Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi të hënën se BE duhet ta heqë të drejtën individuale të shteteve anëtare për të vendosur veton ndaj politikave të jashtme, pasi blloku evropian nuk mund të mbahet peng.
Komentet e tij reflektojnë acarimin e Berlinit me mënyrën se si vende anëtare, si për shembull Hungaria, pengojnë Unionin të veprojë për çështje për të cilat thuajse të gjitha shtetet bien dakord.
“Nuk mund t’i lejojmë vetes të mbahemi peng nga njerëz që pengojnë politikën e jashtme të Evropës me vetot e tyre”, deklaroi Maas.
Shefi i diplomacisë gjermane nënvizoi se nëse një vend bën një gjë të tillë, atëherë ai vë në rrezik kohezionin e tërë Evropës.
“Ndaj, vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo nënkupton se mund të mundemi me vota”, theksoi Maas.
Deklaratat e tij vijnë si një kritikë e pazakontë e Gjermanisë ndaj një vendi anëtar. Gjermania, e vetëdijshme për peshën politike dhe ekonomike që ka në BE, bën shumë kujdes që të mos duket si një vend dominues kur bëhet fjalë për të vendosur.
Në prill, Hungaria bllokoi një deklaratë të BE-së që kritikonte ligjin kinez për sigurinë e Hong Kongut, duke minuar përpjekjet e bllokut për t’u përballur me Pekinin për kufizimet e lirisë dhe demokracisë në ish-koloninë britanike.
Gjithashtu, muajin e kaluar Budapesti refuzoi të ratifikonte një marrëveshje të re tregtare mes BE-së dhe vendeve afrikane, atyre të Karaibeve dhe të Paqësorit, si dhe refuzoi të mbështeste thirrjen e Unionit për një armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës.
In English
The German Foreign Minister declares that Germany seeks to remove the veto in the European Union
German Foreign Minister Heiko Maas said on Monday that the EU should abolish the individual right of member states to veto foreign policy, as the European bloc cannot be held hostage.
His comments reflect Berlin’s outrage at how member states, such as Hungary, prevent the Union from acting on issues on which almost all states agree.
“We cannot allow ourselves to be held hostage by people who obstruct Europe’s foreign policy with their vetoes,” Maas said.
The German Foreign Minister stressed that if a country does such a thing, then it endangers the cohesion of the whole of Europe.
“Therefore, the veto must be lifted, even if it means we can vote,” Maas said.
His statements come as an unusual criticism of Germany towards a member state. Germany, aware of its political and economic weight in the EU, is very careful not to look like a dominant country when it comes to deciding.
In April, Hungary blocked an EU statement criticizing Chinese security law in Hong Kong, undermining the bloc’s efforts to confront Beijing over restrictions on freedom and democracy in the former British colony.
Also last month, Budapest refused to ratify a new trade agreement between the EU and African, Caribbean and Pacific countries, and refused to support the Union’s call for a ceasefire between Israel and Palestine.