Mbrëmjen e djeshme ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije për datën e nisjes së vitit akademik.
Sipas ministres Kushi, viti i ri akademik 2020-2021 për universitetet do të nisë më 2 Nëntor.
Urdhri është firmosur mbrëmjen e djeshme nga vetë ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi.
“Urdhëroj:
1. Viti akademik 2020 – 2021 në institucionet e arsimit të lartë fillon më datë 2 nëntor 2020.
2. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
3. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimor, si dhe institucionet e arsimit të lartë”.