Rastësia Qëllimi i Zotit
Një artikull për filmin që u provomovua dje, pranë kinemasë Cineplex në Tiranë.
Ky film është realizuar nga:
Shkrimtarja e re Etleva Kupsi dhe Këngëtarja, Aktorja Fjorela Forde.
Një film që i përkushtohet realitetit të hidhur shqiptar e jo vetëm, mbi dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj femrës. Një film, i cili ka goditur thellësisht ngjarjet që kemi hasur t’i dëgjojmë çdo ditë në jetën tonë.
Shembujt e kësaj natyre janë: dhuna në familje, tragjedinë ç’njerëzore, mohimin e lirisë së gruas ndaj burrit, rastësitë dhe fatet e njerëzve deri në vdekje dhe shkatërrimin e tyre psikologjik; mungesën e dashurisë, keqtrajtimin e njeriut, braktisjen dhe harresën.
Etleva Kupsi, një shkrimtare e re me pasion dhe vizion të veçantë, për artin e të shkruarit e cila e shfaq atë edhe në mënyra të tjera, jo vetëm në botim.
Fjorela Forde, këngëtare e njohur, e cila për herë të parë futet në botën e aktrimit. Aktorja e cila ka pasur një rol të vështirë dhe me ngarkesa emocionale në mjediset e njerëzve fatkeq. Njeriu në film i cili ka parë me sytë e saj keqtrajtimin dhe braktisjen në familjet shqiptare;. përpjekjet e saj për t’i ndihmuar njerëzit e “braktisur në harresë” janë të panumërta dhe të papërballueshme ngandonjëherë.
Një film që u shijuar në piedestal, i cili tërhoqi vëmendje e shikuesve dhe njëkohësisht i befasoi.
Një aktrim i shoqëruar me zë të brendshëm që të bën të reflektosh, duke prekuar momentet më delikate të shpirtit dhe vuajtjes njerëzore.
Ky film është përzgjedhur mes mijëra filmash të tjerë në Kanada, dhe kandidon për çmimin “International Women Film Festival”.
Suksesi i dy vajzave shqiptare po arrihet në mënyra të pabesuesshme dhe të larmishme.
Ersid karaj lindi në Elbasan në vitin 2001. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Dhaskal Todri” Elbasan.
Vazhdon studimet e larta në Universitetin e Elbasanit në Fakultetin e Shkencave Humane në degën Gazetari. Pasioni i tij për letërsinë ka nisur qysh në moshën 12-vjecare. Ka botuar një libër me poezi me titullin “As në qiell, as në tokë”, në vitin 2019. Aktualisht studion, por duke ia kushtuar pjesën më të madhe të kohës letërsisë.
Ersidi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected]