Shqipëria është vënd i vogël dhe me burime të kufizuara njerëzore, por mbi të gjitha kultura politike, raporti i përmbysur midis partisë e shtetit, korrupsioni në vendimmarrje dhe mentaliteti i kontrollit absolut të pushtetit mbeten pengesa kryesore për progresin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve funksionale si garante të të drejtave të njeriut, ligjit dhe demokracisë.
Ja një shembull ilustrues nga vetëm disa ditë raportime të medias më 2013, kur u bë rotacioni i fundit politik. Kultura e tokës së djegur dhe e nisjes nga viti 0 përsëritet sa herë ka ndryshime politike (1992, 1997, 2005, 2013) madje edhe kur ka ndryshime të ministrave apo qeverive brënda të së njëjtës mazhorancë politike! Një foto që flet shumë për shtetin, partinë, sistemin e meritës dhe abuzimin me fjalën “reformë”.
Shënim: Instituti i Studimeve Politike është duke analizuar impaktin/kostot financiare të ndryshimeve në administratë dhe në Policinë e Shtetit gjatë viteve 2010-2020!