Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. “Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”….. Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e shkruar e Andrea Bogdanit, që la amanet botimin e gramatikës shqipe, mund të transkriptohet lehtë në gjuhën e sotme shqipe. Janë qindra si këto dokumente që plotësojnë hendekun e atyre pseve për mungesën e shkrimit shqip gjatë pesë shekujve të push timit osman. Për studiuesin Mark Palnikaj është fakt që në pesë shekuj shkollat dhe gjuha shqipe janë në një vijimësi të pandërprerë. Ai argumenton me një seri dokumentesh në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” vijimësinë e tyre gjatë pesë shekujve nën sundimin osman, deri në 1905-n- kur u mor vendimi për çeljen e shkollave tërësisht në gjuhën shqipe.
Osmanët e luftonin gjuhën dhe shkollën shqipe, por shqiptarët sakrifikuan dhe i mbajtën gjallë, duke u bërë ruajtës të identitetit tonë. Mark Palnikaj është aq entuziast pas zbulimit të çdo dokumenti që flet për çelje të shkollave shqipe që nga Shkodra, në Shkup, në Mal të Zi e deri në Prevezë; nga ‘500-a në ‘600-n e nga ‘700-a, në ‘800-n e 900-n. Por, dje, duke përshëndetur nga Vatikani, ku po kërkon arkiva të reja Mark Palnikaj tha: “Kam gjetur plot gjëra, por këtë herë jam mërzitur… sesa pak dimë për historinë tonë”. Ndërsa në intervistën për Shqiptaren, ai rrëfen për dokumente e shkolla të njohura e të panjohura, duke na tërhequr fort vëmendjen e duke e plotësuar mozaikun e njohurive mbi këtë temë. -Zoti Palnikaj, ju shkoni shpesh në Arkivat e Vatikanit, e sot që po flasim jeni aty. Përveç dokumenteve në latinisht që lidhen me historinë tonë, ju nuk reshtni së reklamuari zbulimet e dhjetëra dokumenteve të shkruara në gjuhën shqipe përgjatë shekujve, nga 1500-a deri në fundin e 1800-s. Çfarë rëndësie historike kanë dokumentet e zbuluar.
Palnikaj: Me këto dokumente unë dua të zbulojë të plotë historikun e shkrimit të gjuhës shqipe dhe të shkollave shqipe në trevat shqiptare. Për historikun e shkollave shqipe janë mbajtur një numër shumë i madh konferencash madje edhe kongrese dhe janë botuar shumë libra dhe studime ku janë identifikuar kontributet e të parëve tanë arbëror për shkollat dhe shkrimin shqip qysh nga shekulli XIII e këtej. Edhe studiuesit shqiptarë e shumë studiues të huaj kanë sjellë të dhëna për shkrimet e para në gjuhën shqipe dhe për shkollat e para në trevat arbërore, para se të formohej shteti shqiptar. Por nga studimet e kryera vitet e fundit, sidomos nga viti 1930 e deri më sot, është zvogëluar roli i shkollave shqipe të hapura nga klerikët tanë të nderuar deri në shekullin XIX, me pretendimin se “ato kanë qenë shkolla fetare”. Një mendim i tillë më duket shumë i padrejtë sepse në të gjithë kontinentin evropian shkollat e para janë hapur në fillim nga institucionet fetare.
Në trevat shqipfolëse të asaj kohe vetëm priftërinjtë kishin arsimin e nevojshëm për të mundësuar lëvrimin e gjuhës shqipe të asaj kohe dhe ata klerikë ishin kryesisht shqiptar, por në ndonjë rast, kontribute me rëndësi dhanë edhe klerikët me kombësi jo shqiptare që shërbyen në Shqipëri. Barleti, Beçikemi, Dhimitër Frangu, Buzuku, Bardhi, Bogdani, për shekujt XVI dhe XVII, na kanë lënë monumente me rëndësi në këtë fushë duke na dhuruar veprat e pavdekshme të historive për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeu, “Mesharin”, Fjalorin Latinisht Shqip, Doktrinë dhe vepra të tjera të prezantuara dhe të njohura në shumë punime të mëparshme. Sipas burimeve arkivore na faktohet se Stublla e shqiptarëve të Malit të Zi pati shkollën e parë shqipe që në vitin 1584, e qe vijoi deri me 1 shkurt të vitit 1905, kur u shpall famulli më vete. Ishte filial i Letnicës.
Data 5 shkurt, ndërkaq shënon fillimin e semestrit të dytë të vitit shkollor 1904 – 1905, tashmë të Stubllës së pavarur nga Letnica. Komuna e Vitisë datën 5 shkurt e ka futur në Statutin e Komunës si ditë feste të Shkollës Shqipe. -Ndërkohë ka një opinion në popullsinë e gjerë se shqip është shkruar pas themelimit të Alfabetit të Manastirit 1908. Ndërsa në rrethet akademike ka pasur një studim të kufizuar në fakte si Formula e pagëzimit e Pal Engjëllit dhe “Meshari i Gjon Buzukut” (1555). Cilat janë shembujt më të parë që do të sillnin fakte për një shkrim të pandërprerë të shqipes gjatë shekujve? M. Palnikaj: Unë mjafton t’ju kujtoj disa shkolla prestigjioze të shekujve të kaluar ku mësohej shqip. Përmend këtu kolegjin ilirik të Loretos, që është hapur në vitin 1555 e që përgatiste klerikë për Ballkanin dhe rajonin e push tuar nga turqit. Një pjesë e shqiptarëve përgatiteshin për ritin grek ortodoks dhe një pjesë përgatiteshin për ritin latin, kishën katolike romane, që përfshinte zonat nga Shkumbini e sipër e deri në Prevezë, e deri në Shkup. Të gjitha këto vende ishin pjesë e ritit latin. Universiteti i Loretos ka përgatitur kuadro për të shërbyer në Shqipëri, si klerikë apo ipeshkvij. Pra, pesë shekuj me radhë, pa asnjë ndërprerje shqiptarët kanë shkruar shqip, e janë shkolluar në shkolla shqipe. Dokumente të tilla ka shumë, sepse nuk janë të rastësishme, për kohën kanë qenë normale. Ndaj argumenti për zanafilla të shkrimit shqip me alfabetin e saj nder pese shekuj, nuk ka pse të mbështetet në dokumente aq të rrallë, që ju i përmendët.
Në këtë kohë, me sa duket Selia e Shenjtë për të ruajtur besimin e krishterë të ritit roman, pra jo ortodoks të Kostandinopojës, zgjodhi si strategji të saj arsimimin e besimtarëve nga trevat ballkanike të push tuara nga turqit, për t’i bërë ballë ekspansionit të dhu nshëm të fesë dhe kulturës islame. Për këtë qëllim, për studentët e këtyre trevave ajo ka hapur disa shkolla. Në fillim, në vitin 1584 u hap Kolegji Ilirik i Loretos i cili me ndërprerje të shkurtra ndenji i hapur deri në vitin 1860. Sipas regjistrit themeltar të studentëve të regjistruar në këtë kolegj, nga trevat e Arbërisë, Dioqezës së Shkupit dhe të Tivarit, të cilat ishin me popullsi shqipfolëse, në këtë kolegj u regjistruan 124 persona. Në vitin 1663 është hapur Kolegji Ilirik i Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746. Nga trevat shqiptare të përmendura më sipër, gjatë kësaj kohe në këtë kolegj u regjistruan 82 shqiptar nga të cilët 10 prej tyre arritën në postin e Ipeshkvit në ipeshkvi të ndryshme në trevat shqiptare. Në vitin 1627 është hapur Kolegji Urban pranë Propagandës Fide në Vatikan i cili me ndërprerje të shkurtra ka qëndruar i hapur deri në vitin 1931. Edhe këtë kolegj e mbaruan shumë persona të ardhur nga Arbëria, Tivari dhe Kosova. Numrin e saktë për personat që e mbaruan këtë kolegj nuk e kemi por edhe këtu një numër i madh shqiptarësh kanë studiuar gjatë kësaj kohe.Mbas marrëveshjes midis Perandorisë Austriake dhe Vatikanit të vitit 1837 në kolegjet dhe universitetet e Austrisë u dërguan për të studiuar një numër i konsiderueshëm i studentëve nga Shqipëria. Zanafilla e shkollave në gjuhën shqipe është mbas krijimit të urdhrit të Jezuitëve të cilët shkollimin e besimtarëve e shikonin si nevojë të dorës së parë. Ata vunë themelet e arsimit modern evropian, ku pikat themelore ishin hartimi i programeve shkollore që deri atëherë ishin të panjohura, arsimimin falas dhe arsimimi edhe për fëmijët e familjeve të varfra. Jezuitët hapën shkollat fetare më në zë në kontinentin evropian dhe disa nga figurat më të rëndësishme në lëmin e shkrimeve shqipe të shekullit XVII si Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e të tjerë mbaruan pikërisht këto shkolla. Në trojet shqiptare ky urdhër fetar u paraqit vetëm në vitin 1841. Në traditën treqindvjeçare të tyre për arsimimin e besimtarëve, ata hapën në Shkodër Kolegjin Saverian, njërën nga shkollat më prestigjioze që është hapur në historinë e këtij qyteti.
