Rrjeti i studentëve shqipëtarë në Ile de France ka filluar hapat e organizimit nën objektivin “Rrjeti Studentor, një trampolinë projektesh”.
Këtë herë, duke u përshtatur me kushtet aktuale të shkaktuara nga Covid-19, Rrjeti Studentor në bashkëpunim me “Association Albania” e kthyen takimin me shqipëtaren nga Franca, Anjeza Shena rreth projektit të saj Talkinno në një webinar me Skype. Ky organizim u bë me ndihmën e Ardit Kuqa dhe Kastriot Gjoni, ideues të këtij Rrjeti. Për organizatorët ishte një ekperiencë e parë, organizimi i një webinari të tillë, i cili doli me sukses. Një takimi i tillë bëri të mundur bashkimin e shqipëtarëve nga Shqipëria e Kosova që jetojnë jo vetëm në Francë por edhe në Shqipëri.
Në këtë takim të parë u bashkuam gjithësej 19 të rinj studentë dhe profesionistë të fushave të ndryshme; inxhinierike, letrare dhe diplomatike. Takimi kaloi nën një atmosferë miqësie dhe shkëmbimet mes pjesmarrësve ishin të shumta.
Le të bëjmë një përmbledhje të këtij webinari.
Anjeza Shena është e dubël-diplomuar si inxhiniere ndërtimi profili Strukturist nga Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) dhe nga École Spéciale des Travaux Publics (ESTP) de Paris sipas marrëveshjes që ekziston midis dy universiteteve. Pas studimeve, ajo ka zgjedhur fushën e projektimit dhe ka marr pjesë në projektet madhështore të centraleve nukleare dhe rrjeteve nëntokësore të stacioneve të metros të Parisit i quajtur Grand Paris Express. Ajo jep gjithashtu mësim në ESTP në lendët Rezistence Materiale dhe Konstruksione Metalike.
Muajt e fundit ajo ka nisur një projekt të ri i quajtur Talkinno avec Anjeza për të shpërndarë informacione mbi risitë teknologjike. Aktualisht, ky projekt shfaqet si një kanal YouTube “Talkinno avec Anjeza” ku janë trajtuar tema inovatore në fushën e ndërtimit si psh BIM (Bilding Information Modeling), printimi 3D, skaneri 3D, realiteti virtual dhe realiteti i shtuar. Eshtë një kanal në gjuhën frënge por me titra shqip, anglisht dhe fërngjisht të cilat mund të aktivizohen duke i dhënë mundësinë të gjithëve të ndjekin episode prej 10 minutash.
Temat janë trajtuar në mënyrë të thjeshtësuar për të lehtësuar kuptimin e tyre nga persona të specialiteve të ndryshme. Trajtohen tema në mënyrë praktike duke folur jo vetëm për shpikjet dhe metodat e reja por edhe për aplikimin e tyre në industri, në tregun francez dhe atë ndërkombëtar përmes projekteve të shumëllojshme dhe duke cilësuar kompanitë e ndryshme.
Synimi afatshkurtër është zgjerimi i temave në fusha të tjera, forcimi i komunitetit rreth Talkinno-s, dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja mbi tematikat e ardhëshme dhe zhvillimin e Talkinno-s. Kjo do bëjë të mundur në një periudh afatmesme, jo vetëm forcimin e kanalit YouTube “Talkinno avec Anjeza” por edhe krijimin e një platëforme web të pavarur me një sistem inteligjent për komunitetin, me më shumë përmbajtje dhe shërbime. Ky sistem i ardhshëm do mundësoj realizimin e projekteve të reja inovatore për ti dhënë shtytje shkencës dhe teknologjisë dhe sidomos projekteve me një impakt pozitiv social dhe mjedisor.
Sipas Anjezës, ky projekt do ecë falë JUSH! Të gjithë mund të japin një kontribut, duke ndjekur kanalin, duke u abonuar ose duke folur për të.
Le të mbështesim Anjezën dhe projektin Talkinno në arritjen me sukses të kësaj aventure.