Itali : U lirua nga burgu Giovanni Brusca, mafiozi famëkeq i 100 vrasjeve. Tronditet opinioni publik italian.

Giovanni Brusca

Lirimi nga burgu i një mafiozi famëkeq për 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit Giovanni Falcone, ka trazuar ndjeshëm opinionin publik në Itali.

Giovanni Brusca, i njohur si “Kasapi i njerëzve” u lirua së fundmi pas 25 vitesh burg dhe do të vazhdojë lirisht jetën nën programin shtetëror italian të mbrojtjes së dëshmitarëve, pavarësisht se ka pranuar se është përfshirë në 100 vrasje.

Dënimi me vetëm 25 vite burg dhe lirimi nën mbrojtje të Bruscas, tashmë 64-vjeçar, është bërë prej faktit se në vitin 1996, pasi u arrestua, pranoi të dëshmonte kundër rrjetit mafioz të “Cosa Nostra”-s drejtuar nga famëkeqi Salvatore “Totò” Riina, i njohur si “Bisha”. Ai ndihmoi në zbardhjen e një serie vrasjesh prej vitit 1980 e deri në mesin e viteve 90-të. Megjithatë kjo nuk e ka lehtësuar atë nga pesha e krimeve që ka kryer.

Brusca ishte personi që në vitin 1992 shtypi telekomandën e gjysmëtoni tritol që ishte vendosur poshtë rrugës ku do të kalonte prokurori anti-mafia Giovanni Falcone dhe eskorta e tij. Si rezultat bashkë me Falconen humbën jetën bashkëshortja dhe tre truproja.

Dy muaj më vonë Brusca ishte gjithashtu pjesë e grupit që organizoi ekzekutimin me tritol ndaj kolegut të Falcones, Paolo Borselinos. Vrasjet e dy prokurorëve më aktivë në luftën ndaj mafies përkujtohen edhe ditët e sotme në Itali si momenti i kthesës pasi shoqëria dhe shteti përshkallëzuan luftën kundër organizatave mafioze.

Përveç dy ekzekutimet e prokurorëve, Brusca ka pranuar vrasjen e 11-vjeçarit Giuseppe Di Matteos  në janar 1996. Djaloshi, i biri i një ish-mafiozi i cili ishte penduar dhe kthyer në dëshmitar, u mor peng për kërcënim. Më pas ai u torturua derisa u vra. Brusca dhe bashkëpunëtorët e tij i tretën trupin në acid.

Kjo ngjarje tronditi rëndë opinionin publik, që kërkoi për Bruscan dënimin me burgim të përjetshëm. Pas lirimit nga burgu, 25 vite më pas, të shumtë kanë qenë ata që kanë deklaruar se “kjo nuk është drejtësi”. Tina Montinaro, bashkëshortja e një prej truprojave të Falcones që u vra në vitin 1992, i tha gazetës italiane “La Repubblica” se ndihej e tradhtuar nga shteti.

“Njeriu që shkatërroi familjen time është i lirë… shteti s’është me ne,” – tha Montinaro.

Ngjashëm edhe motra e Falcones ndau të njëjtin opinion. Maria Falcone tha për mediat italiane se ndihej tmerrësisht e trishtuar nga ky lajm. Por reagime të tilla kanë ardhur edhe nga politikanët. Udhëheqësi i të djathtës “Lega Nord”, Matteo Salvini shkroi në Twitter se “kjo nuk është drejtësia që meritojnë italianët”. Në një intervistë radiofonike lideri i qendrës së majtë, Partisë Demokratike, Enrico Letta, tha se ky ishte “një grusht që lë pa frymë”.

In English

Giovanni Brusca, the infamous 100-murder mobster, was released from prison. Italian public opinion is shocked.

The release from prison of a notorious mobster for 100 murders, including the murder of prosecutor Giovanni Falcone, has significantly upset public opinion in Italy.

Giovanni Brusca, known as the “Butcher of the People”, was recently released after 25 years in prison and will continue to live freely under the Italian state witness protection program, despite admitting to being involved in 100 murders.

Brusca, now 64, was sentenced to just 25 years in prison and released under the protection of the fact that in 1996, after being arrested, he agreed to testify against the Cosa Nostra mafia network run by the infamous Salvatore Totò Riina, known as “The Beast”. He helped uncover a series of murders from the 1980s to the mid-1990s.

However this has not relieved him of the gravity of the crimes he has committed.

Brusca was the person who in 1992 suppressed the half-toned tritol remote control that was located down the road where anti-mafia prosecutor Giovanni Falcone and his escort would pass. As a result, together with Falcon, his wife and three bodyguards lost their lives.

Two months later Brusca was also part of the group that organized the tritol execution of Falcone’s colleague Paolo Borselinos. The assassinations of the two most active prosecutors in the fight against the mafia are still remembered today in Italy as a turning point as society and the state escalated the fight against mafia organizations.

In addition to the two executions of prosecutors, Brusca has admitted to the murder of 11-year-old Giuseppe Di Matteos in January 1996. The boy, the son of a former mobster who had repented and turned into a witness, was taken hostage for intimidation. He was then tortured until he was killed. Brusca and his associates dissolved the body in acid.

The incident shocked public opinion, which demanded that Bruscan be sentenced to life in prison. After his release from prison, 25 years later, many have declared that “this is not justice.” Tina Montinaro, the wife of one of Falcone’s bodyguards who was killed in 1992, told the Italian newspaper La Repubblica that she felt betrayed by the state.

“The man who destroyed my family is free; the state is not with us,” Montinaro said.

Similarly Falcone’s sister shared the same opinion. Maria Falcone told Italian media that she felt terribly saddened by the news. But such reactions have also come from politicians. The leader of the right “Lega Nord”, Matteo Salvini wrote on Twitter that “this is not the justice that the Italians deserve”. In a radio interview, the leader of the center-left Democratic Party, Enrico Letta, said it was “a breathtaking punch”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *