Në Shëngjin rrymat detare përpijnë 3 pjesëtarët e familjes, vrojtuesit dhe pushuesit koordinohen dhe bëjnë mrekullinë

Kordoni | Lexotani

Ata që e njohin detin në përgjithësi, dhe peshkatarët në veçanti e dinë shumë mirë sesi rrymat detare mund ta përcjellin një person shpejt deri atje ku as që e mendonte 120 sekonda më parë.

Shtjellat e atyre vorbullave tinëzare nën sipërfaqen e ujit kanë marrë shumë jetë njerëzish.

Në Shëngjin, disa dallgë tragjike po nisej t’i përpinte tinëzisht 3 pjesëtarët e një familjeje nga Kosova. Aq tinëzisht saqë ata nuk e kishin kuptuar se gjendeshin atje ku nuk kishin kontroll mbi fatin e tyre.

Por kësaj here, për fatin e mirë të tyre, sytë vrojtues të Bekrisit dhe Luçjanos kanë qënë më të shkathët sesa dinakëria e dallgëve dhe rrymave detare.

Ata kanë pikasur sesi 3 pjesëtarët e një familjeje kishin kapërcyer kufirin e sigurisë dhe gjendeshin në një pozicion të pashpresë për t’ia dalë mbanë vetë.

Ata kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Ata janë heronjtë e plazhit sot. Janë krenari.

Por jo vetëm ata. Të gjithë pushuesit aty në afërsi kanë formuar kordonin në det për të ndihmuar vrojtuesit që të sillni në breg shëndosh e mirë familjen kosovare.

Federata e Shpëtimit të Jetëve ka reaguar në lidhje me këtë rast shpëtimi në Shëngjin:


Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin. @lucjano_marku dhe @bekris_dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Tre pjestarë të një familje nga Ferizaj i Kosoves, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën. Në momentin kur 3 të rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallgët e mëdha, me shumë profesionalizëm Luçjano dhe Bekrisi kanë ndërhyrë dhe i kanë transportuar të rrezikuarit me në thellësi deri në kufirin e lejuar për notim. 

Djemtë tregojnë se kanë zgjidhur tapat kufizuese dhe kanë ndihmuar të rrezikuarit të mbahen në to. Me udhëzimet e vrojtuesve, stafi i sigurisë së Princ Adriatik Resort të ndihmuar edhe nga pushuesit janë lidhur dorë më dorë për ti kaluar atyre litarin e rulit statik të vrojtuesit. Falë Zotit 🙏 të 3 të rrezikuarit janë nxjerrë në breg dhe gëzojnë shëndet të plotë.

VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE! FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *