Peshëngritësi Erkand Qerimaj dhe Briken Çelaj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën Tokyo 2020.
Njoftimin për Erkand Qerimaj e ka dhënë vetë kampioni në një postim në rrjetet sociale.
“Zyrtarisht i kualifikuar për Olimpiadën Tokyo 2020 për të përfaqësuar vendin tim, Shqipërinë! Pas 3 viteve Gara Kualifikuese, sakrificë dhe mund duke arritur të marrë pikët kualifikuese për këtë kompeticion shumë të rëndësishëm përsa i përket karrierës time! Faleminderit të gjithëve që me kanë mbështetur dhe besuar”, shkruan Qerimaj.
Shqipëria do të përfaqësohet me 2 peshëngritës në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen nga 23 Korriku deri më 8 Gusht në Tokio.
Pas Briken Çaljes e siguroi edhe Erkand Qerimaj. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes rifreskoi listën këtë të premte.
Qerimaj grumbulloi pikët e nevojshme, ndërsa Çalja e kishte arritur më herët me medaljet e marra.