Është krejt normale që Bernabiqi ta ketë të vështirë të flasë me Albin Kurtin.
– Deri dje e kishte të thjeshtë të fliste me njerëz që nuk fyheshin kur ajo i konsideronte të zbritur nga malet.
– Deri dje ajo fliste për provincë e provincialë dhe i shkonte lehtë muhabeti.
– Deri dje shefi i saj dhe ai i Kosovës mund të flisnin vesh më vesh.
– Deri dje mund të akuzonin për shkelje marrëveshjesh nga ana e Kosovës e sa për vete shkelnin çdo marrëveshje.
– Deri dje i ecte politika e amnistisë së përgjithshme të krimeve, ndërsa sot po i shfaqet para syve si i patejkalueshëm gjenocidi.
– Deri dje kishte të bënte vetëm me një përfaqësues të shqiptarëve që po ia thjeshtëzon sundimin ekonomik.
Tani ka të bëjë me Albin Kurtin që ia kthen me “jo”.
– Deri dje shihte shqiptarë që afishonin në fytyra inferioritetin. Tani dëgjon si pyetje të parë nga Albin Kurti: A do ta njohësh Kosovën?
– Deri dje akuzonte Kosovën për dëmtim stabiliteti, gjë që e kryente vetë pa u shqetësuar aspak. Ndërsa sot e fut në hall propozimi për traktat paqeje.
– Deri dje mbështetej pa merak te Boreli dhe Lajçaku, ndërsa sot edhe këta nuk po janë fort mirë.
– Deri dje pati përballë edhe qeveri jokushtetuese të Kosovës, ndërsa sot ka përballë një qeveri me 52% mbështetje popullore.
– Deri dje kishte një president amerikan që përdorte Kosovën për të shtuar qoftë edhe pak vota. Sot Amerika ka një tjetër tip presidenti që e konsideron vrasës mbështetesin kryesor të Beogradit.
– Deri dje edhe Ujmanin mund ta hidhte në diskutim pronësie. Sot jo më.
– Deri dje nuk kishte parë organizim të deputetëve të parlamentit serb të deklaroheshin në grup për Republikën e Kosovës. Qoftë edhe pakicën shqiptare e kishte parë të shkërmoqur. Sot, ky grup shprehet prej zyrës së Kryeministrit të Kosovës.