Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton për zgjedhjen e 5-së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Këshilli I Sigurimit Merret Me Paqen Dhe Sigurinë Ndërkombëtare. Ai Ka Kompetenca Të Dërgojë Në Rajone Të Trazuara, Si Dhe Të Miratojë Sanksione.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë me një mandat dy vjeçar.Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në garë, pa konkurrentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Por për t’u zgjedhur, secila prej tyre duhet të sigurojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi është i fshehtë.Mandati i antarëve të rinj fillon më 1 janar. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.

E mjerueshme

Veprimet e tij supozohet të parandalojnë dhe zgjidhin konflikte, por në vitet e fiundit, kritikët thonë se pikëpamjet kontradiktore, veçanërisht mes pesë anëtarëve të përhershëm, kanë bllokuar marrjen e vendimeve për çështje urgjente.

Për krimet e luftës në Gazë, shkeljet masive të të drejtave të njeriut në Mianmar, apo krimet në rajonin Tigray të Etiopisë, e shumta që ka bërë Këshilli i Sigurimit, edhe kjo, në se ka qënë me fat, ka qënë thjesht shprehja e shqetësimit.

Votimi i përvitshëm për zgjedhjen e 5 nga 10 antarëve jo të përhershëm, grumbullon qindra diplomatë në mjediset e Asamblesë së Përgjithshme, ku vendet kandidate finalizojnë fushatën e tyre disa mujore për t’u zgjedhur.

Por mjediset e OKB-së janë në zemër të Nju Jorkut, të goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Qyteti shpalli rihapjen para tri javësh, por disa kufizime janë ende në fuqi brenda mjediseve të OKB-së, ç’ka do të bëjë që në votim të jenë të pranishëm fizikisht pak diplomatë.

Vendet kandidate do të zëvendësojnë pesë anëtarë aktualë, Estonia, Nigeri, Saint Vincent dhe Grenadines, Tunizia dhe Vietnami.Pesë shtetet e tjera në grupin e 10 anëtarëve jo të përhershme janë India, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.

Orgest Met’hasa është student i fakultetit të shkencave humane në Universitetin e Elbasanit në degën gazetari. Aktualiteti, zhvillimet e vazhdueshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar nxisin interesin e tij për këtë fushë. Orgesti është i angazhuar në iniciativa sociale dhe sipërmarrje. Përveç studimeve, ai punon si menaxher në “MH HORIZONT”. Orgesti është gjithashtu kontribues në LexoTani me qëllim për ti ardhur në shërbim lexuesit shqiptar dhe për ta njohur atë me tematika të rëndësishme, të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë direkte apo indirekte. Orgesti është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *