Për nënat me një ose disa fëmijë, pandemia ka ndikuar akoma më tej në shtimin e punëve të shtëpisë dhe presionin psikologjik.

Nena Me Femijet

Sociologu Emmanuelle Santelli, drejtor kërkimi në Qëndrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor në Francë, intervistoi disa çifte para dhe gjatë krizës Covid-19, si pjesë e një projekti kërkimor.
Gjatë krizës dhe bllokimeve të Covid19, shumë gra, veçanërisht nënat e fëmijëve të vegjël, ndien një “kthim prapa”, për shkak të punës shtesë shtëpiake që u takon atyre, shpjegon Emmanuelle Santelli. Sociologu, drejtor i hulumtimit të CNRS në Qendrën Max-Weber në Lyon, intervistoi rreth pesëdhjetë njerëz para pandemisë në lidhje me jetën e tyre martesore. 
Ajo mori në pyetje tridhjetë prej tyre përsëri gjatë pandemisë, si pjesë e një projekti kërkimor, për të kuptuar se si ka ndikuar kjo situatë e pashembullt në jetën e tyre private.

Pyetje e saj ishte : A i ka ndikuar pandemia Covid-19 në ndonjë mënyrë të veçantë gratë?

Siç e dimë pandemia i ka prekur të gjithë, gratë në përgjithësi dhe më specifikisht nënat me fëmijë. Gratë e reja pa fëmijë ishin në gjendje ta përjetonin këtë periudhë pothuaj “si pushime”. Pra, gratë e reja në përgjithësi menduan se kjo periudhë nuk ndryshoi shumë për sa i përket shpërndarjes së detyrave në shtëpi.

Nga ana tjetër, për gratë që kishin një fëmijë të vogël ose shumë fëmijë, “presioni shtëpiak” që është ushtruar mbi to ka qenë jashtëzakonisht i fortë. Për nënat, kjo situatë e krijuar nga pandemia zbuloi inercinë e ndarjes së punëve gjinore në shtëpi. 
Ato kuptuan se sapo të gjendeshin në një situatë të domosdoshme duhet të qëndronin në shtëpi, si në kohën e karantinimit të parë.  Gjithashtu një numër i madh i grave kanë pasur ndjenjën e një hapi prapa: si gratë e viteve 1950, pasi atyre iu desh të kryejnë detyra shtëpiake dhe arsimore.  Për shkak të këtyre detyrave, perspektivat profesionale u zhvendosën në plan dytësor…

Meqenëse një shumicë e madhe ishin të punësuara – qoftë në punë fizike ose në distancë – organizimi i jetës në familje dhe barra mendore për to ishin edhe më të mëdha se zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *