I riu Fitim Pireva kërkonte ndihmë prej disa muajsh, prezantuesja nxjerr në emision pamjet që i riu po gënjente: Nuk ishin jetim, kishte punë dhe shtëpi.

Edita Doli

I riu i cili kërkonte ndihmë nga njerëzit për dhurim të parave dhe për ndihma, Fitim Pireva, është zbuluar nga emisioni ‘Radar’, se ai ka qenë duke gënjyer prej disa muaj.

Fillimisht Fitim Pireva, ka kërkuar ndihmë në emisionin e Edita Dolit, derisa ajo i kishte premtuar se ekipi i saj do të merret me rastin e tij dhe do t’i dalë në ndihmë.

Mirëpo ata kishin zbuluar se personi në fjalë është duke gënjyer dhe kushtet e tij nuk janë të dobëta. Emisioni e ka thirrur në telefon dhe i ka kërkuar atij që të kërkoj falje ose ndryshe do të paditet.

Fitim Pireva në fillim hezitoi, por më pas e pranon se e gjitha ka qenë gënjeshtër dhe kërkoi falje.

Në emision janë publikuar edhe pamje ekskluzive të kamerave gjersa ai dhe vëllai i tij futen në banesën ku jetojnë me disa vajza.

Mësohet se kjo familje kishte mashtruar prej disa muajsh, duke thënë se janë tre fëmijë jetim dhe nuk kanë kushte të mira për të jetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *