Përgjatë viteve dëgjojmë nëpër mediat tona rreth përmbytjeve, qoftë në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër apo në çdo qytet të Shqipërisë. Kjo situatë prek jetën e përditshme të banorëve të zonave ku ndodhin këto fatkeqësi natyrore. Çdo sezon, reshjet e shiut dhe përmbytjet vazhdojnë të rriten në shpeshtësi dhe në dendësi.
Nga se vijnë këto përmbytje, çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë ?
Vetëm në vitin 2021 ka patur me dhjetra përmbytje dhe me mijëra banorë të prekur nga kjo situatë. Sikur emergjenca e pandemisë, varfëria e papunësia të mos mungonin, halleve të shqipëtarëve i shtohen edhe barra të tilla. Këto përmbytje përveçse prekin aspektin psikologjik të banorëve, ato dëmtojnë edhe shtëpitë, bizneset e kulturat e tyre bujqësore por edhe lëvizjen e tyre. Gjithashtu, këto probleme nuk kufizohen në përmbytjet, por edhe në shembje të dherave, shembje të urave apo prishje të rrugëve. Disa prej këtyre rrugëve e urave janë ndërtuar në vitet e fundit. Një shembull është rruga në Borsh e cila pësoi një çarje dhe një pjesë e saj është bërë e pakalueshme. Kjo rrugë ishte inaguruar vitin e kaluar.
Vetëm në fillim të këtij viti janë regjistruar përmbytje të shumta në qytete si; Lezha, Laçi, Shkodra, Velipoja, Durrësi, Kukëi, Korça, Dibra etj,.
Shkaqet e këtyre përmbytjeve nuk janë vetëm reshjet e dendura por edhe keqmenaxhimi, mungesave e investimeve apo vetë keqinvestimi. Disa nga shkaqet e tjera kanë qenë mungesa e studimeve të mirëfillëta, rritja e temperaturave, shpyllëzimi, marrja e inerteve nga shtrati i lumenjëve, ndërtimet pa plan, mungesa e kanalizimeve dhe kanaleve kulluese etj,.
Por nga ana tjetër edhe infrastruktura aktuale nuk është në standartet e duhura, të cilat nuk janë të projektuara si duhen dhe nuk janë të ndërtuara për një periudhë jetëgjatë. Gjithashtu edhe investimet e reja si ajo e projekteve të Fierzës e Komanit kanë problemet e tyre dhe nuk mundësojnë shmangien e përmbytjeve.
Zgjidhjet për këto probleme janë të shumëta. Ajo që duhet bërë së pari janë studime të mirëfillëta të zonave më problematike. Kjo duhet të pasohet me projekte vizionare e afatëgjata të digave e hidrocentraleve, të cilat duhet të kryejnë funksione multifunksionale si; prodhimin e energjisë, kontrollet e plota të prurjeve, projektet vaditese etj,. Nga ana tjetër ruajtja e mjedisit duhet të jetë aspekt kryesor i parandalimit të përkeqësimit të situatës
Ardit Kuqa është menaxher projektesh në fushën e biznesit dhe inovacionit social. Aktualisht punon si menaxher dhe drejtues projektesh në “Etude Plus” në zonën e Parisit. Arditi ka studiuar Inxhinjeri Biznesi, Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai është i apasionuar pas edukimit dhe sipermarrjes, si mekanizma për të përmirësuar jetën e qytetarëve, shoqërisë dhe funksionimin e demokracisë. LexoTani është njëra prej disa nismave që kontribuon në këtë aspekt. Arditi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected] ose në profilin e tij LinkedIn – https://www.linkedin.com/in/kuqaardit-yourchoice/