Ata e mbajtën gjallë këtë vend dhe nëse kemi 124 prej tyre e 84 që mbaruan Loreton, këta e mbajtën gjallë kombin shqiptar, gjuha shqipe është bërë nga ata. Një tekst gjuhe me 274 faqe nuk kemi sot në shkollat tona. Jemi në fillimet publikimit se i ka mbuluar harresa -Cila ishin disa nga emrat? M. Palnikaj: Janë shumë. Andrea Bogdani kishte hartuar një gramatikë të gjuhës shqipe, por ajo humbi në mënyrë aksidentale pa u botuar nga nipi i tij, Pjetër Bogdani. -A mund të gjendet në arkiva kjo gramatikë? M. Palnikaj: Jo nuk e besoj. Sepse ka qenë për përdorim nga studentët dhe mund të jetë shk atërruar. Por në dokumente të tjera të Arkivave të Vatikanit, flitet gjithnjë e më tepër për ekzistencën e saj. Hartimi i kësaj gramatike dhe i Fjalorit të Frang Bardhit tregon se në mesin e shekullit XVII ishte kërkesë e kohës mësimi i gjuhës shqipe në stil të gjerë. Siç do ta shohim më poshtë, në shekullin XVIII lëvrimi i gjuhës shqipe merr përmasa edhe më të mëdha me hartimin e gramatikës dhe të fjalorit shqip nga Maria da Leçe në vitin 1716, hartimi i gramatikës shqipe nga dom Pal Zogaj në vitin 1776, nga funksionimi i disa shkollave në trevat arbërore etj. Për arsimimin e klerikëve shqiptar para vitit 1584 kemi pak të dhëna të shkruara. -Çfarë faktori i ka fshehur të dhënat? M. Palnikaj: Kujtojmë se viti 1479 përkon me push timin osman të Shkodrës dhe trevat shqiptare të përfshira në dioqezat e Shkupit dhe ato arbërore u push tuan nga osmanët.
Ndaj, jeta kishtare për besimtarët katolik ka qenë shumë e vështirë. Push tuesi ka shk atërruar pothuaj të gjitha kishat dhe ka propaganduar si fe zyrtare fenë islame, ku mendohet të jenë djegur dhe dokumente të çmuara. Por edhe ndihma nga ana e Selisë së Shenjtë për këta besimtarë ka qenë minimale në këto kushte. Në vitin 1555 është botuar në gjuhën shqipe Meshari i Gjon Buzukut. Ky veprim nuk mund të konsiderohet një rastësi, sepse në atë kohë botimi i një libri të tillë nga një prift pa mbështetjen dhe sponsorizimin e institucioneve më të larta fetare, ka qenë absolutisht i pamundur. Ka një hendek këtu nëse kujtojmë se shkolla ka pasur edhe më herët si shkolla nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim nё Durrёs (1278), dy shkolla nё Shkodёr (1345 dhe 1395), në Tivar (1349), në Pult (1367), në Drisht (1396), duke vazhduar nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё, në Stubёll (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj. Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze.“ si më 1416 shkolla në Shkodër. Dokumentet e zbuluara shkruajën për këto shkolla, ja nëjri prej tyre: “La scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Në vitin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.
Në vitin 1632, hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi. Në vitin 1638, Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë. Në vitin 1639, Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqjipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve. Më 1698, Padër Filip Shkodra çeli shkollë në familjen Kamsi, në Shkodër. Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza. Më 1858-n në Kushë Micja u çel shkolla për vajza shkodrane. Në vitin 1861 françeskanët çelin më të parën shkollë fillestare publike në Shkodër. -Pra, shkolla shqipe janë ngritur pa ndërprerje, nën peshën e rëndë të sundimit të gjatë osman? M. Palnikaj: Sigurisht që vijon pa ndërprerje. Për çdo shkollë të çelur ka dokumente në Vatikan. Vijojmë me shkollën në gjuhën shqipe më 1874, ku u çel shkolla e Parë Laike e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetika e Shirokës nga Dom Zef Ashta. më 1879 Motrat Stigmatine çelin më të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë për punësimin. Aty u rritën me kujdes, jo vetëm zonja shtëpijash, por edhe nëna shqiptare. Këto shkolla mund të thuhet, se poqën mendimin për themelimin e një shkolle publike femnore. Më 1882 françeskanët çelën një kolegj për ata që dëshironin me u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazeve të Austrisë e më 1905-n shkollat u bënë krejt në gjuhë shqipe.
Ersid Karaj, është student i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit në degën Gazetari. Ai është i apasionuar pas poezisë dhe letërsisë.
Në vitin 2019 ka botuar vëllimin e tij të parë me poezi me titullin “As në qiell, as në tokë“ në moshën 18-vjeçare. Ersidi e sheh gazetarinë si një rrugëtim drejt aktualitetit dhe ndërtimit të intelektit të tij.
Ersidi kontribon me shkrimet e tij në LexoTani, me qëllimi që të mundësojë një kontakt të vazhdueshëm me lexuesit në fushën e artit, poezisë dhe letërsisë, dhe jo vetëm.
Ersidi është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]