Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi foli për videot në “TikTok” të gjyqtares Enkeleda Kapedani.
Murrizi kërkoi që të bëhet një raport i detajuar me gjyqtarët e gjyrtaret që janë “qejflinj të botoksit”, duke iu referuar zonjës Kapedani dhe të verifikohen shpenzimet e tyre.
Murrizi u shpreh se nuk ka ndonjë hata si dridhet një gjyqtare, por se ku i merr paratë për shpenzimet që bën në lidhje me vendimet që merr.
“Dy fjalë për zotin Metani meqenëse më ka ik. I nderuar inspector i lartë i Drejtësisë, nuk mund që të merresh me asnjë Tik Tok të asnjë gjyqtareje të Shqipërisë. Pse nuk mundesh?
Këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë. Nga kërkimi më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjëse të zyrave dhe studiove ligjore të pedagogëve që japin mësim tek Magjistratura, janë juristë të administratës shtetërore të përkrahur politikisht dhe më rezulton se janë bij e bija të gjyqtarëve të korruptuar të shkarkuar.
Unë nuk merrem me këto veglat, Tik Tok, Instagram. Por jam interesuar.
13 gjyqtare që vetëm kosto financiare, fryrje buzësh, rregullim karabinaje, parakolp dhe prapakolp shkojnë mbi 30-40 mijë euro kur e kanë rrogën…
Shiheni more ju kush është qejfli TikToku, shiheni se keni kapur atë vajzën atje, ah sa ka si ajo, 13 copë. Tik tok Himara, tik tok Dhërmiu, Tik tok Dubai, TikTok Katari. T’i shikosh si janë, dy gisht lecka në kraharor, botoksi i gjallë gjithandej. Nga i gjejnë këto lekë. Sa kushton botoksi, unë nuk e di.
Pra Zoti Metani, atje ku je, ti merr sa të duash gurkali për të pastruar depozitën, por qelbsillëku juaj të cilin ti ke detyrimin për ta pastruar, fillo tek burimi. Ndaj Komisioni i Ligjeve duhet të kërkojë një raport të detajuar tek drejtori i Magjistraturës. Çdo ditë e më keq. Të shihen qejflinjtë e botoksit, t’u verifikohet pasuria e integriteti. Unë nuk kam asnjë lloj pengu apo pishmani një person që dridhet. Po si dridhet vetë punë e madhe, por problemi është ku e gjen BMW-në me timon në krah të djathtë. Ku i gjen rrobet Guçi, sa kushton fryrja e noçkave, në përputhje me rrogën që ka. Nuk kam parë ndonjë gjë të llahtashme tek TikToku i famshëm.”- fjalimi i Murrizit.
In English
In today’s plenary session in the Assembly, MP Myslim Murrizi spoke about the videos on “TikTok” of Judge Enkeleda Kapedani.
Hawthorn asked for a detailed report with the judges and officials who are “botox addicts”, referring to Ms. Kapedani and to verify their expenses.
Hawthorn said that there is no hata how a judge trembles, but where he gets the money for the expenses he makes in relation to the decisions he makes.
“Two words about Mr. Metani since he left me. Honorable High Inspector of Justice, you can not deal with any Tik Tok of any judge of Albania. Why can not?
Here is the festering fountain, you seek to clean the deposits above the roof. The research shows that more than 50 percent of magistrates are employees of law offices and law studios that teach at the Magistrates, are politically supported state administration lawyers, and it turns out that they are the sons and daughters of corrupt dismissed judges. .
I do not deal with these tools, Tik Tok, Instagram. But I’m interested.
13 judges that only financial costs, puffy lips, carabiner adjustment, bumper and rear bumper go over 30-40 thousand euros when they have a salary…
See more you who TikToku is happy, see that you caught that girl there, ah how many like her, 13 pieces. Tik tok Himara, tik tok Dhërmiu, Tik tok Dubai, TikTok Qatar. To look at them as they are, two fingers on the chest, live botox everywhere. Where do they find this money. How much botox costs, I do not know.
So Mr. Methane, where you are, you take as much turmeric as you want to clean the deposit, but your stink which you have the obligation to clean, start at the source. Therefore, the Law Commission should request a detailed report from the Director of Magistrates. Every day worse. To see the pleasures of botox, to verify their wealth and integrity. I have no kind of pledge or regret a person who trembles. Yeah Al that sounds pretty crap to me, Looks like BT aint for me either. Where does Guçi find the clothes, how much does the swelling of the nails cost, in accordance with the salary he has. “I have not seen anything terrible in the famous TikToku,” said Murrizi.