Future Albanian Leaders : Indrit Çullhaj, xhudisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave që synon lojrat olimpike Tokyo 2021

26Fabe13 Ad96 4D3B A50F 5Dcf7D01512D 2 | Lexotani

Kush është Indrit Çullhaj? – Indrit Çullhaj është një xhudist shqiptar i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e xhudos“ nga Federata Shqiptare e Xhudos. Ai është njëkohësisht tre herë kampion i ballaknit në këtë sport dhe mban nën talentin e tij 87 medalje ndërkombëtare dhe disa çmime të tjera me rëndësi në këtë fushë. Indriti është një sportist i cili ka arritur gjithçka me përpjekje dhe qëllimi i tij është që së shpejti të kualifikohet për lojrat olimpike në Tokyo 2021
Së bashku me vëllain e tij ata drejtojnë palestrën e tyre Judo Club Tirana me qëllim edukimin e brezave të rinj me anë të sportit. 

Përshëndetje Indrit, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni një nga të rijtë më energjikë me një rrugëtim të pasur në fushën e sportit të xhudos, kemi menduar t’ju bëjmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që energjia dhe motivimi juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?

Përgjigje : Unë mendoj se të qënit një sportist i cili mban 98 medalje në rang kombëtar dhe ndërkomëtar bën që sfidat e mija të jenë shumë më ndryshe nga sportistët e tjerë. Kjo pasi çdo medalje e marrë ka vështirësitë e veta dhe për të pasur sukses nevojitet një stërvitje e veçantë por edhe një balancë në jetën e përditshme. Nga ana tjetër mungesa e mbështetjes institucionale ndaj këtij sporti ka qenë një sfidë e cila na ka frenuar dhe na frenon në arritjen e sukseseve më të mëdha. Por, nga ana tjetër me punën e palodhshme, me sakrifica dhe me ndihmën e sponsorëve po vazhdojmë drejt sukseseve.
Gjithsesi, përveç vështirësive e sfidave të shumta, arritjet gjithashtu kanë qenë të mëdha dhe unë ndihem shumë krenar. 

Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me tuajin?

Përgjigje : Ajo që dua të them së pari është që ky rrugëtim është shumë i bukur por njëkohësisht shumë i vështirë. Për të patur sukses duhet të kesh një disiplinë të jashtëzakonshme. Pavarësisht të gjitha këtyre do dëshiroja që me anë të punës time të edukoja dhe motivoja brezat e rinj që të ndjekin rrugëtimin e tyre drejt suksesit dhe në momentin kur të jenë gati të dorëzohen, të kujtojnë se suksesi qëndron në kalimin e kësaj pengese. Gjithashtu dua tu them se për tu ngritur e për të qenë dikushi, ata duhet të mos dorëzohen pasi kanë bërë 70% të punës.

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Në mendimin tim një lider duhet të ketë kaluar të gjitha vështirësitë e një sportisti dhe të dijë çdo gjë të mundshme për të qenë një lider. Duke qenë se një lider është një shembull i brezave të rinj por jo vetëm, ai duhet të jetë i kthjellët, këmbëngulës dhe i disiplinuar në jetën e tij.

Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?

Përgjigje : Unë mendoj se librat janë një burim frymëzimi dhe motivimi të cilët shërbejnë të përballesh me jetën. Në rastin tim libri i cili më ka inspiruar më shumë është ai i Muhamed Ali-së “Muhammad Ali the Greatest, my own story“ të cilin e kam lexuar në rusisht. Aty më kanë pëlqyer shumë historitë motivuese të jetës së tij të cilat i konsideroj si të pavdekshme. Këto histori dhe mënyra se si Muhamed Ali stërvitej më motivojnë në përgatitjen time.

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje : Unë besoj fort se në të ardhmen do jem një kampion bote në sportin tim dhe kjo do më mundësoj që Shqipërisë ti ofroj një shembull të arrirë për brezin e ri por edhe kënaqësinë e madhe që çdo shqiptar ndjen kur sheh flamurin shqiptar të valvitet në çdo vend të botës. Nga ana tjetër qëllimi im afatgjatë do fokusohet edhe në përgatitjen e sportistëve të rinj në këtë disiplinë të cilët do të valvisin gjithashtu flamurin tonë.

Indrit Çullhaj të falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot vlerë. Me shpresën se lexuesi ynë është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj prej kampioni dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare dhe sidomos brezat e rinj kanë nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.

Future Albanian Leaders: Indrit Çullhaj, the best Albanian judoka of all time aiming for the Tokyo 2021 Olympic Games

Who is Indrit Çullhaj? – Indrit Çullhaj is an Albanian judoka who recently received the title “the best athlete of all time in the sport of judo” from the Albanian Judo Federation. He is also a three-time Balkan champion in this sport and holds under his talent 87 international medals and several other important awards in this field. Indriti is an athlete who has achieved everything with effort and his goal is to soon qualify for the Olympic Games in Tokyo 2021.

Together with his brother they run their own Judo Club Tirana gym in order to educate the younger generations through sports.

Hello Indrit, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders“. As you are one of the most energetic young people with a rich journey in the sport of judo, we thought we would ask you 5 key questions in this interview so that your energy and motivation can reach our readers eager for knowledge and success. Let’s start with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: I think being an athlete who holds 98 medals nationally and internationally makes my challenges much different from other athletes. This is because every medal won has its difficulties and to succeed you need a special training but also a balance in the daily life. On the other hand, the lack of institutional support for this sport has been a challenge which has hindered us in the past and still hinders us in achieving greater success. But, on the other hand, with tireless work, sacrifices and the help of sponsors, we are continuing towards success.

Anyway, besides the many difficulties and challenges, the achievements have also been great and I feel very proud.

Second question: What advice would you give to someone who wants to follow a journey similar to yours?

Answer: What I want to say first is that this journey is very beautiful but at the same time very difficult. To succeed you must have tremendous discipline. Despite all this, I would like through my work to educate and motivate the younger generations to follow their path to success and the moment they are ready to surrender, to remember that success lies in overcoming this obstacle. I also want to tell them that in order to get up and be someone, they must not give up after they have done 70% of the work.

Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?

Answer: In my opinion a leader should have gone through all the hardships of an athlete and know everything possible to be a leader. Since a leader is an example to the younger generations but not only, he must be sober, persistent and disciplined in his life.

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: I think books are a source of inspiration and motivation that serve to face life. In my case the book that inspired me the most is that of Muhammad Ali, titled “Muhammad Ali the Greatest, my own story” which I read in Russian. In this book I really liked the motivational stories of his life which I consider immortal. These stories and the way Muhammad Ali trained motivate me in my training too.

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: I strongly believe that in the future I will be a world champion in my sport and this will enable me to offer to Albania an accomplished example for the younger generation but also the great satisfaction that every Albanian feels when he sees the Albanian flag waving in every country in the world. On the other hand, my long-term goal will also focus on preparing young athletes in this discipline who will also wave our flag.

Indrit Çullhaj thank you very much for the interview and valuable answers. With the hope that our reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey from champion and remind you that our Albanian society and especially the younger generations need future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *