Adrian Bahja, ka mbarur studimet Bachelor dhe Master në degën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë periudhës së studimeve Master, ai ka punuar pranë Albtelecom në pozicionin e Service Desk dhe si Specialist i Qendrës së Funksionimit të Rrjetit / Network Operation Center Specialist.
Fill pas eksperincës së marrë në Albtelecom, kurioziteti profesional e drejtoi Adrianin drejt Teknologjisë së Informacionit / IT-së, ku si fillim punoi si specialist IT në kompaninë Gulf Oil dhe më pas si Inxhinjer i Infrastrukturës IT tek BNT Electronics. Gjithashtu ai ka punuar si eksperti i teknologjisë Hybrid Cloud në kompaninë Bullgare Telelink Business Services.
Momentalisht Adriani punon si Inxhinjer VMware në departamentin e kërkim-zhvillimit pranë kompanisë Runecast Solutions. Kjo kompani është e ideuar nga një grup system admin-ësh, me bazë në Çeki, e ngritur mbi idenë për tu ofruar system admin-ëve të tjerë një platformë për të analizuar sistemet e IT-së që ata administrojnë për problemet me konfigurimet apo me sigurinë që mund të kenë, dhe për ti drejtuar drejt zgjidhjes.
Përshëndetje Adrian Bahja, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni ndër të rinjtë më energjikë dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën e IT-së, kemi menduar t’ju drejtojmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që motivimi dhe eksperienca juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.
Pyetja e parë : Cilat mendoni se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?
Përgjigje : Në universitetin në të cilin kam përfunduar studimet, dhe mendoj në shumicën e universiteve, pajisesh më shumë me njohuri bazë të fushave të ndryshme. Duke qenë kështu, unë nuk kam marrë një drejtim specifik e të orientuar sipas tregut të punës. Kjo më ka shkaktuar vështirësi në gjetjen e një profesioni në treg dhe ka përbërë një nga sfidat e mia kryesore.
Nga ana tjeter, kam qenë vazhdimisht në kërkim të një profesioni që do më bënte të ndjehesha mirë dhe që do të më sfidonte të jepja më të mirën time. Ky sigurisht ka qenë një rrugëtim i vështirë dhe sfidues, por pavarsisht këtyre ka qenë interesant sepse më ka bërë të njoh veten në rrethana dhe kushte të ndryshme. Mendoj se në këtë rrugëtim, një nga faktorët që më ka ndihmuar drejt suksesit, është fakti që asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur nga vetja ime me anën profesionale dhe kjo më ka bërë të mësoj e të punoj më fort e në mënyrë të vazhdueshme.
Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?
Përgjigje : Fusha e IT-së sot është shumë e gjërë dhe po avancon me hapa të mëdha dita ditës. Në cilëndo degë të pemës së madhe të IT-së të kapesh, mendoj se ka shumë mundësi për tu zhvilluar dhe për të ecur përpara profesionalisht. Ajo çfarë ka rëndësi, është që të zgjedhësh atë që të vë në punë, të sfidon dhe më e rëndësishmja të bën ta duash atë që bën.
Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?
Përgjigje : Nga eksperienca ime, ata të cilët unë i kam parë si lider kanë qenë personat të cilët janë treguar të thjeshtë e shoqërorë dhe të komunikueshëm. Ata kanë qenë gjithmonë të hapur ndaj kritikave, mendimeve dhe sugjerimeve të ekipit që ata drejtojnë.
Jo çdo lider është perfekt dhe i kupton të gjitha situatat, por e rëndësishme është të ulet e të komunikojë me çdo individ të grupit që ka nën përgjegjësi. Kjo krijon një atmosferë të atillë që ndikon në shfaqjen e një performance më të mirë dhe të një potenciali të plotë nga antarët e grupit.
Pyetja e katër : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?
Përgjigje : Nga librat që kam lexuar, libri që do veçoja dhe që më ka pëlqyer më shumë është “njeriu që kërkon vetveten” i Halit Ertugrul. Ky libër tregon një histori të jetuar të vetë autorit dhe rrugëtimin e tij në njohjen dhe në gjetjen e vetes. Siç tregohet edhe nga titulli, ky libër i drejtohet të gjithë atyre të cilët kërkojnë të gjejnë vetveten, pra, atë qënien plot mrekulli e cila është e aftë të bëjë gjithçka që ëndërron në qoftë se e drejton vullnetin nga rruga e duhur.
Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?
Përgjigje : Për sa i përket anës profesionale, besoj se rrugëtimi im do vazhdojë drejt virtualizimit (Virtualization) dhe Cloud Technology, e cila është plot me të reja çdo ditë, në të cilën ka shumë për të eksploruar e mësuar.
Nga ana tjetër, gjithmone kam pasur dëshirë që një ditë, të zhvilloj kurse për studentët në Shqipëri e të mundohem ti jap një orientim drejt asaj ku po shkon teknologjia sot dhe çfarë kërkohet në tregun e punës. Kjo për arsye sepse mua personalisht më ka munguar kur kam qenë student dhe mendoj se është shumë e nevojshme për të rinjtë që të marrin një orientim të përqëndruar drejt një fushe më specifike dhe jo të kenë thjeshtë njohuritë bazë dhe të përgjithshme.
Një dëshirë tjetër që kam në lidhje me kontributin tim për shqiptarët është të formojmë një ekip donatorësh në fushën e IT-së, dhe ti mundësojmë studentëve në nevojë bursa studimi, që edhe ata të mund të ndjekin ënderrat e tyre dhe të bëhen nesër individë me vlera, e të japin gjithashtu kontributin e tyre në shoqëri.
Adrian Bahja, ju falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet e detajuara. Me shpresën se lexuesi ynë është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.
Future Albanian Leaders: Adrian Bahja, Information Technology Engineer who works for various companies at European level
Adrian Bahja has completed his Bachelor and Master studies in the field of Electronic Engineering at the Polytechnic University of Tirana. During the Master studies period, he worked at Albtelecom in the position of Service Desk and as a Network Operation Center Specialist.
Immediately after the experience gained at Albtelecom, professional curiosity led Adrian to the Information Technology / IT, where he first worked as an IT specialist at Gulf Oil and then as an IT Infrastructure Engineer at BNT Electronics. He also worked as a Hybrid Cloud technology expert at the Bulgarian company Telelink Business Services.
Adrian currently works as a VMware Engineer in the Research & Development department at Runecast Solutions. This company is conceived by a group of system administrators, based in the Czech Republic, based on the idea of providing other system administrators with a platform to analyze the IT systems they administer for problems with configurations or the security they may have, and to guide them towards the solution.
Hello Adrian Bahja, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the most energetic young people with a long experience in the field of IT, we thought to ask you 5 main questions in this interview so that your motivation and experience reach our avid readers for knowledge and success. Let’s start with the first question.
First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?
Answer: At the university where I graduated, and I think at most universities, you are provided with more basic knowledge in various fields. As such, I have not taken a specific, labor market-oriented direction. This has caused me difficulty in finding a profession in the market and has been one of my main challenges.
On the other hand, I was constantly looking for a profession that would make me feel good and that would challenge me to give my best. This has certainly been a difficult and challenging journey, but despite these, it has been interesting because it has made me know myself in different circumstances and conditions. I think that in this journey, one of the factors that has helped me towards success, is the fact that I have never been satisfied with myself professionally and this has made me learn and work harder and continuously.
Second question : What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?
Answer: The field of IT today is very wide and is advancing by big steps day by day. In whatever branch of the big IT tree you catch, I think there are many opportunities to develop and move forward professionally. What matters is that you choose what puts you to work, challenges you, and most importantly makes you love what you do.
Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?
Answer: From my experience, those I have seen as a leader have been people who have been shown to be simple, sociable and communicative. They have always been open to criticism, new thoughts and suggestions of the team they lead.
Not every leader is perfect and understands all situations, but it is important to sit down and communicate with every individual in the group under your responsibility. This creates such an atmosphere that influences the display of a better performance and a full potential by the band members.
Fourth question : What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?
Answer: From the books I have read, the book that I would single out and that I liked the most is Halit Ertugrul “The Man Who Seeks Himself”. This book tells a lived story of the author himself and his journey in knowing and finding himself. As the title suggests, this book is addressed to all those who seek to find themselves, that is, that miraculous being who is capable of doing everything he dreams of if he guides his will towards the right path.
Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?
Answer: On the professional side, I believe that my journey will continue towards Virtualization and Cloud Technology, which is full of updates every day, in which there is much to explore and learn.
On the other hand, I have always wanted to one day develop courses for students in Albania and try to give an orientation to where technology is going today and what is required in the labor market. This is because, I personally lacked it when I was a student and I think it is very necessary for young people to take a focused orientation towards a more specific field and not just have basic and general knowledge.
Another wish I have about my contribution to Albanians is to form a team of donors in the field of IT, and to provide scholarships to students in need, so that they too can pursue their dreams and become individuals with values, and also give their contribution to society.
Adrian Bahja, thank you very much for the interview and detailed answers. With the hope that our reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.