Qytetari Aktive : Vullnetarë dhe ushtarë nga Shqipëria/Kosova bashkohen për të pastruar Vermicën dhe japin mesazhin për aksion

Vullnetaret Dhe Ushtria | Lexotani

Vullnetarët për Atdhe te Pastër janë rrjeti i parë mbarëkombëtar i dashamirësve të natyrës.

Ndërgjegjësimi, vetëdijesimi, mbrojtja dhe promovimi i natyrës janë synimet kryesore të këtij rrjeti. 

Në datën 26 Qershor ata filluan aksionin e rradhës. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e tyre në mediat sociale : 

“Dje në aktivitetin e pastrimit në Vermicë morën pjesë persona të profesioneve dhe moshave të ndryshme. Fëmijë e të rritur, penzionistë, ushtarë e gjeneralë, bjeshkatarë e peshkatarë, kayakistë e paraglajdistë, pozitë e opozitë dhe kush tjetër jo.

Ngjarja filloi me arritjen e pjesëmarrësve prej shumë qyteteve të Shqipërisë e Kosovës, por madhështinë e gjithë kësaj ngjarje ia shtuan Forcat Ushtarake te Kosovës me gjithë ato mjete si kamionë e barka.

Vullnetarët për Atdhe të Pastër arritën ta bëjnë ëndrrën e shumë brezave realitet!

Para fillimit te aktivitetit, simbolikisht u bashkuan forcat e Kosovës dhe Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës në Shqipëri, dhe për një moment kufiri administrativ u zhduk sepse ishim të gjithë së bashku Një Komb për një kauzë!

Aksioni i pastrimit u zhvillua paralelisht në të dyja anët e kufirit, ku forcat e Shqipërisë së bashku me akterë të tjerë vepruan në Morinë, ndërsa forcat e Kosovës përkrah me vullnetarët tanë por jo vetëm vepruan përreth brigjeve të Drinit nga Dobrushta e deri në Vërmicë!

Mbi 250 vullnetarë ja kthyen bardhësinë Drinit tonë, rreth 10 tonelata me mbeturina të plastikës dhe jo vetëm u grumbulluan përgjatë aksionit.

FALENDEROJMË PËRZEMËSISHT TË GJITHË VULLNETARËT, AMBIENTALISTËT, GRUPET E NDRYSHME FORMALE E JO FORMALE, TË GJITHË MBËSHTETËSIT E KËSAJ DITE TË PAHARRUESHME PËR DRININ TONË!!!“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *