Për pak ditë dalin frutat e hershme tek pazari i ri, e njëkohësisht me to del dhe vendimi i Bashkisë Tiranë me në krye lali Erin për të hequr nga qarkullimi abonetë e përgjithshme për 3 muaj. Ky vendim detyron qytetarët shqiptarë që të paguajnë edhe më shumë në ato urbanë bangladeshas për të njëjtat “shërbime“.
Pas disa fotove të bukura, xhirove me biçikleta, hipjes në urban dhe marrjes së zgjedhjeve duket se lali Eri po ngordh të ja rrisë pak çmimet me stil dhelpërak qytetarëve shqiptarë.
Po cilët prek më shumë ky vendim i heqjes së aboneve? Sigurisht që përdoruesit më të shumtë të aboneve janë ata të cilët kanë paga të ulëta, ata që përdorin vazhdimisht transportet publike për të shkuar në punë dhe ata të cilët kanë angazhime të ndryshme ditore.
Pas rritjes së çmimit të ujit, tarifave të pastrimit, gjelbërimit dhe taksën shtesë të arsimit, Veliaj u bë bashkë me pronarët e autobusave urbanë dhe e rriti çmimin e biletës, më pas të aboneve dhe tashmë po përdor një tjetër marifet, duke hequr nga qarkullimi abonetë e përgjithshme. Ky stil dhelprak do ti detyrojë tani qytetarët të paguajnë më shumë. Sidomos atë pjesë të qytetarëve që i duhet të përdorin më shumë se 2 urbanë për të shkuar në punë, në shkollë për të marrë fëmijët, në vizitë tek të afërm etj.
Për këtë kategori njerzish, që mendohet të jenë shumica e përdoruesve, zgjidhja për të kursyer ishte sigurimi i një aboneje të përgjithshme që e blinin me 16 mijë lekë të vjetra. Por tanimë atyre do tu duhet që të shpenzojnë deri në 30 mijë lekë të vjetra në muaj për të përdorur transportin publik.
Le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Nga 30 ditët e muajit po marrim 22 ditë (duke hequr 8 ditë të fundjavave). Supozojmë që qytetari duhet të marrë 2 urbanë vajtje dhe 2 kthim. 1 urban kushton 400 lekë të vjetra. 4 urbanë kushtojnë 1.600 lekë të vjetra.
22 ditë x 1.600 lekë dita = 35.200 lekë të vjetra muaji. Duke përjashtuar edhe përdorimin e urbanëve në fundjavë që një qytetar mund të ketë nevojë të bëjë.
Pra qytetarit, në vend të 16.000 lekë të vjetra, tanimë i duhet të paguajë 35.200 lekë të vjetra. Nëse këtë shumë e shumëzojmë me 3 muaj, qytetarit i bie të paguajë 105.600 lekë të vjetra, në vend të 48.000 mijë lekë të vjetra me abone të përgjithshme pë 3 muaj.
Duke qenë se jeni njerëz të zgjuar e me shkollë bëjini vetë llogaritë : 105.600 – 48.000 = …….
Po nuk e gjetët dot po jua them unë… qytetarët do paguajnë E PAKTA 57.600 lekë më tepër. Po ska gjë se bajmë ne, se jemi shqiptarë. Le të na rrjepin. Ne i japim votën prap lali Erit si dënim.
Por mos harro, atë 57.600 që do paguash më tepër, mund të merrje dhe 3 abone të tjera të përgjithshme. Gëzuar.