Në qofsh nga të diturit, bëhu dhe i urtë! – nga Fatmir Muja

Wisdom | Lexotani

Ka taksiratlinj
Fatkeqë, jo të këqinj
Kur në gjemba ngulen
Dhembjes i përulen
Gjembat nuk i duan
Me gjemba jetojnë
As nuk mund t’i nxjerrin
Po as t’i durojnë
Në qofsh nga të diturit
Bëhu dhe i urtë
Çliroji nga gjembat
Mos u bëj i ngurtë
Dija nuk mjafton
Po s’pate urtësi
E para pa të dytën
Është veç fatkeqësi
Gjembat e ngulitur
Të gjithë mund t’i nxjerrin
Por disa me nxjerrjen
Më shumë dhembje sjellin
Kush nga trupi nxjerr
Gjembin me gjithë mish
Do shmangien e dhembjes
Por e shton shumëfish
Në qofsh nga të mençurit
Bëhu dhe i urtë
Që s’do t’biesh në gjemba
A je i sigurt? ~ Fatmir Muja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *