Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit

Policia | Lexotani

Paraditen e sotme, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi synohet të përmirësohet puna e përbashkët në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit do të koordinojnë veprimtarinë e tyre përmes nxjerrjes së udhëzimeve që do të shmangin zvarritjet që shkakton praktika e deritanishme në trajtimin e çështjeve, gjë që do të sjellë ulje të numrit të referimeve të dërguara nga Policia në prokurori, për disa vepra penale, për të cilat Kodi i Procedurës Penale parashikon të drejtën e viktimës për t’iu drejtuar gjykatës.

Ky Memorandum do të rrisë efektivitetin e punës mes këtyre dy institucioneve dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për qytetarët.

/Lexotani.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *