Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Përmes një njoftimi për media, zyra e kryeministrit tha se “obligim i yni si qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre”.
“Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë. Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, thuhet në njoftim.
Andin Hoti është i biri i Ukshin Hotit, veprimtarit të njohur i cili është zhdukur në lutën e fundit në Kosovë.
Andin Hoti ka qenë deputet i PDK-së në legjislaturën e 6-të. – Kallxo