëndësi dhe kohë të madhe edhe projekteve dhe iniciativave të ndryshme në të mirë të shoqërisë, si p.sh atyre mbi ndërgjegjësimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kancerin e gjirit, apo projekteve mbi zhvillimin profesional të të rinjve dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Përshëndetje Doruntina, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në rubrikën “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni një prej të rinjve shqiptarë më aktivë në projekte të cilat i shërbejnë shoqërisë tonë, kemi menduar t’ju drejtojmë 5 pyetje kyçe për të zbuluar më shumë rreth jush dhe rrugëtimit tuaj. Në këtë mënyrë, eksperienca dhe formimi juaj profesional të mund të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le ta nisim intervistën tonë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?

Përgjigje: Mund të tingëllojë e çuditshme të thuhet por më duhet ta pranoj se gjithmonë më kanë pëlqyer dhe intriguar sfidat. Mendoj që sfidat dhe vështirësitë që hasim na formësojnë si njerëz dhe na japin një botëkuptim të ri. Gjithashtu duke pasur perspektivën e duhur, ne mund të përftojmë eksperienca shumë frytdhënëse nëpërmjet sfidave që hasim përgjatë rrugëtimin tonë. 
Në lidhje me sukseset më të mëdha personale mund të them se : të qënit shumë e përkushtuar në fuqizimin e femrës në shoqerinë tonë dhe të qënit një femër që guxon dhe nuk ndalet para asnjë sfide por ndjek ëndrrat dhe shkon përtej limiteve, duke u kthyer në inspirim për njerëzit që më rrethojnë është suksesi më i madh për mua. 
Pra, personalisht suksesin e lidh me ndikimin e mirë që gjithsecili prej nesh ka arritur të ketë në shoqërinë ku jeton dhe kontibutin apo vizionin që ajo apo ai jep për të. Sukseset profesionale vijnë pas kësaj.

Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?

Përgjigje : Mendoj se këshilla më e mirë që mund ti jap është të besojë në vetvete dhe të ndihet unik në aftesitë e tij/saj. Motoja ime gjithmonë ka qenë kjo : “Askush s’është Ti, dhe kjo është fuqia jote“. 

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Në jetën time personale dhe profesionale, unë ndjek parimin se fillimisht duhet të jesh shumë njerëzor që të mund të jesh një lider i mirë. Në mendimin tim, empatia duhet të jetë një nga karakteristikat më të rëndësishme në udheheqjen tënde si lider.

Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?

Përgjigje : Duke u bazuar në leximet e mia, çdo libër që kam shfletuar dhe analizuar do ta konsideroja një libër të veçantë dhe që më ka përçuar një mesazh të mirë. Por si librin më inspirues do të mund të veçoja : “12 Rules for Life: An Antidote to Chaos“ – nga Jordan B. Peterson.

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje :
 Duke marrë parasysh që gjithmonë organizohem më së miri, duke bërë dhe ndjekur një listë synimesh personale të cilat dua t’i arrij në të ardhmen, mendoj se do jem duke punuar fort për ëndrrat e mia. Duke ndihmuar dhe suportuar njerezit përreth meje, të rinjtë dhe këdo që ka dëshirë të punojë dhe t’ja arrijë në jetë. Njëkohësisht, do vazhdoj të jem aktive vazhdimisht në iniciativa që janë në të mirë të shoqerisë dhe kudo që kërkohet ndihma ime për të çuar përpara një nismë, një projekt apo kontribut.

Doruntina Ramadani të falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me një botëkuptim të gjerë social e shoqëror. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga bashkëbisedimi jonë, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju. 


Future Albanian Leaders: Doruntina Ramadani, managing director passionate about digital marketing and women’s empowerment in the society

Who is Doruntina Ramadani? – Doruntina Ramadani is the managing director of Digital Station, a very successful company in digital marketing in Kosovo. Doruntina studied English language and literature at the University of Prishtina. She then studied at the Academy of Foreign Languages ​​in Vienna, to further focus on her current field in digital marketing in which she is certified by Google in Zurich in “Performance Marketing”.
In addition to her core profession, she is also a program manager at Open Data Innovation, an NGO in Kosovo that focuses on addressing societal problems and solving them through technology education.
Doruntina gives great importance to various projects and initiatives for the benefit of the society, such as those on awareness of various diseases, including breast cancer, or projects on the professional development of young people and the empowerment of young women in the society.

Hello Doruntina, thank you for accepting the invitation for an interview in “Future Albanian Leaders”. Since you are one of the most active Albanian youth in projects that serve our society, we thought we would ask you 5 key questions to find out more about you and your journey. In this way, your experience and professional training can reach even our readers eager for knowledge and success. Let’s start our interview with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: It may sound strange to say but I have to admit I have always loved and been intrigued by challenges. I think the challenges and difficulties we face shape us as people and give us a new vision. Also, by having the right perspective, we can gain very fruitful experiences through the challenges we face along our journey.
Regarding the greatest personal successes, I can say that: being very committed to the empowerment of women in our society and being a woman who dares and does not stop in front of any challenge, but pursues dreams and goes beyond borders, and by becoming an inspiration to the people around is the biggest success for me.
So, personally, success connects with the good influence that each of us has managed to have in the society where we live and the contribution or vision that we give to that society. The imporatnce of professional success comes after that.

Second question: What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?

Answer: I think the best advice I can give is to believe in yourself and feel unique in his / her abilities. My motto has always been this: “No one is You, and this is your power”.

Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?

Answer: In my personal and professional life, I follow the principle that we must first be very human/understanding to be a good leader. In my opinion, empathy should be one of the most important characteristics in our path as leaders.

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: Based on my readings, every book I have read and analyzed would be considered an exceptional book which conveyed a good message to me. But as the most inspiring book I could single out: “12 Rules for Life: An Antidote to Chaos” – by Jordan B. Peterson.

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: Considering that I am always the best organized, making and pursuing a list of personal goals that I want to achieve in the future, I think I will be working hard for my dreams. Helping and supporting the people around me, young people and anyone who wants to work and have success. At the same time, I will continue to be actively involved in initiatives that are for the good of our society and wherever my help is sought to advance an initiative, a project or a common vision.

Doruntina Ramadani thank you very much for the interview and the answers with a broad social vision. With the hope that the reader is inspired by our conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs more future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *