Arbër Zaimi: Në vjeshtë “Vetëvendosja” organizohet në Shqipëri

Arber Zaimi | Lexotani

Në një intervistë të shtruar, këto ditë zhvillimesh të vakëta politike, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Arbër Zaimi tregon për “Gogo.al” planin për vjeshtën në Shqipëri.

“Ne e kemi bërë të ditur që ne do të organizohemi në Shqipëri dhe do të kemi një strukturë të organizimit sepse këtë e kërkojnë aktivistët tanë, e kërkojnë qytetarët … Po, në këtë moment ne jemi në fazën e diskutimit dhe strategjia jonë është strategji mbarëshqiptare pra nuk do të jetë vetëm në Tiranë po sigurisht do të synojë gjithë Shqipërinë dhe një nga synimet që e kemi shprehur dhe publikisht është që në zgjedhjet e tjera ne të jemi me një listë të plotë kandidatësh, e cila duhet të rrjedhë nga strukturimi i plotë në gjithë Shqipërinë.”, thekson Zaimi, i cili shton se për të konkuruar për një subjekt si Vetëvendosja është më e lehtë të fillohet nga zgjedhjet kombëtare.

Zaimi shprehet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi i shkëmbimit të territoreve por thjesht ka ndryshuar tonin. “Nuk ka këtu një ndryshim të qëndrimit po sigurisht ka një ndryshim të tonit sepse z. Kurti nuk ka pse të bërtasë më për këto gjëra, është kryeministri i Kosovës, i cili çon përpara politikat e Kosovës në mënyrë diplomatike…”, komenton ai. Zaimi, që ka ndjekur nga afër zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në vend dhe e njeh së brendshmi fushatën interpreton edhe elementët specifikë të saj, sidomos duke e parë në krahasim me fushatat në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *