Zona e Novi Sadit, bashkon oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë – nga Boiken Abazi

Boiken Abazi | Lexotani

Bregoviç, Grenell dhe Hysenbelliu

Gjithkush ka të drejtën të kundërshtojë ardhjen e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë, pasi këngët e tij janë përdorur si frymëzim nga çetnikët e Serbisë në masakrat që janë kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit.

Shqiptarët do duhej ta kishin këtë vetëdije dhe ndjeshmëri. Ama duhet ngritur edhe pyetja se ç’punë kishte Irfan Hysenbelliu që e mbajti këtë javë ish ambasadorin Richard Grenell në resortin tij në Golem, e më tej e shëtiti brigjeve të jugut (shiko fotografinë).

Grenelli ka qenë e mbetet një nga mbështetësit kryesor të “Zonës së Novi Sadit”, e njohur ndryshe si Mini-Shengen/Open Balkan/Jugosllavi e Re. Grenelli ia uroi së fundmi Serbisë edhe festën fetare të “Vidovdanit”, mitin mbi të cilin Serbia përpiqet të justifikojë ekspansionin dhe hegjemoninë e saj në rajon. Por gazetarja e TV News 24, me pronar Irfan Hysenbelliun, “çuditërisht” nuk e pyeti Grenellin gjatë intervistës për urimin e tij për Vidovdanin e Serbisë. Mbase ajo nuk e ndjeu të nevojshme, sepse mbase Hysenbelliu e kishte ngritur tashmë një dolli me Grenellin për Zonën e Novi Sadit.

Mbase Hysenbelliut, pronarit të Birrës Korça, sponsorit kryesor të Festës së Birrës në Korçë bashkë me Bashkinë e Korçës, i ka vajtur në mendje që dollinë për Vidovdanin ta ngrenë edhe në Korçë me kryetarin e Bashkisë nën tingujt e këngës “kallashnikov” të Bregoviçit.

Kështu është kjo puna e Zonës së Novi Sadit, bashkon financiarisht oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë e me ish Ambasador që i falen parasë, dhe pastaj krijon edhe lidhje shpirtërore me këngë të kënduara nëpër masakra!

Grenell | Lexotani
Zona e Novi Sadit, bashkon oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë - nga Boiken Abazi | LexoTani | December 22, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *