A e njihni historinë mahnitëse të Abdelkrim El Khatabit, njeriut që bashkoi fiset berbere dhe mundi një korpus të tërë të ushtrisë spanjolle 🇪🇦 në Marokun verior?
Bir i një fisniku të shquar nga një fis berber në Marokun verior, Abdelkirim El Khatabi lindi në 1882 në pjesën veriore të Marokut në Ajdir. Ai studioi në shkollat tradicionale marokene si dhe në shkollat spanjolle përpara se të bashkohej me Universitetin e Al Kuarauijin në Fez, i konsideruar edhe si universiteti më i vjetër ende në aktivitet, sipas UNESCO-s. Ai më pas shkoi në Spanjë ku studioi juridik dhe madje ishte gazetar për një gazetë spanjolle në të cilën u përpoq të promovonte bashkëpunimin me evropianët për të dalë nga moszhvillimi.
Por ndërkohë, Abdelkrimi shihte me një pamje të zbehtë pretendimet koloniale të Spanjës mbi pjesën tjetër të territoreve marokene të okupuara. Ai më pas u burgos në vitin 1917 nga spanjollët sepse donte që ata të mos e shtrinin dominimin e tyre në Marok. Ai më pas arratiset dhe kthehet në Ajdir në 1919 ku vendos me vëllain e tij që të përpiqen të bashkojnë fiset berbere të Rifit (të papushtuara akoma), të cilët në atë periudhë ishin të gjithë të përçarë dhe shpesh në konflikt me njëri tjetrin. Ai më pas shpalli Republikën e Pavarur të Rifit.
⚔️ Në vitin 1921, kur trupat spanjolle të Gjeneral Silvestre iu afruan Rifit, pasi ishin duke ndjekur Raisunin, një kaçak të fuqishëm që po dëmtonte aktivitetin spanjoll në Marok, Abdelkrimi, personalisht e takoi dhe i’a bëri të qartë gjeneralit se: nëse spanjollët do kalonin lumin Amekran, rifasit do ta konsideronin si një akt lufte, por kjo deklaratë e bëri Silvestrin të qeshë me të madhe. Por duke përdorur zgjuarsi të rrallë e dinakërinë, Abdelkrimi do të jetë një nga të parët që përdorte në Marok strategjinë guerile. Me vetëm 1000 burra, ai rrethoi pushtuesit spanjollë dhe u shkaktoi humbje të konsiderueshme trupave të tyre.
Spanjollët, të lodhur, vendosën të tërhiqen pas një përballjeje e cila do të përfundonte me një humbje dërrmuese. Kjo betejë njihet sot si Beteja e Anualit. Spanjollët, sipas vlerësimeve jozyrtare humbën më shumë se 16,000 burra aty, dhe më shumë se 20,000 të plagosur. Bëhet fjalë për një nga humbjet e para të një fuqie koloniale, kjo do të kishte një ndikim me peshë e famë botërore për shkak të mënyrës në të cilën u zhvillua beteja: forca të vogla, të lëvizshme dhe të armatosura patën sukses në mposhtjen e një ushtrie superiore në numër. Gjeneral Silvestre, komandanti i trupave spanjolle, do të kryejë vetëvrasje pas disfatës së tij të turpshme.
✏️ Në 1922, Republika e Rifit u shpall zyrtarisht, rezultati i parë pozitiv i betejave antidekolonizim të shekullit të XX. Ai formoi udhëheqës në fusha të ndryshme dhe ngriti një qeveri, duke miratuar gjithashtu reforma moderne. Sidoqoftë, Franca 🇨🇵 e Republikës së Tretë e shikonte me një “sy” shumë negativ, për faktin se një fuqi tjetër koloniale po mposhtet, ndërkohë që ajo vetë gjithashtu kishte pretendime mbi Rifin.
Abdelkrim, duke ndjerë kërcënimin, i kërkoi Sulltanit të Marokut Mulla Jusufit të bashkohet me kauzën e çlirimit të vendit, por ai nuk pranoi. El Hatabi atëherë shpall veten komandantin e vetëm të besimtarëve në Marok. Gjenerali Lyautey (Gjenerali Rezident i Marokut) më pastaj deklaron: “Abdelkrim konsiderohet haptas si Sulltani i vetëm i Marokut që nga Abdelazizi, duke pasur parasysh që Mulla Hafidi i’a shiti vendin Francës me Traktatin e Protektoratit dhe se Mulla Jusefi është vetëm një kukull në duart e mia”
⚠️ Pas 3 vitesh luftë me Spanjën, hyrja në luftë e Francës u zyrtarizua në vitin 1925, në kohën kur Abdelkrim sulmoi një nga zonat e pushtuara kufitare franceze. Pas disfatës së Oargha, Gjenerali Lyautey u zëvendësua në krye të trupave nga Mareshalli Pétain i cili mbërriti me 200.000 njerëz, tanke dhe aeroplanë, duke bërë aleancë automatikisht me 250.000 spanjollët e pranishëm (midis tyre, do të shquhet një farë Francisco Franco). Aleatët marshuan përpara drejt Abdelkrim El Khatabit. Pas luftimeve të rënda që zgjatën një vit, përdorimi i armëve kimike mbi civilët (rreth 150.000 civilë vdiqën gjatë viteve 1925-26), Abdelkrim u dorëzua më 26 maj 1926, për të shpëtuar pjesën tjetër të popullsisë nga genocidi franko-spanjoll.
Edhe pse ai u dorëzua, përdorimi i armëve kimike (gaz mustardë) nuk ndaloi nga spanjollët në disa fshatra. Banorët marokenë të Rifit konsiderohen si civilët e parë “të gazuar” masivisht në historinë e njerëzimit (gazi luftarak).
🔎 Abdelkrim u internua më pas në Ishullin e Reunion, një tjetër koloni franceze, ku qëndroi rreth njëzet vjet, ku dhe bleu një pronë të bukur. Ai përfundimisht mori leje për t’u vendosur në jug të Francës, por u arratis gjatë një ndalese në Suez. Ai më pas kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në Egjipt, ku kryesoi “Komitetin e Çlirimit për Magrebin Arab” dhe vdiq në Kajro në 1963, ku Presidenti Naser i organizoi atij një funeral kombëtar.
Huazuar nga R.Dani