Ditën e sotme, më 2 qershor 2021, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar Liza Gashin si zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Znj. Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I. Kryeministri e ka uruar znj. Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftimin për media.
“Menaxhimi, ndërmarrësia, hulumtimi, diplomacia dhe zhvillimi janë fusha në të cilat znj. Gashi ka bërë studime dhe ka përvojë globale. Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Wartburg College në Iowa. Po ashtu ka diplomuar në United World College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë.
Ka udhëhequr shumë shoqata, organizata e projekte, ndërkaq së fundmi ishte drejtore ekzekutive e Germin, një emër suksesi ky i urës sonë me diasporën. Diaspora jonë kërkon punë dhe vazhdimësi në procesin për ndërtimin e urave ndërlidhëse. Liza Gashi është mirë e përgatitur dhe me ekspertizë të i shërbej kësaj nevoje pikërisht tani. Liza Gashi nuk është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, përfundon njoftimi.
In English
Today, on June 2, 2021, the Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has appointed Liza Gashi as Deputy Minister of Foreign Affairs and Diaspora.
“Mrs. Gashi was Deputy Minister of Foreign Affairs and Diaspora in the Government Kurti I. The Prime Minister congratulated Mrs. “Gashi for the new position and wished her success in fulfilling her duties and responsibilities”, it is said in the press release.
“Management, entrepreneurship, research, diplomacy and development are areas in which Ms. Gashi has done studies and has global experience. He completed a Master’s degree in Public Administration at Arizona State University and a Bachelor’s degree in International Relations, Political Science and Spanish at Wartburg College in Iowa. He also graduated from United World College in Costa Rica and the National University of Córdoba in Argentina.
She has led many associations, organizations and projects, and most recently was the executive director of Germin, a success name of our bridge with the diaspora. Our Diaspora requires work and continuity in the process of building bridges. Liza Gashi is well prepared and with expertise to serve this need right now. Liza Gashi is not a member of the VETËVENDOSJE Movement! ”, The announcement ends.