Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 ka muzikë. Finalja e këtij viit 2021 në Eurovizion do jetë tepër interesante për shqiptarët anembanë botës. Përveç Anxhela Peristeri e cila do të jetë këngëtarja shqiptare që do të përfaqësojë Shqipërinë, do të kemi edhe një surprizë tjetër.
Artisti me origjinë shqiptare Gjon Muharremaj ose siç njihet me emrin artistik Gjon’s Tears është surpriza dhe krenaria e rradhës për të gjithë ne.
Sigurisht prezenca e shqiptarëve është e mirnjohur në fusha të ndryshme si aktrimi, futbolli, letërsia etj., dhe shqiptarët kanë ngritur lart flamurin e vendeve pritëse. Por, për Gjonin dhe Zvicrën është hera e parë që një i ri me origjinë shqiptare përfaqëson Zvicrën në një event ndërkombëtar.
Po kush është Gjon’s Tears? Si i ka ngjitur ai shkallët e suksesit?
Gjon Muharremaj është 22 vjeç, me prindër nga Shqipëria dhe Kosova dhe me vendbanim në Zvicër. Rrugëtimi i tij artistik ka filluar që në moshën 9 vjeçare ku gjyshi i tij ka qenë shtysa kryesore që ai të marrë pjesë në Albanian Got Talent, në vitin 2011, ku mori vendin e 3-të. Gjithashtu Gjoni ka marrë pjesë dhe është eleminuar në gjysëmfinale në The Greatest Swiss Talent dhe The Voice France, ku është vlersuar shumë edhe nga juria.
Rrugëtimi i tij e solli aq lart sa ai do të përfaqësojë sonte Zvicrën me këngën e bukur në Frengjisht Tout l’Univers (I gjithë Universi), e cila nxjerr në pah vokalin e ti të mrekullueshëm.
Linku për të dëgjuar këngën e tij : https://www.youtube.com/watch?v=M_5mo8st8Mc