Arrihet objektivi, Shqipëria siguron vendin e parë në grup

Cika Manaj Laci Gjasula | Lexotani

Tiranë – Kombëtarja shqiptare ka triumfuar me meritë kundër Bjellorusisë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-2 në “Air Albania” duke siguruar vendin e parë në grup me plot 11 pikë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sigurojnë ngjitjen një vazo më lart në Ligën e Kombeve, por kanë shanse të ngjiten edhe në vazot për kualifikueset e Botërorit 2022.

Shqipëria ka kaluar në avantazh me golin e Cikalleshit në minutën e 20′ i asistuar nga Hysen Molla. 7 minuta më vonë është përsëri sulmuesi nga Kavaja që thellon rezultanin në 2 – 0 nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 44′ goli i Rey Manaj-t ka vulosur fitoren e kuqezinjve duke i çuara ata në vendin e parë të grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *