Fituesit dhe humbësit ndajnë të njëjtat qëllime.

Triumfi, Fitorja, Humbja
Çfarë i bën fituesit të tillë? A janë objektivat e tij? Apo diçka tjetër? Cili është mendimi juaj?

Shoqëria dhe kultura në të cilën jetojmë fokusohen më shumë rreth sukseseve dhe arritjeve të njerezve të suksesshëm e më pak rreth përpjekjeve apo dështimeve të tyre. Por, ne nuk duhet të harrojmë se ata kanë qenë dikur humbës dhe mund të jenë sërish. Nga ana tjetër, humbësit mund të kenë qenë fitues ose mund të jenë të tillë në të ardhmen. 

Argumenti kryesor qëndron mbi faktin se të dyja këto kategori – fituesit dhe humbësit – kanë pasur të njëjtin objektiv, fitoren. Atëhere, përse ne shohim me admirim ata që kanë sukses e me përbuzje ata që “kanë më pak sukses“. 

Siç e dimë, çdo futbollist ëndërron të fitojë topin e artë, kampionatin apo kupën e kampjonëve. Gjithashtu, çdo student ëndërron të diplomohet me rezultate maksimale. Prandaj, nëse të gjithë kanë të njëjtat ambicie, mund të themi se nuk janë objektivat ato që bëjnë diferencën ndërmjet suksesit dhe “dështimit“. Po ku qendron diferenca atehere?! Përse disa fitojnë e të tjerë humbin?!

E vetmja përgjigje e arsyeshme që mund të japim është se suksesi arrihet nëpërmjet një programi pune, një përgatitje intensive dhe një përpjekje të palodhshme. Të gjitha këto të realizuara në mënyrë të pandërprerë, rezultojnë t’a bëjnë këtë diferencë.

Çdokush prej nesh, qoftë mashkull apo femër, i ri apo i vjetër, në shkallë të ndryshme, dëshirojmë të kemi një formë të bukur trupore. Pra, secili prej nesh ka të njëjtin qëllim.

Por ajo çka bën diferencën në këtë objektiv është se shumë pak prej nesh arrijnë të ndjekin një regjim të shëndetshëm ushqimor, të shkojmë në palestër apo të ruajmë vazhdimësinë e programeve në ushtrime apo regjim ushqimor. Mosndjekja e këtyre objektivave përkthehet në shkaqe e më pas në pasoja. Nga ana tjetër, puna dhe disiplina e atyre që janë të bindur në objektivat e tyre, i mundëson që në të ardhmen të vjelin frutet e punës së tyre.

Ardit Kuqa është menaxher projektesh në fushën e biznesit dhe inovacionit social. Aktualisht punon si menaxher dhe drejtues projektesh në “Etude Plus” në zonën e Parisit. Arditi ka studiuar Inxhinjeri Biznesi, Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai është i apasionuar pas edukimit dhe sipermarrjes, si mekanizma për të përmirësuar jetën e qytetarëve, shoqërisë dhe funksionimin e demokracisë. LexoTani është njëra prej disa nismave që kontribuon në këtë aspekt. Arditi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected] ose në profilin e tij LinkedIn – https://www.linkedin.com/in/kuqaardit-yourchoice/   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *