Kush është Sadi Lika? – Sadi Lika është themelues i LikSad e-Bike dhe Greenposta. Të dyja këto aktivitete kanë një impakt pozitiv ekologjik dhe synojnë nxitjen e njerëzve në përdorimin e mjeteve ekologjike për lëvizje dhe transport.
Përshëndetje Sadi Lika, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni një nga të rijtë më energjikë me një rrugëtim të pasur, kemi menduar të ju bëjmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që energjia dhe motivimi juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë.
Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?
Unë mendoj se sfidat më të mëdha gjatë rrugëtimit tim të deritanishëm kanë qenë mposhtja e mentalitetit negativ të shoqërisë shqiptare dhe parregullsitë në funksionimin e institucioneve shtetërore dhe ligjeve përbërse të tij. Ndërsa sukseset më të mëdha për mua janë arritjet që kam korrur në aspektin profesional dhe atë personal.
Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me tuajin?
Këshillat kryesore që unë mund ti jap të rinjve shqiptarë është që ata të ndjekin pasionin dhe të mos lejojnë askënd të ndikojë negativisht në mëndjen e tyre duke cënuar rrugëtimin personal drejt suksesit.
Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?
Unë mendoj se karakteristikat kryesore që duhet të posedojë çdo lider janë; aftësia e të ndikuarit pozitivisht tek njerezit dhe të mundësuarit atyre që të besojnë në vizionin dhe qëllimin e përbashkët.
Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?
Në fakt nuk mund të them një librër në veçanti pasi janë disa të tillë. Por librat që lexoj kryesisht janë ata që prekin zhvillimin personal të njeriut, biznesin, komunikimin dhe organizimin personal. Më pëlqen të lexoj figurat e mëdha të kësaj fushe, ata të cilët janë best seller authors.
Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?
Unë besoj se në të ardhmen do jem duke punuar në mënyrë aktive për të realizuar idetë dhe pasionet e mia dhe për të qenë në shërbim të komunitetit tim. Gjithashtu mendoj se aktiviteti im do të përfshijë të gjithë njerzit në tërësi dhe jo vetëm shqiptarët në veçanti. Nuk mendoj se duhet ta kufizojmë kontributin tonë në disa njerëz por të jemi të hapur, në qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Unë të gjithë i konsideroj miq. Prandaj, kontributi im, do të jetë gjithmonë një përpjekje për përmirësimin dhe ndryshimin pozitiv të jetës së çdokujt.
Sadi Lika të falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot vlerë. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.
In English
Who is Sadi Lika? – Sadi Lika is the founder of LikSad e-Bike and Greenposta. Both of these activities have a positive ecological impact and aim to encourage people to use ecological means of movement and transportation.
Hello Sadi Lika, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the most energetic young people with a rich journey, we thought we would ask you 5 key questions in this interview so that your energy and motivation reach even our readers eager for knowledge and success. Let’s begin.
First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?
I think that the biggest challenges during my journey so far have been overcoming the negative mentality of the Albanian society and the irregularities in the functioning of state institutions and its constituent laws. While the greatest successes for me are the achievements I have reaped in the professional and personal aspect.
Question two: What advice would you give to someone who wants to follow a journey similar to yours?
The main advice I can give to Albanian youth is for them to pursue passion and not allow anyone to negatively influence their mind by undermining their personal path to success.
Third question: In your opinion, what are the necessary characteristics of a leader and why?
I think the key characteristics that every leader should possess are; the ability to positively influence people and enable them to believe in a shared vision and purpose.
Fourth question: What is the most beautiful book you have read that has inspired you to date?
In fact I can not say one book in particular as there are several such. But the books I read mostly are the ones that touch on personal human development, business, communication and personal organization. I like to read the big figures in this field, those who are best selling authors.
Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?
I believe that in the future I will be actively working to realize my ideas and passions and to be of service to my community. I also think that my activity will include all people in general and not just Albanians in particular. I do not think we should limit our contribution to some people but be open, whether they are Albanians or foreigners. I consider them all friends. Therefore, my contribution will always be an effort to improve and positively change everyone’s life.
Sadi Lika thank you very much for the interview and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.