Lajm i mirë nga Kosova : Ministrja Arbërie Nagavci deklaratë për 100.000 euro bursa e subvencione për studentët

Arberie Nagavci | Lexotani

Të dashura studente, të dashur studentë.

Që nga koha kur kam pranuar detyrën e Ministres së Arsimit, kam pranuar me dhjetra kërkesa nga të rinjët tanë për përkrahje financiare të studimeve jashtë vendit. Andaj dhe kam vendosur që të shpallim thirrjen për mbështjen e studentëve të pranuar në universitete të ndryshme të botës.

Kjo është mbështetje simbolike krahas angazhimit tuaj për shkollim dhe për të fituar kultura të reja nga vende të ndryshme të botës. MASHTI, ofron edhe bursa e subvencione të tjera për studentët dhe studiuesit tanë, por e kam parë të rëndësishme që nga kategoria e mjeteve të parapara për grante dhe subvencione të ndajmë 100.000 euro me anë të kësaj thirrjeje publike.

E bindur që çdo mundësi që ju ofrojmë sot do ta ktheni në kontribut për shoqërinë dhe vendin, do të punojmë me përkushtim e transparencë të plotë.

Për kriteret e konkursit dhe procedurat e aplikimit, më poshtë e gjeni të bashkangjitur linkun me të gjitha informacionet. 

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/06/20210609162723664.pdf?fbclid=IwAR1lCEnXgsFFXZyQWkkmGQmUudBZZ3K-b59QjsbWdrIFpLQSbQeLus17koQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *