Future Albanian Leaders : Dr. Serena Leka, sipërmarrëse në fushën e Bioteknologjisë dhe kërkuese shkencore & pedagoge në Universitetin Aarhus në Danimarkë

Dr. Serena Leka

Kush është Dr. Serena Leka? 

Dr. Serena Leka është kërkuese shkencore, sipërmarrëse multidisiplinare dhe një profesioniste kurioze. Ajo është e interesuar në bashkëveprimin e “Idea Management” dhe “Artificial Intelligence” me objektiv arritjen e inovacionit rrënjësor për start-up(et) në proçes zhvillimi të produkteve të reja. 
Dr. Serena ka mbaruar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet nga Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu studimet Master në fushën e Menaxhimit Ekzekutiv në Universitetin Aarhus me bursë të financuar plotësisht nga qeveria Daneze.
Momentalisht, ajo po ndjek studimet PhD në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin Aarhus të Danimarkës. Prej 4 vitesh, Serena është lektore në po të njëjtin universitet në lëndën “Applied Innovation in Engineering”. Në vitin 2019, Serena fitoi çmimin e parë të “Global Innovation Summit in Chengdu, China” me start-up(in) e bioteknologjisë CELLUGY.
Para se të largohej nga Shqipëria në vitin 2015, ajo kontribuoi si aktiviste për rininë, edukimin dhe mjedisin. Së fundmi, ajo ishte speaker e TEDx AUBG, në të cilën diskutoi ndikimin pozitiv të mbajtjes së shënimeve (note-taking) në karrierën e saj profesionale dhe jetën personale. 
Dr. Serena njihet për entuziazmin e saj mes miqve dhe kolegëve dhe për batutat e saj të pafundme.

Përshëndetje Dr. Serena Leka, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se vendi ynë ka nevojë për një rini të arrirë në aspektin akademik por edhe atë të sipërmarrjes, të cilët gjithashtu janë shembuj të punës së palodhshme, kemi menduar t’ju bëjmë 5 pyetje kryesore në mënyrë që eksperienca dhe motivimi juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj? 

Përgjigje : Së pari, unë besoj se nuk mund të flitet për suksese pa kapërcyer sfidat e të gjitha llojeve. Në mendimin tim, suksesi është i bazuar në eksperienca dhe varet mbi vlerat personale që gjithkush çmon. Deri më tani, unë kam zotëruar cilësitë e të qenit guximtare për atë që është e drejtë, vazhdimësi në të qenit kurioze dhe mendimit jo-tradicional. Kjo e gjitha e shoqëruar me një vullnet dhe mentalitet të fortë në kërkimin e qëllimit/kuptimit të çdo hapi në jetë. 
Sa për sfidat, duke qenë një grua ambicioze, shpeshherë jam përballur me sjellje stereotipike dhe gjykuese. Sigurisht, askush nuk mund ti luftojë i vetëm këto pengesa dhe është një fakt që shumë vajza dhe gra kalojnë të njëjtat sfida, pavarësisht se ku ndodhen në botë. 
Për të folur hapur për këto sfida dhe për të gjetur zgjidhjet në tejkalimin e tyre, së bashku me një kolege të dashur, Shweta Agarwala, ne kemi filluar një podcast për gratë në STEM (science, technology, engineering, and mathematics) dhe Entrepreneurship, të quajtur HER Frequency.

Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm? 

Përgjigje : Kohët e fundit hasa në thënien e mëposhtëm: “Know the difference between enjoying youth and destroying the future!” Kjo më bëri të kuptoja se unë isha e vetëdijshëm për këtë moto thellë brenda meje dhe po punoja për aspiratat personale shumë herët. 
Prandaj këshilla ime është se pavarësisht se në cilën pikë të jetës gjendeni në këtë moment, koha për të vepruar është e duhura, dhe duhet të filloni të veproni që tani. Në të njëjtën kohë mos harroni të festoni sukseset tuaja dhe menjëherë përpiquni të parashikoni hapat e ardhshëm të arritjeve personale, për çfarëdo afati kohor që i vendosni vetes tuaj. 
Ndërkohë që i bëni të gjitha këto, kujtoji vetes se nga erdhe, çfarë të solli atje, kush ishte sistemi yt i suportit dhe çfarë ju kushtoi të ishit ku jeni. Një vetëdije e tillë ndaj rrugëtimit tuaj individual do t’ju mbajë me këmbë në tokë, dhe do të pasqyrojë fushat e jetës tuaj të cilat duhet ti përmirësoni.

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse? 

Përgjigje : Në lidhje me këtë pyetje besoj se nuk ka një stil të vetëm lidershipi të përshtatshëm për të gjitha rastet. Personalisht, unë vlerësoj rezultatet e lidershipit të përbashkët, ku lideri udhëheq ekipin, por anëtarët marrin vendime dhe përgjegjësi mbi rezultatet në përputhje me pikat e forta individuale. 
Unë inkurajoj fuqimisht praktikat e transparencës në vendin tim të punës, pasi ato ofrojnë një pasqyrim të dinamikës së përgjithshme organizative, dhe ato mundësojnë një pamje globale rreth vendimeve strategjike të çdo niveli. Mos harroni fuqinë pozitive të buzëqeshjes dhe nevojën e njohjes së ekipit tuaj, përveç të konsideruarit ata si punonjës.

Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot? 

Përgjigje : Siç e dini, në shkollën e mesme, ne kemi një listë leximi të disa librave të cilët duhet ti analizojmë përpara se të shkojmë në shkollën e lartë. Nëse nuk i keni bërë akoma detyrat e shtëpisë si duhet, atëherë ju e keni gati listën e librave që duhen lexuar. 
Përveç kësaj, unë do të evitoj përzgjedhjen e emrave të autorëve ose titujve dhe në vend të tyre ju këshilloj : të ndryshoni zhanrin herë pas here, për shembull, nga trillimet shkencore kaloni në histori, lexoni biografi, shfletoni erotikë, analizoni librat e zhvillimit personal, etj. 
Përveç kësaj, mbani gjithmonë një sy në librat e njohur profesionalë në fushën tuaj të punës dhe përpiquni t’i përzgjidhni ata, ose madje të dëgjoni një përmbledhje audio të atyre, ose ndoshta një intervistë të një autori.

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje : Në të ardhmen unë do të jem aty ku është familja ime, ose ajo që më rriti ose ajo që unë do të krijoj. Pavarësisht nëse do jetë në Shqipëri apo diku tjetër, nuk mund të them me siguri, thjesht se në vitet në vijim do të më gjeni në Danimarkë ndërsa udhëtoni për punë dhe kënaqësi. 
Unë jam larguar nga vendi im për rreth 6 vjet tani dhe gjithmonë e shoh veten duke soditur ide dhe projekte për të kontribuar përsëri atje. Megjithatë, unë jam akoma duke kërkuar një model të përshtatshëm për të strukturuar kontributet në mënyrë më të qëndrueshme. Nëse e lexoni këtë dhe keni një zgjidhje në mendje, mund të na kontaktoni! Deri atëherë, unë do të këshilloj të rinjtë për të gjetur rrugët e tyre arsimore dhe të karrierës dhe t’i bashkohem çdo iniciative të hapur nga diaspora.

Tashmë jemi në fund të intervistës. Dr. Serena Leka ju falenderoj shumë për kohën dhe përgjigjet e detajuara e me plot vlera. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.

Future Albanian Leaders : Dr. Serena Leka, Ph.D. Fellow at Aarhus University & Entrepreneur in the field of Biotechnology, Denmark 

Who is Dr. Serena Leka?

Dr. Serena Leka is a multidisciplinary and curious Ph.D. researcher interested in the interplay of Idea management and Artificial Intelligence/ Machine learning for the ambition of conducting radical innovation for firms in new product development processes. She has a Bachelor in Finance & Accounting from the University of Tirana, Faculty of Economics, followed by a Masters in Executive Management at Aarhus University, under a fully funded Scholarship from the Danish Government.
Now, she is attending her Ph.D. studies in the Department of Electrical and Computer Engineering, Aarhus University. For about 4 years now, Dr. Serena is a lecturer of Applied Innovation in Engineering and a free-spirited practitioner, attending to the needs of early stage startups mainly thriving in sustainability and communication strategies. Her favorite success story as a woman in entrepreneurship is through CELLUGY. In 2019, Serena brought home the first prize of the Global Innovation Summit in Chengdu, China, for this biotech startup.
Before leaving Albania in 2015, she contributed to the non-for-profit ecosystem as an activist for Youth, Education & Environment. Dr. Serena is known for her enthusiasm among friends and colleagues and for her endless jokes. Recently, she was a TEDx AUBG speaker, emphasizing the impact of notetaking in her professional career and personal life. 

Hello Dr. Serena Leka, thank you for accepting the invitation for an interview in “Future Albanian Leaders”. Given that our country needs examples of accomplished youth in terms of academia but also that of entrepreneurship, who are also examples of hard work, we thought to ask you 5 key questions so that your experience and motivation reach even to our readers eager for knowledge and success. Let’s start with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer : I believe that one cannot talk about success without overcoming challenges of all sorts. In addition, in my opinion, success is case-based and dependent on what personal values one cherishes. So far, I have mastered the qualities of being courageous for what is right, continuity in being curious, and non-traditional thinking, coupled with a strong will and seeking purpose in all life steps. As for challenges, oftentimes, I have faced stereotypical behaviors as an ambitious woman. One can’t fight these obstacles alone, and it is a fact that many girls and women go through the same, no matter where they are in the world. To openly speak about the issues and summarize alternatives to overcoming them, together with a dear colleague, Shweta, we have started a podcast for Women in STEM and Entrepreneurship called HER Frequency. 

Second question: What advice would you give to someone who wants to follow a journey similar to yours?

Answer : I recently came across the following quote: “Know the difference between enjoying youth and destroying the future!” It gave me the realization that I was aware of this motto unconsciously and worked for my aspirations very early on. No matter what point in life you are at the moment, the time to act is correct, and you should start now. Celebrate the successes and instantly try to foresee the next steps of the following milestone, for whatever timeframe. In the meantime, remind yourself where you came from, what brought you there, your support system, and what it costed you to be there. Such an awareness of your individual journey will keep you grounded, and it will reflect areas in your life that you need to improve. 

Third question: In your opinion, what are the necessary characteristics of a leader and why?

Answer: There is no single leadership style appropriate for all occasions. Personally, I appreciate the outcomes of shared leadership, where the leader guides the team at times, but members take charge and accountability of results according to the individual strengths. I strongly encourage transparency practices in my workplace, as they provide insight into overall organizational dynamics, and they facilitate a helicopter view for strategic decisions at any level. Don’t forget the power of laughter and knowing your team, besides the employee side.  

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: In high school, we are provided with a reading list of books we should go through before going to college. If you didn’t do your homework then, there you have any must-read books J. I will avoid the name-dropping of authors or titles and instead recommend the following: Change the genre from time to time, for example, from science fiction to history, biography, erotica, self-help books, and so on. In addition, keep an eye on the popular professional books in your area of work and try to skim them, or even listen to an audio summary of those, or maybe an author’s interview.  

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: I will be where my family is, either the one that raised me or the one I will create. Whether that is Albania or elsewhere, I cannot say for a fact, just that in the following couple of years you will find me in Denmark while traveling for work and pleasure. I have left my country for about 6 years now, and I always find myself contemplating ideas and projects for contributing back. Yet, I am to find a suitable model to structure the contributions more steadily. If you read this and have something in mind, please do reach out! Until then, I will keep advising youngsters in finding their educational and career paths and join any open initiative from the diaspora.  

We are already at the end of the interview. Dr. Serena Leka thank you very much for the time, the detailed and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *