Ministri Grek në Kosovë, asnjë fjalë për njohjen e Kosovës: mbështesim liberalizimin e vizave, ju i keni përmbushur kriteret

Donika Gervalla Dhe Nikos Dendias | Lexotani

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias vizitoi përsëri Prishtinën këtë javë, por nuk e përmendi në asnjë moment mundësinë e njohjes së shtetësisë së Kosovës. Megjithatë, ai tha se vendi i tij mbështet heqjen e vizave për kosovarët dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne besojmë që Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ne jemi po ashtu pro-liberalizimit të vizave për juve, sepse ju keni përmbushur kriteret. Ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë edhe në fushën e sundimit të ligjit. Është e qartë se ne mbështesim fuqishëm vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që mes palëve të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme. Ne, pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë, e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona“, tha ministri i Jashtëm grek.

Këto komente ai i bëri pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla Schwarz. Kjo e fundit shfrytëzoi këtë takim që t’i kërkonte homologut njohjen e Kosovës nga Greqia.

“Njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit tonë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Greqinë e konsiderojmë si një kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan. Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që të pranohet një fakt i tillë, aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin. Por, duke pasur parasysh faktin se Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne riafirmojmë se me Greqinë dhe me partnerët tjerë të BE-së do të vazhdojmë intensivisht dialogun edhe rreth kësaj çështje”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Pavarësisht mosnjohjes, Greqia dhe Kosova janë pajtuar që statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë të avancojë nga një zyrë ekonomike në një zyrë me qasje interesi në fusha të ndryshme.

Pas takimit me ministren Gërvalla, kryediplomati grek, Dendias është pritur edhe nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

In English

Greek Minister in Kosovo, no word on recognition: we support visa liberalization and dialogue with Serbia

Greek Foreign Minister Nikos Dendias visited Pristina again this week, but did not mention at any point the possibility of recognizing Kosovo citizenship. However, he said his country supports the abolition of visas for Kosovars and the Kosovo-Serbia dialogue.

“We believe that the Western Balkans should be part of the European Union, we are also pro-visa liberalization for you, because you have met the criteria. We are here to help you in the area of ​​rule of law. It is clear that we strongly support the continuation of the Kosovo-Serbia dialogue, so that a legally binding agreement is reached between the parties. “Despite our neutral stance and the status of Kosovo, we have an office in Athens, which since 2019 continues to be there and deal with economic issues and we hope that this office will be even more helpful in our relations.” said the Greek Foreign Minister.He made these comments after meeting with his Kosovar counterpart, Donika Gërvalla Schwarz. The latter used this meeting to ask its counterpart for the recognition of Kosovo by Greece.

“We consider the recognition and respect of our country’s independence by all members of the European Union, including Greece, as an essential contribution to stability in the Balkans. Kosovo’s independence is an inalienable fact and the sooner such a fact is accepted, the sooner a stable perspective for the region is secured. “, Given the fact that Greece still sees Kosovo’s independence from a different perspective, we reaffirm that with Greece and other EU partners we will continue the intensive dialogue on this issue,” said Minister Gërvalla.

Despite the non-recognition, Greece and Kosovo have agreed that the status of the Kosovo Office in Athens will advance from an economic office to an office with access to interest in various fields.

After the meeting with Minister Gërvalla, the Greek chief diplomat, Dendias was also received by the President, Vjosa Osmani, the Speaker Glauk Konjufca and the Prime Minister Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *