Lajm i mirë : Bashkimi Europian do dhurojë €9 milionë për reformën në drejtësi

Be Dhe Shqiperia | Lexotani

Bashkimi Evropian do të japë edhe 9 milionë euro për reformën në drejtësi në Shqipëri. BE deri më tani ka dhënë 50 milionë euro për reformën.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca në konferencën për 5 vjetorin e reformës në drejtësi, të premten, u shpreh se:

“Shqipëria duhet të lërë pas të shkuarën e të ecë drejt BE-së. Nëse bashkoni forcat çdo gjë është e mundur. Të vendosësh në vijë reformën ka qënë e vështirë sepse ajo targeton korrupsionin dhe ndëshkimin.

Zbatimi kërkon pragmatizëm, dhe lidership, të qëndrosh përballë dhe të vazhdosh edhe kur rezultatet janë të vështira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *