Një këndvështrim historik mbi mjekësinë dhe dentistrinë.

1200Px Medicina Árabe Ii C. 1906 Veloso Salgado Sala Dos Actos Fcm Unl | Lexotani

Para mesjetës – Historia e mjeksisë dhe dentistrisë fillon që me njeriun e parë në botë. Me zhvillimin e shoqërisë çdo popull dha kontributin e tij edhe në degën e mjeksisë dhe të dentistrisë. Një datë ekzakte kur dentistria filloi si profesion më vete nuk ka, por ka prova të pa kundërshtueshme të ekzistencës së saj që në civilizimet e Egjiptit, Etruskëve në Italië Qëndrore, Arabëve dhe Kinës. Dhëmbët dhe dhimbja e dhëmbit, sëmundjet periodontale dhe humbja para kohe e dhëmbëve janë të dokumentuara që në kronikat e lashta. Sëmundjet e dhëmbëve dhe ndërlikimet e tyre, kanë qënë të njohura, por mjekimi i tyre ka qënë empirik dhe shumë primitiv.
Evidenca e parë e një ndërhyrje kirugjikale ka qënë në Egjipt. Një nofull e poshtme ka dy shpime poshtë rrënjës së molarit të parë, metodë që përdorej për drenimin e një abcesi (2750 p.K ).
Fiksimi i dhëmbëve praktikohej nga egjiptjanët, Cizeh (2500 p.K): ai tregon dy molarë të lidhur me një fije teli të fortë prej ari. Githashtu, kinezët njihen për trajtimin e sëmundjeve të dhëmbit me thikë, me djegie dhe akupunturë. Marco Polo tregon që kinezet i vishnin dhëmbët e tyre me këllëfë të hollë floriri si dekoracion (1280 p.K). Praktikat e para të protezimit ndeshen tek Fenikasit e lashtë.

Në vitet 460-370 p.K– Hipokrati, themeluesi i mjeksisë, çliroi mjekësinë nga idetë filozofike dhe superticioze.  Ai tregoi teknikat e fiksimit të dhëmbëve dhe nofullave dhe instruksionet për mbajtjen e instrumentave. Hipokrati dhe Aristoteli kanë shkruar për dentistrinë, daljen e dhëmbëve, trajtimin e dhëmbëve të prishur, sëmundjet e gingivave, heqjen e dhëmbit me darë, dhe përdorimin e telave për stabilizimin e dhëmbëve dhe frakturave të nofullave. Hipokrati e ngriti mjekësinë në nivele më të larta dhe në tekstet e tij ai i kushtoi dentistrisë 32 paragrafe.

Aristoteli (384 p.K) në librin ‘‘De Partibus Animal Culum‘‘ pëshkruan një kapitull të tërë për dhëmbët, ku nënvizon rolin e ushqimeve të buta dhe të ëmbla në prishjen e dhëmbëve. Galen në vitin 168 ishte mjeku personal i perandorit në Romë. Është i pari që tregoi ekzistencën e nervit të dhëmbit, ai rekomandoi Lima për të hequr dentinën karioze. Galeni konsiderohet mjeku I dytë i famshëm pas Hipokratit. Ai i klasifikoi dhëmbët në frontalë kanin dhe molarët.

Gjatë mesjetës – Zhvillimi i mjeksisë në mesjetë tashmë u zhvillua shumë nga ana ajo që njohim si Lindja e Mesme. Në këtë periudhë Europa nuk pati më zhvillime të reja. Dituria për mjekësinë u përhap nëpër kalifatin islam në kohën në mes të rënies së perandorisë romake në shekullin V dhe Reneissances evropiane në shekullin XV. Megjithatë , lulezimi i institucioneve mjekësore islame ka filluar gjatë shekullit IX dhe përputhet me kohën e artë të kalifatit Abbasit në lindje (749-1258).
Ky det i diturisë, i cili rrodhi nga gati 400 vjet më vonë u ndal nga pushtimi mongol në kalifatin e lindjes dhe pas renies së kalifatit të perendimit në Spanjë. Mjekësia tradicionale islame ka eklektik të lartë dhe është ngritur mbi themelet e diturisë më të hershme mjekësore, dukë përfshirë këtu diturinë indiane, romake, greke dhe siriane. Faza fillestare të fillimit të mjekësise islame ishte përqëndruar në përkthimin e veprave greke, persiane dhe nestoriane në gjuhen arabe. Kjo periudhë njihet me emrin Medressetu-Shurrah el-Igrikjjin në të cilën dijetarët kanë përkthyer të gjitha veprat greke mbi mjekësine dhe shkencën. Në të vertetë muslimanët janë meritorë për ruajtjen, ndërmjet të tjerash të shumë veprave të Galenit dhe Hipokratit dhe Evropa për herë të parë është njohur me mjekesine greke nëpërmjet perkthimeve arabe.
Në fazën tjetër të arritjes së shpejtë të shkencës greke dhe persiane, gjenerata e re e shkencëtarëve islamë ka dalë me konceptet e veta autentike dhe me kontributin e vetë në mjekësi, ndërsa veprat e këtyre skolastikëve, siç janë veprat e Ibn Sina El Raziut (Avicena) dhe të tjerëve kanë dominuar në shkollat mjekësore europiane disa shekuj me rradhë.

Kalifi abbasit Me’muni hodhi një hap gjigand në drejtim të përcaktimit të pjesëve që duheshin përkthyer dhe të shkollave mjekesore kur e krijoi Dar el – Hikma në Bagdad. Ky institucion kryesor ka përfshirë shkollën për përkthim, të cilën e ka udhëhequr mjeku dhe filozofi Hunejn i cili njëkohesisht ishte edhe përkthyes, dhe i biri i farmacistit të qytetit Hirat në Irak. Në mesin e këtyre shkollave dhe spitaleve, më i madhi dhe më i njohuri ka qenë spitali El Nuri ne Damask (1160), që ka vepruar gati 300 vjet dhe spitali Mensuri në Kairo të Egjiptit (1276).
Një kohë Bagdadi kishte afro 600 spitale , ndërsa Kordoba në Spanjë më shumë se 500. Spitalet më të mëdha kanë patur bibliotekën, klinikën jashtë ambulatore, dhe shkollat mjekësore. Këto spitale kanë punuar me kujdes e zell në hulumtimin e ndarjes së pacientëve me temperaturë apo sëmundje infektive njësoj sikurse edhe të sëmurët mendorë.
Shkollimi mjekësor është përhapur pikerisht nga këto spitale. Aty studentët kërkonin shkollën teorike dhe praktike, ndërsa këto mësime i merrnin nga mjekët dhe kirurgët e njohur që ishin zgjedhur për të shërbyer në këto spitale
. Spitali Mensuri ishte i pari që kujdesej për shkencën, mësimin dhe gjëndjen sociale. Ai kishte ndarë mbrojtjen dhe kujdesin për gratë, femijët, kujdesin ndaj të sëmurëve me sëmundje specifike, historinë e gjerë të sëmundjes dhe klinikat jashtë ambulatore. Si plotësim i kësaj ekzistonin biblioteka të vogla dhe përmbledhje private, të të gjitha veprave mjekesore me së paku 100 mijë libra. Këto biblioteka kishin vepra mjekësore, përveç veprave të tjera shkencore si veprat që flitnin për astroniminë, kiminë, gjeometrinë, filozofinë dhe shkenca të tjera. Në këtë kohë kryeqyteti lindor dhe perëndimor i kalifatit u bënë qendra të civilizimit, ndërsa institucionet mjekësore dhe puna kërkimore-shkencore financohej nga shteti.

Pas mesjetës – Rreth viteve 1300 u formuan universitetet e Parisit, Oxfordit dhe Bolonjës. Guy de Chauliac (1386) shkruan mbi patologjitë e dhëmbit dhe trajtimet e tyre. Ishte ai që e quajti dentist mjekun që merrej me trajtimin e dhëmbëve. Giovani de Arcoli (1400) vuri bazat moderne në instrumentariumin dentar. Ai këshillonte rolin e higjenës orale ditore dhe reduktimin e substancave të ftohta, të nxehta dhe të ëmbla. Është i pari që përmënd mbushjen e dhëmbit me flori. Në 1530 u botua libri i parë në Gjermani i dedikuar tërësisht dentistrisë. Në 1575 në Francë, Ambrose Pare, boton ‘’Complete Works’’.

Në shekullin 18 filloi të profilizohej dentistria si profesion më vete.
Në shekullin e 19 datojnë mjaft suksese të mjekësisë si mikroskopi, termometri, rrezet X, stetoskopi dhe EKG.
Përmirësime të shumta u bënë nga ky shekull deri në kohët e sotme në fushën e mjekësisë dhe dentistrisë.

Arbi Tarja së shpejti diplomohet në mastër shkencor për Stomatologji. Ai është i angazhuar aktivisht në konferenca të ndryshme dhe në edukimin e rinisë rreth tematikave vitale si pastertia dhe higjena orale. Fokusi i tij shkencor i studimit është mbi temën “Çrregullimet në Artikulacionin Temporo Mandibular tek protezë-mbajtësit mbi 10 vjet”.
Kontakto: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *