Mediumit zviceran, të cilit i dha intervistë, i ka reaguar Kryediplomatja Donika Gërvalla, duke theksuar se ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.
Gërvalla, e cila nga ky medium u citua të ketë thënë se civilë shqiptarë janë vrarë pas luftës dhe se për ta duhet të ketë drejtësi, sot shkruan se nëse janë kryer krime, ato i kanë bërë individët, e jo UÇK-ja.
“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka përmendur UÇK-në dhe FARK-un që tha se kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.
“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar Gërvalla.
“Gërvalla-Schwarz kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK. Viktimat ishin serbë, romë dhe shqiptarë oponent të UÇK’së”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mdiumit zviceran për të cilin Gërvalla dha intervistë.
Pas reagimeve të ashpra ndaj saj, Gërvalla tha mbrëmë se publikimi i intervistës së saj në mediat kosovare është “një fushatë që po bëhet kundër saj”