Future Albanian Leaders : Paulina Çakalli, analiste e të dhënave në kompaninë britanike Netacea

Photo Scaled | Lexotani

Paulina Çakalli është analiste të dhënash pranë kompanisë Netacea, një ndër kompanitë më me peshë në fushën e detektimit të robotëve mbi sigurinë sibernetike e cila ndodhet në Britaninë e Madhe. Paulina kontribon në zhvillimin e algoritmeve matematikore të cilët bëjnë të mundur identifikimin e trafikut të automatizuar në website si dhe përcjellin në mënyrën më të mirë të mundshme rezultatet e klientëve nga mbarë bota, kryesishtë në tregun Anglez dhe Amerikan. Kompania është shpallur disa herë fituese e çmimeve të ndryshme si Cyber Security Awards 2019, Computing AI & amp; Machine Learning Awards 2019, Leader in the Forrester New Wave™: Bot Management, Q1 2020, etj.  Paulinës për më tepër i pëlqen bota e marketingut dhe për këtë ka fituar edhe një çmim nga kompania si përfaqsuesja më e mirë e saj.
Në aspektin akademik, ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në degën Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës. Më pas ka ndjekur trajnime të ndryshme ku edhe është çertifikuar në platformat si: DataCamp, Databricks, Coursera, Udemy, etj, të cilat e kanë ndihmuar të përmirësojë njohuritë e saj profesionale në lidhje me përdorimin e gjuhëve të programimit si Apache Spark, Python, R në Data Science, si dhe trajnime për zhvillimin e aftësive drejtuese. Gjithashtu, ajo është Global Ambassador në organizatën WomenTech Network e cila ka si qëllim fuqizimin e gruas në STEM (Science, technology, engineering, and mathematics). Aty, ajo është shpallur finaliste në kategorin WomenTech Network Community Award 2020 dhe në vendin e 6-të për kontributin e saj nga 100 mijë gra që morën pjesë nga e gjithë bota. Në kohën e lirë Paulina kryen studime të ndryshme në fushën e Shkencave të të dhënave, të cilat i publikon edhe në blogun e saj.

Përshëndetje Paulina Çakalli, faleminderit që pranuat ftesën për intervistën në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni ndër të rinjtë më të eksperimentuar dhe me një kontribut pozitiv në shoqëri, kemi menduar t’ju drejtojmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që motivimi dhe eksperienca juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë me pyetjen e parë.

Pyetja e parë : Cilat mendoni se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj?

Përgjigje : Një nga sfidat e mia më të mëdhaja në fushën profesionale ishte lëvizja ime nga një pozicion akademik në një nga universitetet më të mira shtetërore në Shqipëri, në Britaninë e Madhe. E gjithë lëvizja ishte e vështirë për shkak të ndryshimit kulturor, si dhe ambjentimit në Industrinë e Sigurisë Kibernetike. Mund të them se sukseset më të mëdha deri tani janë: të fitoja kontratën e punës në Angli pas përfundimit me sukses të projektit në Data Science, të fitoja vëndin e punës si pedagoge e brendshme në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe si dhe pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës.

Pyetja e dytë : Çfarë këshillash do ti jepnit dikujt që dëshiron të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm?

Përgjigje : Unë mendoj se çdo njeri është I talentuar në një fushë të caktuar, prandaj punoni fort për të arritur qëllimet tuaja pavarsishtë rrethanave dhe vështirësive. Asgjë nuk është e lehtë, por çdo gjë është e mundur, besoni në aftësit tuaja. Gjithashtu do të këshilloja të ndiqni një fushë të caktuar dhe të fuksoheni në atë drejtim si dhe të punoni në mënyrë të pavarur duke bërë research, duke marrë pjesë në trajnime të ndryshme, duke publikuar punimet në GitHub apo blog-un personal.

Pyetja e tretë : Sipas jush, cilat janë karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse?

Përgjigje : Mendoj se në rradhë të parë është shumë e rëndësishme të kemi respekt ndaj vetes e të respektojmë njëri-tjetrin si qënie njerëzore ashtu siç do donim të respektonin të tjerët vëllain, motrën apo fëmijët tanë. Një cilësi tjetër që një lider është mirë të ketë është aftësia teknike si dhe organizimi, përmirësimi i proçeseve të punës. 
Nëse një punë nuk është e suksesshme, mendoj se në vend që të fajësojmë individin, duhet të përmirësojmë proçesin e të punuarit.

Pyetja e katër : Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot?

Përgjigje : Përgjithësisht lexoj libra teknik të cilët më ndihmojn të përmirësoj aftësit e mia në fushën e teknologjisë, këtu mund të përmend Python for Data Science, R for Data Science, Machine Learning/Deep Learning with Spark, etj. Një ndër librat që kam lexuar së fundmi dhe ka lënë shenjë në memorien time është The Theory of Everything by Stephen Hawking. Ky është një prej librave që ju këshilloj më tepër.

Pyetja e pestë : Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do jetë kontributi juaj për shqiptarët?

Përgjigje : Ëndërrat janë të shumta dhe jam njeri tepër ambicioz, por momentalisht mund të them se po punoj fort për të arritur qëllimet e mia në industrinë ku jam angazhuar. Do të vazhdoj të jap kontributin tim në STEM (Science, technology, engineering, and mathematics) si dhe të jem pjesë e organizatave që mbështesin gruan në teknologji. Gjithashtu do te vazhdoj të mbështes të tjerët që kanë dëshirë të ndjekin rrugën time profesionale. Duke qenë se të rinjtë shqiptarë nuk kanë shumë mundësi për të bërë një karrierë të suksesshme pse jo do të doja të aktivizohesha duke sjell mudësi të reja ku ata mund të mësojnë si dhe të praktikojnë njohuritë e tyre rreth bot management dhe cyber security në përgjithësi.

Paulina Çakalli, ju falenderoj shumë për intervistën dhe përgjigjet me plot vlerë. Me shpresën se edhe lexuesi të jetë frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.



Future Albanian Leaders: Paulina Çakalli, data analyst at the British company Netacea

Paulina Çakalli is a data analyst at Netacea, one of the most important companies in the field of robot detection on cyber security, which is located in Great Britain. Paulina contributes to the development of mathematical algorithms which enable the identification of automated website traffic as well as redirect to the best possible results results for clients from all over the world, mainly in the English and American market. The company has been announced several times winners of various awards such as Cyber ​​Security Awards 2019, Computing AI & amp; Machine Learning Awards 2019, Leader in the Forrester New Wave ™: Bot Management, Q1 2020, etc.
Paulina also likes the world of marketing and for this she has won an award from the company as her best representative. In the academic aspect, she has completed her Bachelor and Master of Science studies in the branch of Mathematical and Informatics Engineering at the Faculty of Natural Sciences, at the University of Tirana. She then attended various trainings where she was certified on platforms such as: DataCamp, Databricks, Coursera, Udemy, etc., which helped her improve her professional knowledge about the use of programming languages ​​such as Apache Spark, Python, R in Data Science, as well as training for the development of leadership skills.
She is also the Global Ambassador to the WomenTech Network aimed at empowering women in STEM (Science, technology, engineering, and mathematics). There, she was announced a finalist in the WomenTech Network Community Award 2020 category and in 6th place for its contribution by 100 thousand women who participated from all over the world. In her spare time Paulina conducts various studies in the field of Data Sciences, which she also publishes on her blog.

Hello Paulina Çakalli, thank you for accepting the invitation for the interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the most experienced young people and with a positive contribution to society, we thought to ask you 5 key questions in this interview so that your motivation and experience reach our readers eager for knowledge and success . Let’s start with the first question.

First question: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: One of my biggest challenges in the professional field was moving from an academic position to one of the best state universities in Albania, in the UK. The whole move was difficult due to cultural change as well as setting in the Cyber ​​Security Industry. I can say that the biggest successes so far are: to win the employment contract in England after the successful completion of the project in Data Science, to get the job as an internal lecturer at the Polytechnic University of Tirana and also an external lecturer in University of Tirana.

Second question : What advice would you give to someone who wants to follow a similar path?

Answer: I think everyone is talented in a certain field, so work hard to achieve your goals regardless of the circumstances and difficulties. Nothing is easy, but anything is possible, believe in your abilities. I would also advise you to pursue a certain field and focus on that as well as work independently doing research, participating in various trainings, publishing papers on GitHub or personal blog.

Third question: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?

Answer: I think that in the first place it is very important to have respect for ourselves and to respect each other as human beings as we would like others to respect our brother, sister or children. Another quality that a leader is good to have is the technical ability as well as the organization, the improvement of work processes. If a job is not successful, I think instead of blaming the individual, we should improve the work process.

Fourth question: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: I generally read technical books that help me improve my technology skills, here I can mention Python for Data Science, R for Data Science, Machine Learning / Deep Learning with Spark, etc. One of the books I read recently that has left a mark on my memory is The Theory of Everything by Stephen Hawking. This is one of the books I advise you the most.

Fifth question: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: Dreams are many and I am a very ambitious person, but at the moment I can say that I am working hard to achieve my goals in the industry where I am engaged. I will continue to contribute to STEM (Science, technology, engineering, and mathematics) as well as be part of organizations that support women in technology. I will also continue to support others who wish to follow my professional path. Given that Albanian youth do not have many opportunities to make a successful career why not I would like to be active bringing new opportunities where they can learn and practice their knowledge about bot management and cyber security in general.

Paulina Çakalli, thank you very much for the interview and valuable answers. With the hope that the reader is also inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *