Kush është Rikela Fusha? – Rikela Fusha është një specialiste e shëndetit publik e cila ka përfunduar me rezultate të larta studimet në master shkencor në degën Shëndet Publik, pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Aktualisht ajo punon në një organizatë ndërkombëtare në pozicionin e Asistentes së Programit të Edukimit Shëndetësor.
Rikela është vlerësuar me një bursë nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung, me motivacionin e arritjeve akademike dhe aktivizmit në shoqërinë civile. Gjithashtu, Rikela ka fituar një grant për kërkim shkencor nga Misioni i OSBE-së në Shqipëri, duke u angazhuar si “kërkuese e re shkencore” në projektin e Drejtësisë Tranzitore 2018-2019.
Rikela ka kontribuar vullnetarisht në disa organizata lokale me fokus të rinjtë, gratë dhe grupet e marxhinalizuara. Ajo është autore e një libri eseistik dhe e disa artikujve shkencorë me tematikë shëndetin. Interesat e saj janë kërkimi shkencor, edukimi shëndetësor dhe shëndeti publik.
Përshëndetje Rikela Fusha, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni pjesë e të rinjve të motivuar dhe me një kontribut pozitiv në shoqëri, kemi menduar të ju bëjmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që energjia dhe eksperienca juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë.
Pyetja e parë : Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?
Përgjigje: Sipas mendimit tim, sfidat janë elementë të cilët na orientojnë drejt suksesit. Një rrugëtim pa sfida, pa ulje e ngritje, nuk do të ishte po aq i veҫantë, apo shpërblyes.
Unë kam zgjedhur të jetoj, punoj dhe kontribuoj në Shqipëri. Ndër sfidat që mund të përmend është se para pandemisë së Covid-19, profesioni im, ai i “specialistes së shëndetit publik” ishte shumë pak ose aspak i njohur qoftë nga punëdhënësit, organizatat e ndryshme apo edhe nga vetë popullata. Prandaj, edhe integrimi në tregun e punës pas diplomimit ishte disi më i vështirë, krahasuar me profesionet e tjera. Gjithsesi, duke qenë njeri këmbëngulës, shumë e apasionuar ndaj shëndetit publik dhe pas shumë CV-sh, intervistash, aplikimesh të dërguara, u pranova në një organizatë ndërkombëtare në pozicionin e “asistentes për programin e edukimit shëndetësor”. Këtë arritje e konsideroj si një ndër sukseset më të mëdha të rrugëtimit tim…
Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?
Përgjigje: E para dhe më e rëndësishmja, do t’i këshilloja të punojnë/studiojnë sa më shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Bota është gjatë gjithë kohës në lëvizje, duke avancuar e evoluar në ҫdo dimension, prandaj është e domosdoshme të kapim në një farë mënyre ritmin e saj. Një kurs, një konkurs, një aftësi e re, një aktivitet i ri janë investime esenciale tek vetja, të cilat na bëjnë edhe më konkurues në tregun e punës, por njëkohësisht na rrisin edhe vetëbesimin dhe na forcojnë karakterin personal dhe aspektin intelektual. Njëkohësisht ato janë edhe një pasuri për CV-në tuaj dhe një lehtësim në arritjen e objektivave të së ardhmes.
Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?
Përgjigje: Unë mendoj se një lider duhet të jetë empatik, motivues dhe frymëzues. Ai duhet të jetë një shembull për tu ndjekur për ata/ato që vijnë pas tij. Janë pikërisht këto vlera humane ato që e bëjnë një lider të suksesshëm dhe të realizuar në misionin apo funksionin e tij.
Pyetja e katërt : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?
Përgjigje : Në moshën 14 vjeҫare, mamaja ime më bleu si dhuratë për fillimin e vitit të ri shkollor, një libër nga autori norvegjez, Jostein Garder. Libri titullohet ‘Bota e Sofisë’. Nga greqishtja e lashtë fjala “sofism/sophism” nënkupton dije/menҫuri, dhe ky libër ka qenë një dritare dije e inspirimi për mua. E kam lexuar e rilexuar disa herë në etapa të ndryshme të jetës dhe e konsideroj si një udhëzues të nevojshëm e që nxit kreativitetin dhe thellësinë e mendimit tek lexuesi, pavarësisht moshës.
Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?
Përgjigje : Gjithnjë e kam parë veten të orientuar drejt kërkimit shkencor, botës dinamike të akademisë dhe investimit tek vetja për të qenë një profesioniste e mirëkualifikuar e cilësore në këto fusha specifike. Kontributi modest për vendin tim ka nisur që me aktivizimin në shoqërinë civile, ku së bashku me të rinj të talentuar kemi ndërmarrë vullnetarisht nisma bamirësie, mbledhje fondesh, si edhe aktivitete për fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të të rinjve. Në të ardhmen dëshiroj që këto nisma e aktivitete t’i vazhdoj duke e shtrirë impaktin edhe tek të rinjtë e zonave rurale, të cilët janë më pak të ekspozuar ndaj këtyre mundësive. Ky mendoj do të jetë një nga kontributet e mija për shoqërinë tonë.
Rikela Fusha ju falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot vlerë. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.
Future Albanian Leaders: Rikela Fusha, public health specialist and civil society activist!
Who is Rikela Fusha? – Rikela Fusha is a public health specialist who has completed with high results the scientific master in Public Health, at the University of Medicine in Tirana. She currently works in an international organization in the position of the Health Education Program Assistant.
Rikela has been awarded a scholarship by the German Konrad Adenauer Stiftung, with the motivation of academic achievement and activism in civil society. Rikela has also won a research grant from the OSCE Mission to Albania, engaging as a “new researcher” in the Transitional Justice 2018-2019 project.
She has contributed voluntarily to several local organizations with a focus on youth, women and marginalized groups. She is the author of an essay book and several scientific articles on health. Her interests are research, health education and public health.
Hello Rikela Fusha, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders”. As you are part of motivated young people and with a positive contribution to society, we thought to ask you 5 key questions in this interview so that your energy and experience reach our readers eager for knowledge and success. Let’s begin.
First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?
Answer: In my opinion, challenges are elements that guide us towards success. A journey without challenges, without ups and downs, would not be as special, or rewarding.
I have chosen to live, work and contribute in Albania. Among the challenges I can mention is that before the Covid-19 pandemic, my profession, that of “public health specialist” was very little or not at all known either by employers, various organizations or even by the population itself. Therefore, even integration into the job market after graduation was somewhat more difficult, compared to other professions.
However, being a persistent person, very passionate about public health and after many CVs, interviews, applications sent, I was accepted to work in an international organization in the position of “assistant for the health education program”. I consider this achievement as one of the greatest successes of my journey…
Second question : What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?
Answer: First and foremost, I would advise them to work/study hard. The world is constantly on the move, advancing and evolving in every dimension, so it is imperative that we somehow capture its rhythm. A course, a competition, a new skill, a new activity are essential investments in ourselves, which make us even more competitive in the job market, but at the same time increase our self-confidence and strengthen our personal character and intellectual aspect. At the same time, these activities are an asset to your CV and a great help in achieving future goals.
Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?
Answer: I think a leader should be empathetic, motivating and inspiring. He should be an example to follow for those who come after him. In my opinion, it is precisely these human values that make a leader successful and accomplished in his mission or function.
Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?
Answer: At the age of 14, my mom bought me a book for the start of the new school year, a book by Norwegian author Jostein Garder. The book is entitled ‘Sofia World’. From the ancient Greek the word “sofism / sophism” means knowledge / wisdom, and this book has been a window of knowledge and inspiration for me. I have read and re-read it several times in different stages of life and I consider it a necessary guide that encourages creativity and depth of thought for the reader, regardless of age.
Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?
Answer: I have always seen myself oriented towards scientific research, the dynamic world of academia and investing in myself to be a well-qualified and quality professional in these specific fields. I would say that the modest contribution to my country has started with the activation in the civil society, where together with talented young people we have voluntarily undertaken charitable initiatives, fundraising, as well as organizing activities for empowerment and capacity building of young people. In the future, I want to continue these initiatives and activities, extending the impact to young people in rural areas, who are less exposed to these opportunities. This I think will be one of my contributions to our society.
Rikela Fusha thank you very much for the interview and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.