Ndoshta gabimisht erdhe te unë,
ndoshta gabimisht erdha te ti.
Ç`ishte ky trill i kësaj loje?
Ç`ishte kjo jetesë pa shtëpi?
Ndoshta them me veten gjithmonë,
a do më shfaqesh prapë ndonjëherë?!
Unë i humbur nën tokë,
dhe ti e humbur nëpër qiell.
Tani është shumë vonë,
dhe s`di, si të të them
Jetojmë në qiell apo në tokë?
Apo në gjumin tonë të thellë…?
~ Ersid Karaj