Future Albanian Leaders : Flogerta Driza, shkrimtarja, përkthyesja dhe aktivistja shqiptare që punon për kompaninë dua.com

Remini20210806163450626 2 | Lexotani

Flogerta Driza është shkrimtare/content writer dhe përkthyese e lindur në Fier dhe banuese në Tiranë që prej 10 vitesh. Pas përfundimit të studimeve të larta dhe masterit shkencor për interpretim dhe përkthim në Universitetin e Gjuhëve të Huaja ajo u dedikua për tre vjet vullnetarizmit për të drejtat e punëtorëve në shoqata sindikaliste. 
Ndër vite Flogerta mori pjesë nëpër konferenca në institucione të ndryshme si ambasadat dhe kuvendi i Shqipërisë me qëllim përfaqësimin e mijëra të rinjve, zëri i të cilëve nuk dëgjohej rreth mungesës së të drejtave të tyre. 

Pas këtij angazhimi social, Flogerta u punësua si shkrimtare në kompaninë e dua.com e cila është një platformë sociale me vendndodhje në Prishtinë dhe me qëndër në Zvicër. Kjo platformë ka si synim të bashkojë shqiptarët e diasporës kudo që ata ndodhen përmes dashurisë, ndihmës së ndërsjelltë, biznesit dhe jo vetëm.

Angazhimin e saj kundrejt edukimit të të rinjve ajo nuk e ka braktisur kurrë dhe këtë e arrin duke dhënë mësim privat në edukim karriere dhe gjuhësh të huaja. Sipas saj rinia është brezi më i rëndësishëm i një shoqërie pasi ata janë sytë nëpërmjet të cilëve do shohim të ardhmen.

Përshëndetje Flogerta Driza, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni ndër të rinjtë më aktivë dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën tuaj, kemi menduar t’ju drejtojmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që motivimi dhe eksperienca juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendoni se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj? 

Përgjigje : Unë do thoja se përgjatë këtyre viteve të jetës time kam kaluar shumë sfida, por nuk e shoh këtë vetëm në aspektin negativ pasi disa prej tyre kanë qënë vendimtare për rrugëtimin tim. Sfida e parë që kam kaluar ka qënë kur u largova nga gjiri i familjes për të bërë studimet në Tiranë. Deri në ato momente, fshati ku kisha lindur ishte “bota“ që kisha njohur gjatë gjithë jetës time, ndaj edhe shoku i transferimit në kryeqytet qe i madh edhe pse ndodhesha brenda përbrenda Shqipërisë. 

Sfida e radhës me të cilën duhet të përballesha ishte në vitin e parë kur duhet të merrja vendimin nëse duhet t’i vazhdoja, t’i braktisja studimet e të kthehesha në shtëpi apo të punoja. Kjo situatë vinte pasi gjendja ekonomike familjare ishte shumë e rënduar. Në kujtimet e mia ajo ka qënë vera më sfiduese e jetës sime, pasi kam qënë vetëm 20 vjeç, dhe pa të holla në xhep e megjithatë më në fund ja dola. Nisa dy punë njëkohësisht, punoja 12 orë në ditë gjatë verës, dhe arrita të mbijetoja me forcat e mia në Tiranë. Për 5 vitet sfiduese të studimeve punova ndërkohë që ndiqja studimet dhe ndihem krenare pasi fillova të ndihmoja dhe familjen time ekonomikisht!

Një tjetër sfidë ishte edhe kërkimi i një pune e cila do më përmbushte emocionalisht dhe nga ana monetare. 4 vjet mund e përpjekje dhe aplikime pa fund, punë në callcenter e shoqëruar me lodhje psikologjike dhe emocionale më detyruan të heq dorë dhe për 8 muaj u gjenda e papunë. Si përfundim nuk u dorëzova dhe nisa të shkruaj dhe shkrimet e mia u postuan në një blog ndërkombëtar në Belgjikë, ku shkruanin artistë nga e gjithë bota. Kjo më ndihmoi të gjej punën ku jam aktualisht. Tanimë suksesi im janë dy vite të shkëlqyera pune dhe zhvillimi personal dhe jo vetëm. Sot e them me bindje se jam e lumtur që bëj punën që dua dhe jam e kënaqur me këtë pozicion dhe kompani në çdo aspekt.

Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?

Përgjigje : Mendoj se rrugëtimi im është shumë i ngjashëm me shumë të rinj që ndodhen këtu në Shqipëri. Për ata që ndoshta mendojnë se të rinjtë shqiptar janë dembela, një steriotip ky që mua nuk më ka pëlqyer kurrë, më lejoni të them se Shqipëria ka një rini me një potencial të jashtëzakonshëm. U duhet dhënë vetëm mundësia, dhe kur tu jepet duhet të luftojnë që ta mbajnë derën e hapur. Këshilla ime e vetme është kjo: ku ka dëshirë ka edhe zgjidhje! Pavarësisht sfidave, nëse keni vullnetin për të ndryshuar jetën tuaj do ta bëni, mos e humbisni kurrë besimin tek vetja sado kohë të marrë kjo nga jeta juaj.

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Në aspektin personal pozicioni i një lideri është mishëruar tek unë kur më është dashur të përfaqësoj mijëra të rinj në shoqata të ndryshme për të drejtat e punëtorëve. Kjo pasi kam vuajtur përbuzjen ndaj punonjësit, kur më pushuan padrejtësisht dhe pa paralajmërim nga një callcenter ku punoja. Histori që nuk u mbyll me aq pasi unë i hodha në gjyq dhe e fitova në shkallë të parë të drejtën time si punëtore. 
Nga ai moment për dy vite misioni im ishte të ndihmoja sa më shumë të rinj të njihnin të drejtat dhe detyrimet e tyre. Mora pjesë në shumë konferenca sensibilizuese, fola edhe në Kuvendin e Shqipërisë me një grup të rinjsh, si dhe u ftova nga Ambasada Suedeze për të folur dhe inkurajuar të rinjtë e Shqipërisë të mos largohen nga Shqipëria por të luftojnë për të ndryshuar realitetin e tyre. Kjo eksperiencë lidershipi më bëri të kuptoja se ndryshimi nuk vjen kurrë menjëherë por është e padiskutueshme që vjen. 
Prandaj, në mendimin tim, tiparet e një lideri rrotullohen rreth të drejtave dhe detyrimeve që ka ndërsa ai udhëheq ata të cilët nuk shprehen dot njëkohësisht, por e kanë deleguar tek lideri fjalën e tyre. Një tjetër tipar është se lideri duhet ta shohë veten të barabartë me të tjerët dhe të mos harrojë se po përfaqëson interesat e një kategorie të cilës ai i përkiste më parë.

Pyetja e katër : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?

Përgjigje : Përgjatë viteve kam lexuar shumë libra, dhe pa frikë mund të them që jam një book-nerd. Si e tillë nuk do ndaja kurrë e të thoja vetëm një libër është i bukur, mëgjitahtë edhe unë kam të preferuarit e mi. Një libër që e kam lexuar katër herë, është “Krim e Ndërshkim” nga Dostojevsky. Kjo do të thotë shumë për një njeri që ka lexuar mbi 800 libra dhe që nuk i kthehet një libri më shumë se një herë. Këtë libër e mbaj fort në zemër edhe sot dhe sa herë e lexoj zbuloj gjëra të reja në të. Thellësia psikologjike e këtij libri rezonon shumë me jetën time sidomos periudha ime si studente. Një tjetër libër që do doja shumë ta lexonin njerëzit në një tjetër këndvështrim është “Udhëtimet e Gulliverit” nga Jonathan Sëift. Ah, nga t’ia nis me gjenialitetin e këtij libri, i cili edhe sot mbetet një nga veprat më të larta të ironisë e sarkazmës njerëzore. Ky është një libër që do lexuar me kujdes por që mbart në vetvete gjithë filozofinë e absurditetin e jetës njerëzore.
Libri i fundit që do doja ta ndaja me ju është “Dao De Jing” nga Lao Tzu. Ky liber është gati gati si një bibël për mua pasi të fal qetësinë për të pranuar jetën dhe ekzistencën tënde, sado e madhe dhe e vogël qoftë ajo. Shprehja ime e preferuar nga ky libër filozofik dhe çlirues është: “There is nothing better than to know that you don’t know” (Chapter 71).

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje : Nëse do t’i isha përgjigjur kësaj pyetje dy vite më parë do të thoja që nuk e di. Megjithatë, tashmë që jam në të 30-tat, me uljet e ngritjet e mia dhe me mendësinë që kam sot mund të të them se e di shumë mirë se çfarë dua nga e ardhmja dhe se ku e shoh veten. Njeriu e kalon jetën duke kërkuar atë që do dhe në momentin që e gjen brenda vetes kupton se nuk duhet të shkonte shumë larg. 
Dikur doja të bëja impakt të madh e të ndryshoja shumë gjëra në shoqëri, mirëpo kuptova që së pari duhet të filloja nga vetja. Të ardhmen e shoh duke krijuar familjen time të shëndoshë në një shoqëri që ka shumë nevojë për bërthama të shëndosha. Nëse arrij të kryej këtë mision dhe të frymëzoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë mendoj se e kam arritur misionin tim. 
Duke qënë se rinia është gjithmonë ajo pjesë e shoqërisë që unë dua ta përkrah sepse janë e ardhmja jonë, aty është edhe përqëndrimi im i momentit. Përveç punës sime, punoj edhe me adoleshentë ku jap mësim për edukim karriere dhe gjuhësh të huaja. Shpresoj të kem ndikuar për mirë në jetën e tyre dhe ti kem nxitur drejt një rruge sa më të mirë për ata. Duke punuar me rininë, duke i edukuar edhe duke i frymëzuar jam e sigurt që kjo do e ndryshojë këtë vend. Siç e përmenda më lartë, ndryshimi vjen ngadalë por është i padiskutueshëm që vjen, sepse konstantja e vetme është ndryshueshmëria.

Flogerta Driza, ju falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet e detajuara. Me shpresën se lexuesi ynë është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.

Future Albanian Leaders: Flogerta Driza, Albanian writer, translator, and activist working for dua.com

Flogerta Driza is a content writer and translator born in Fier and living in Tirana for 10 years now. After completing her higher education and her master of science in interpretation and translation at the University of Tirana, Faculty of Foreign Languages, ​​she dedicated herself to three years of volunteering for workers’ rights in trade union associations.
Over the years, Flogerta participated in conferences in various institutions such as the embassies and the assembly of Albania in order to represent thousands of young people, whose voice was not heard about the lack of their rights.
Following this social engagement, Flogerta was hired as a content writer for dua.com, a social media platform based in Pristina and with headquarters in Switzerland. This platform aims to unite Albanians in the diaspora wherever they are through love, help, business, and more.
She has never abandoned her commitment to educating young people and achieves this by giving private tutoring in career education and foreign languages. According to her, youth is the most important generation of society because they are the eyes through which we will see the future.

Hello Flogerta Driza, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the most active young people with a long experience in your field, we thought we would ask you 5 key questions in this interview so that your motivation and experience can reach our eager readers and success. Let’s start with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: I would say that over these years of my life I have gone through many challenges, but I do not see it only in the negative aspect, as some of them have been crucial to my journey. The first challenge I went through was when I left my family to study in Tirana. Until those moments, the village where I was born was the “world” that I had known throughout my life, so my transfer to the capital was a great shock, even though I was inside Albania.

The next challenge I had to face was in my first year when I had to decide whether to continue, drop out of school and return home or work. This situation came as the family’s economic situation was very aggravated. In my memories, it has been the most challenging summer of my life, as I was only 20 years old, and with no money in my pocket, and yet I finally made it. I started two jobs at the same time, worked 12 hours a day during the summer, and managed to survive on my own in Tirana. For 5 challenging years of studies, I worked while attending studies and I feel proud as I started to help my family financially!

Another challenge was finding a job that would fulfill me emotionally and financially. 4 years of endless efforts and applications, work in the call center accompanied by psychological and emotional fatigue forced me to give up and for 8 months I was unemployed. In the end, I did not give up and started writing and my writings were posted on an international blog in Belgium, where artists from all over the world wrote. This helped me find the job where I am currently. Finally, my success is two excellent years of work and personal development and not only. Today I say with conviction that I am happy to do the job I love and I am satisfied in every aspect with this position and the company I work for.

Second question: What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?

Answer: I think my journey is very similar to many young people here in Albania. For those who probably think that Albanian youth are lazy, a stereotype that I have never liked, let me say that Albania has youth with tremendous potential. They should only be given the opportunity, and when given they should fight to keep the door open. My only advice is this: where there is desire there is also a solution! Despite the challenges, if you have the will to change your life you will do it, never lose self-confidence no matter how long it takes from your life.

Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?

Answer: Personally, the position of a leader was embodied in me when I had to represent thousands of young people in various workers’ rights associations. This is because I suffered contempt for the employee when I was fired unfairly and without warning by a call center where I worked. A story that did not end with that after I sued them and won my right as a worker in the first instance.
From that moment for two years, my mission was to help as many young people as possible to know their rights and obligations. I participated in many awareness conferences, I also spoke in the Albanian Parliament with a group of young people, and I was invited by the Swedish embassy to speak and encourage the young people of Albania not to leave Albania but to fight to change their reality. This leadership experience made me realize that change never comes immediately but it is indisputable that it comes.
Therefore, in my opinion, the characteristics of a leader revolve around the rights and obligations he has while he leads those who cannot express themselves simultaneously but have delegated their voice to their leader. Another feature is that the leader should see himself as equal to others and not forget that he is representing the interests of a category to which he previously belonged.

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: Over the years I have read many books, and without fear, I can say that I am a book-nerd. As such I would never choose and just say one book is beautiful, however, I also have my favorites. One book I have read four times is Dostoevsky’s Crime and Punishment. This means a lot to someone who has read over 800 books and who does not re-read a book more than once. I hold this book in my heart even today and every time I read it I discover new things in it. The psychological depth of this book resonates a lot with my life especially my period as a student. Another book that I would love for people to read from a different perspective is Jonathan Swift’s Journeys of Gulliver. Ah, where to start with the genius of this book, which even today remains one of the highest works of human irony and sarcasm. This is a book that should be read carefully but that carries in itself all the philosophy and absurdity of human life.
And the last book I would like to share with you is Dao De Jing by Lao Tzu. This book is almost like a bible to me after giving you the peace to accept your life and existence, no matter how big or small it is. My favorite expression from this philosophical and liberating book is: “There is nothing better than to know that you do not know” (Chapter 71).

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: If I had answered these questions two years ago, I would have answered that I do not know. However, now that I am in my 30s, with my ups and downs and with the mentality I have today I can tell you that I know very well what I want from the future and where I see myself. Humans spend their life looking for what they want and the moment they find it within they realize that they should not have gone too far.
I used to want to make a big impact and change a lot of things in society, but I realized I had to start with myself first. I see the future by creating my healthy family in a society that desperately needs healthy nuclei. If I can accomplish this mission and inspire others to do the same I think I have accomplished my mission.
Since youth is always that part of society that I want to support because they are our future, that is also my focus of the moment. In addition to my job, I also work with teenagers where I teach career education and foreign languages. I hope I have influenced their lives for the better and I have pushed them towards a better path. Working with the youth, educating and inspiring them I am sure this will change this country. As I mentioned above, change comes slowly but it is indisputable that it comes because the only constant is the change.


Flogerta Driza, thank you very much for the interview and detailed answers. With the hope that our reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *