Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi është shpallur fitues i Çmimit Europian të Letërsisë 2021 për Shqipërinë.
Ishte Romani “Flama”, që bëri gazetarin me emrin e artit Tom Kuka, të rrëmbente këtë çmim të rëndësishëm letrar.
Vihet re që Demi renditet mes emrave të njohur, që po ashtu janë zgjedhur fitues në vendin e tyre si në Portugali Frederico Prederira apo Suedi Maxim Grigoriev.
Kujtojmë që romani “Flama” është krijuar në muajt e karantinës, por frymëzimi i autorit lidhet me Tiranën e para 1-shekulli. Në këtë libër vihet re një Shqipëri të ngjashme me atë të, “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej tij. Madje dhe disa nga personazhet, që sërish sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra-tjetrën.
Ersid karaj lindi në Elbasan në vitin 2001. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Dhaskal Todri” Elbasan.Vazhdon studimet e larta në Universitetin e Elbasanit në Fakultetin e Shkencave Humane në degën Gazetari. Pasioni i tij për letërsinë ka nisur qysh në moshën 12-vjecare. Ka botuar një libër me poezi me titullin “As në qiell, as në tokë”, në vitin 2019. Aktualisht studion, por duke ia kushtuar pjesën më të madhe të kohës letërsisë.
Ersidi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected]