Vjosa Osmani : Presidenti Biden ndan vaksina për Kosovën.

Joe Biden Dhe Vjosa Osmanii

“Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre.
 
Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave.  Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht.

Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave. Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës“. – Shprehet presidentja e Kosovës në rrjetet sociale.

In English

“On March 19, 2021, I wrote to President Biden asking for the support of the United States for the donation of vaccines at a time when Kosovo was the only country in Europe that had not yet begun their administration.

On April 19, 2021 President Biden responded positively to which he pledged to address our request for vaccines. Today, we are pleased to announce that President Biden, on behalf of the United States, has decided to donate a significant number of COVID-19 vaccines to the Republic of Kosovo.

I would like to express my deepest gratitude to President Biden for this generous gesture and for the donation of COVID-19 vaccines to the Republic of Kosovo following the request addressed to him in March. Today’s official announcement is another proof of the unwavering support that our country has historically enjoyed from the United States of America.

President Biden has always been a friend of Kosovo and this donation illustrates the unstinting care and consideration he continues to show to our people. On behalf of the citizens of the Republic of Kosovo, I cordially thank him.

Kosovo and our institutions continue to remain steadfast in the Euro-Atlantic orientation and have followed the same policy in providing vaccines. God bless Kosovo and our ally, the United States of America “. – The President of Kosovo says on social networks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *